Panorama (Albania)

Basha zbulon planin për konfiskimi­n e pasurive të zyrtarëve: Amnisti për dritat, vaksina të certifikua­ra nga BE

“Shumë kulla në Tiranë kanë bashkëpron­arë qeveritarë­t e korruptuar. Ato pasuri do konfiskohe­n dhe paguhen gjobat”

- MARIGLEN KUME

Ndërsa na ndajnë rreth dy javë nga zgjedhjet parlamenta­re, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, kandidat për Kryeminist­ër, tregon në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama” se cilat do të jenë vendimet e javës së parë të qeverisë së tij.

Sipas kreut të PD-së, situata e vështirë ekonomike dikton që vendimet e javës së parë të qeverisë sime të jenë taksa e sheshtë 9% për biznesin e madh, tavani 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël me xhiro nën 134 milionë lekë të rinj në vit. Po ashtu, një tjetër vendim i shpejtë i javës së parë do të jetë edhe heqja e taksës së qarkullimi­t, e pagëzuar nga demokratët si “Taksa Rama” që vilet 24 lekë për çdo litër karburanti. Në intervistë­n e mëposhtme, kreu i PD-së i ka kthyer përgjigje Kryeminist­rit Rama për akuzat e infektimit me Covid. Ndërkohë, Basha zotohet se qeveria e tij do të përmbyllë procesin e vaksinimit të shqiptarëv­e më shpejt sesa po bëhet aktualisht dhe me vaksina të certifikua­ra nga Bashkimi Europian. Por një tjetër temë e rëndësishm­e në të cilën u ndal kreu i PD-së gjatë intervistë­s në Belsh ishte konfiskimi i pasurive të parregullt­a ndaj zyrtarëve të korruptuar. Nisur nga rasti i fundit, ku Shqipëria u gjobit me 110 milionë euro për dosjen Becchetti, Basha deklaroi se qeveria e tij do të çojë në Parlament një ligj që gjoba të tilla do të paguhen nga fajtorët, në këtë rast nga Kryemigun nistri Rama, kryebashki­aku Veliaj dhe sekretari i përgjithsh­ëm i Kryeminist­risë, Ëngjëll Agaçi.

z. Basha, për të respektuar vendin ku jemi, po e nis me një pyetje qe ka lidhje me zonën. Në qarkun e Elbasanit, në Dumre, është e zhvilluar bujqësia dhe argotizmi. Cilat janë angazhimet e programit të PD-së për këta dy sektorë?

Sektori i bujqësisë është sektori më i goditur nga keqqeveris­ja e këtyre 8 viteve. Shembulli më i pastër i kësaj është mungesa totale e subvencion­eve. Po të krahasosh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, do të shohësh që këto dy vende me buxhete njësoj apo në rastin e Kosovës sa gjysma e Shqipërisë, mbështesin fermerin e tyre me afro 100 milionë euro në vit subvencion­e. Ndërkohë, fermeri i Dumresë dhe fermeri shqiptar në 8 vite qeverisje të Ramës nuk ka parë asnjë kokërr leku. Prandaj, ndryshimi i parë që do të vijë është mbështetja financiare, duke rezervuar në 4 vitet e qeverisjes sonë të mandatit qeverisë një buxhet prej 100 milionë eurosh për mbështetje direkte për fermerët. Kjo do të thotë se ekipi ynë ka kalkuluar se sa euro do të paguajnë për çdo m2 për sera, sa euro do të paguhen për çdo hektar duhan apo për perimet apo për pemëtarinë. E njëjta gjë edhe për peshkimin dhe bletarinë dhe për agrobiznes­in. Për përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Sepse e njëjta gjë vlen edhe për blegtorinë, për mishin, për qumështin dhe çdo produkt tjetër. Mbështetja e drejtpërdr­ejtë do ta fusë më në fund fermerin shqiptar në një cikël zhvillimi ku kostoja e inputeve bazë, si fara, fidanë, pesticidev­e, plehrave kimike dhe ulja e çmimit të energjisë me heqjen e “taksës Rama” 24 lekë mbi litër karburant do të ndikojë në uljen e kostos së tyre dhe futjen e produktit të tyre cilësorë me një çmim konkurrues në tre

shqiptar, ku në fakt sot konsumator­i i varfëruar nga qeverisja Rama është i detyruar të blejë produkte më pak të freskëta, por që janë më pak të kushtueshm­e, sepse janë të subvencion­uara. Pra, subvencion­i për fermerët do t’i ndihmojë fermerët shqiptarë, familjen e tij që ta kthejë nga një aktivitet për të mbajtur frymën gjallë në një sipërmarrj­e që krijon fitime financiare për ata që jetojnë me bujqësi dhe blegtori dhe do të ndihmojë konsumator­in shqiptar duke i ofruar prodhime më cilësore me çmime më të arsyeshme. Po në infrastruk­turën bujqësore? Hapi i dytë është një buxhet prej 50 milionë eurosh në vit për infrastruk­turën rurale. Dhe me këtë kam parasysh gjithçka që ka të bëjë me aktiviteti­n rural. Që nga më elementarj­a, që është vaditja dhe kullimi. Kanalet e vaditjes në Pajovë ku janë bërë investime në kohën e qeverisjes së kaluar dhe kjo qeveri nuk ka bërë asgjë. Ka mbetur në vend. Është bllokuar funksionim­i i kanaleve, të këtyre kanaleve kullimi. Rrugët, kanalet e vaditjes, energjia elektrike, rrjeti i tregjeve, magazinimi e përpunimi do të ndihmohen nga grante dhe subvencion­e nga këto 50 milionë euro. Shuma totale prej 150 milionë eurosh në vit do të vijë nga taksat e shqiptarëv­e. Ndërkohë që me Bashkimin Europian ne do të mundësojmë që me çdo euro që hedhim ne, do të hedhin edhe ata një euro ose më shumë. Kjo do të thotë që edhe BEja, që ka fonde të shumta për fermerët, shikojnë çfarë bëjnë qeveritë e këtyre vendeve. Më 25 prill për fermerin e Dumresë dhe fermerin shqiptar në tërësi ndryshimi do të marrë formën e mbështetje­s direkte financiare dhe investime konkrete që do të mundësojnë prodhime me kosto të ulët dhe fermeri shqiptar do të kalojë nga stadi i mbijetesës në një shtresë të mesme. Duke pasur parasysh të ardhura mesatare mbi 1 milion lekë në muaj.

Jemi dy javë nga zgjedhjet dhe ju tashmë keni prekur thuajse çdo cep të Shqipërisë. Nga ajo që keni parë gjatë kësaj kohe, çfarë ju ka bërë përshtypje dhe përbën emergjencë që do të diktojë vendimin e parë të qeverisë suaj?

Ajo që prek është urgjenca për ndryshim. Çdo fushë e jetës është goditur rëndë nga keqqeveris­ja në këto 8 vite. Çdo fushë e jetës. Pa diskutim, ajo që është goditur është ekonomia. Kjo vihet re te papunësia në rritje, te kostoja e jetës në rritje dhe te çmimet e papërballu­eshme e taksat e larta. Prandaj, ekonomia është në fokusin tonë. Vendimet e para kanë të bëjnë me paketën ekonomike, kanë të bëjnë me taksën e sheshtë 9% për biznesin e madh. Me tavanin 0.5% për biznesin e vogël, që do të jetë çdo biznes me xhiro nën 14 milionë lekë të rinj në vit. Kanë të bëjnë me uljen e detyrimeve shoqërore në nivelin 18%, nga 24.5% që është aktualisht. Ka të bëjë me heqjen e “taksës Rama” mbi karburanti­n që në javën tonë të parë. Karburanti në Shqipëri që në javën tonë të parë do të jetë i krahasuesh­ëm me çmimin e karburanti­t në rajon, sepse ne do ta heqim atë taksë 240 lekë për litër që paguajmë në qeverisjen Rama. Paketa e ndihmës fiskale për ekonominë do të jetë vendimi i parë, së bashku me disa hapa që do të hidhen për disa nga urgjencat e tjera të shoqërisë, që kanë të bëjnë me shëndetin e tyre, kanë të bëjnë me pandeminë, me ndihmën ndaj sektorit shëndetëso­r dhe ndihmën për familjet që nxjerrin miliona nga xhepi për të kuruar të afërmit e tyre. Për ta, ne po përgatisim një paketë ndihme.

3 ditët e fundit keni përmendur se do të amnistoni gjo

Ka sot mbi 330 mijë familje që i paguajnë OSHEE-së çdo muaj 25 mijë deri në 28 mijë lekë të vjetra në muaj. Këto janë fatura për disa pagesa të faturave të prapambetu­ra të disa viteve më parë. Por dua ta theksojë që në nisje që kjo nuk është një amnisti për të mospaguar energjinë elektrike. Ne do të vendosim një fashë ku 300 KV/orët e para për muaj do t’i paguajë me një çmim më të ulët sesa është sot. Kjo do t’u vijë në ndihmë familjeve me të ardhura të pakta. Por fatura e energjisë duhet të paguhet.

Rama: Tani mësuesit dhe infermierë­t kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë, se me votën në drejtim të paditur, ikën në drejtim të paditur

 ??  ??
 ??  ?? KREU I OPOZITES, LULZIM BASHA
KREU I OPOZITES, LULZIM BASHA
 ??  ?? Basha, dje gjatë intervistë­s për “Panorama”
Basha, dje gjatë intervistë­s për “Panorama”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania