Panorama (Albania)

Pensionet, emrat që marrin shtesën e re LISTA E ISSH

Zbardhet lista e re e miratuar dje nga ISSH me emrat e pensionist­ëve që marrin deri në 5 mijë lekë shtesë. Tabelat me minatorët, metalurgët e naftëtarët që përfitojnë në Tiranë e rrethe

-

Përfundon llogaritja e shtesës për 191 pensionist­ë nga radhët e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar një ditë më parë emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe. Shtesa, sipas skemës suplemtare që ka nisur të aplikohet që prej vitit 2019, varion nga 12 deri 20 për qind mbi masën e pensionit. Këtë shtesë e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a të vështira dhe shumë të vështira, ndërsa gjithsej sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë rreth 23 400 pensionist­ë që përfitojnë. Bazë për llogaritje­n e shtesës janë vitet e punës, për minatorët rritja do të jetë me 1 për qind për çdo vit pune në minierë, ndërsa për metalurgët dhe naftëtarët me 0.6 për qind. Në këtë mënyrë sa më shumë vite pune aq më i lartë do të jetë edhe përfitimi. Krahas kësaj është ulur edhe pragu kontributi­v, kështu për të marrë pension të plotë këto tri kategori mjafton të kenë 30 vite pune dhe jo 37 sa kërkohen aktualisht. Kujtojmë që nga buxheti i shtetit, këtë vit janë vënë në dispozicio­n rreth 14 milionë dollarë. Në 5 vitet e para skema do të financohet nga shteti dhe kostoja e përllogari­tur është 140 milionë dollarë. Sipas ligjit me pensione suplementa­re do të trajtohen ata ish minatorë, naftëtarë dhe metalurgë, që kanë punuar në industrinë shtetërore dhe që punojnë në sektorin privat, por parashikoh­et që në vijimësi punëdhënës­it dhe punëmarrës­it privatë të paguajnë kontribute shtesë në masën 5 për qind.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania