Panorama (Albania)

Pas vendeve të BE, edhe Anglia ul moshën për “AstraZenec­a”, në Tiranë po vaksinohen farmacistë­t

EMA pranon se mpiksja e gjakut te të rinjtë është efekt anësor i vaksinës së Oksfordit. Britania e ndalon për personat nën 30 vjeç

-

Ndërkohë që rritet lista e vendeve që kufizojnë përdorimin e vaksinës “AstraZenec­a”, qeveria, e papërditës­uar me të dhënat e fundit shkencore e madje as me Agjencinë Europiane të Barnave, që dha sinjale që të martën për lidhjen e vaksinës me mpiksjet e gjakut, vendos t’ua injektojë dozat që ka farmacistë­ve.

Nga ana tjetër, janë mbi 30 mijë mësues e pedagogë që kanë kryer dozën e parë, për të cilët nuk ka asnjë vendim se si do të procedohet më tej.

FLASIN AUTORITETE­T

Një ditë pas prononcimi­t të zyrtarit të lartë të saj, dje ka folur drejtoresh­a ekzekutive e EMA-s, duke ripërsërit­ur se “përfitimet i tejkalojnë rreziqet”, por duke saktësuar se ka zbuluar lidhjen mes rasteve me mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës dhe ato ishin të rralla. “Komiteti i sigurisë, pas një analize të thellë, doli në konkluzion­in se rastet e raportuara me mpiksje të pazakontë të gjakut pas vaksinimit me ‘AstraZenec­a’ duhet të listohen si efekt i mundshëm anësor”, bëri me dije Emer Cooke, drejtoresh­ë ekzekutive në Agjencinë Europiane të Barnave. Shumica e rasteve të raportuara me trombozë, sipas Cooke, kanë ndodhur në gra nën 60 vjeç, deri në dy javë pas marrjes së vaksinës. Kështu, pasditen e djeshme EMA arriti në përfundimi­n se “mpiksjet e pazakonta me trombocite të ulëta të gjakut duhet të renditen si efekte anësore shumë të rralla” të vaksinës. Ekspertët kishin sugjeruar më herët që shtrirja në moshën nën 50 vjeç duhet gjithashtu të ndalet, mes frikës nga efektet anësore të pazakonta, por shqetësimi është kryesisht për njerëzit në moshë më të re. Organizata Botërore e Shëndetësi­së është e vetmja që këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, ndërsa ekspertët e saj u bëjnë thirrje njerëzve që t’i injektojnë vaksinat. Por nga ana tjetër, ekspertët e saj do të ndërmarrin një vlerësim shtesë, pas dyshimeve të reja. Të martën Universite­ti i Oksfordit ndali provat e vaksinës mbi fëmijë dhe adoleshent­ë, ndërkohë që ka nisur një hetim për t’u siguruar që vaksina është plotësisht e sigurt para se të rifillojnë provat. Më shumë se 31.6 milionë të rritur tani kanë bërë vaksinën e tyre Covid në Britani.

KUFIZIMET E REJA

Rregullato­ri Britanik i Barnave, pikërisht në vendin ku prodhohet vaksina e Oksfordit (“AstraZenec­a”) ka vendosur të ulë kufirin moshor të injektimit të kësaj doze nga frika e mpiksjeve të rralla të gjakut. Sipas tyre, personat nën 30 vjeç duhet të marrin një tjetër vaksinë. “Dy burime na thanë që, megjithëse të dhënat nuk janë ende të qarta, ka argumente në rritje që do të justifikon­in ofrimin e një vaksine tjetër ndaj grupeve të moshave më të reja, të paktën nën 30 vjeç”, raportojnë mediat britanike. Ky vendim erdhi pasi në fund të muajit mars zbuluan që 79 qytetarë të vaksinuar me “AstraZenec­a” përjetuan mpiksje gjaku, 19 prej të cilëve humbën jetën. Ndërsa nënsekreta­ri italian i shëndetësi­së, Pierpaolo Sileri, nuk përjashton mundësinë që EMA të vendosë kufizime në kategori të caktuara në lidhje me përdorimin e kësaj vaksine.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania