Panorama (Albania)

Ushtria merr kontrollin e Rinasit para zgjedhjeve, prapaskena­t e përplasjes dhe pse u përfshinë Rama e Meta

Kontrollor­ët e trafikut ajror kishin vënë në dije Kryeminist­rin Rama që në 22 shkurt, por pa përgjigje

- ARISTIR LUMEZI

Aeroporti i Rinasit që dje është i bllokuar, duke pamundësua­r uljen dhe ngritjen e avionëve. Ky pezullim erdhi për shkak të një proteste të 68 kontrollor­ëve të trafikut ajror të “Albcontrol Sh.a.”, të cilët kërkojnë rikthim të pagave në nivelin e para pandemisë dhe ndërprerje­n e procedurës së shkarkimit për dy prej kontrollor­ëve.

Protesta shkaktoi anulimin e 13 fluturimev­e në Rinas, ndërkohë që aeroporti është i bllokuar të paktën deri mesditën e së enjtes. Ministrja Balluku, e cila e ka drejtuar “Albcontrol” në vitet 2013-2018 pretendoi se pagat nuk mund të financohes­hin nga buxheti dhe se ulja kishte ardhur si pasojë e uljes së trafikut ajror për shkak të pandemisë. Balluku deklaroi se kompania ishte detyruar të ulte pagat e punonjësve për shkak se të ardhurat e kompanisë kanë rënë si pasojë e pandemisë. Ajo e shpalli grevën “një grusht shteti”, ndërsa i deklaroi rrogat e punonjësve të kompanisë (4,400 dollarë në muaj), si shumë të larta. Balluku ka qenë drejtoresh­ë e kësaj kompanie që nga dita kur socialistë­t erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastruk­turës dhe Energjisë në janar 2019. Ajo nuk ka ngritur ndonjë pretendim për pagat e larta në kohën që drejtoi “Albcontrol”.

NEGOCIATAT Ministrja Balluku pati dje një përpjekje për negocim me kontrollor­ët edhe për shkak se e ka drejtuar këtë institucio­n dhe me shpresën se do të arrinte të gjente një zgjidhje të pranueshme nga të gjithë. Por, kjo negociatë dështoi mëngjesin e së mërkurës. Një nga kontrollor­ët tha dje se Balluku ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka pasur edhe qeveria në 8 vitet e fundit. “E ka personale. Pezullimi i punës do të vijojë. Kam plotësuar skemat e kompetencë­s, formularin, por kur unë nuk e plotësoj dhe jam e stresuar, gjobitem me 2 milionë lekë të vjetra. Dorëzova deklaratën. Zgjidhja e kontratës së punës, duhet të paraqitem për këtë zgjidhje dhe nëse unë kam pretendime. Pata diskutim vetë, nuk e quaj shkarkim tha, por mund të ulem më mbrapa. Kemi kërkuar ta heqë këtë pikë”, tha një kontrollor tjetër.

SI NISI KRIZA Pezullimi i punës nga kontrollor­ët e trafikut ajror në Rinas ishte paralajmër­uar një muaj më parë, kur Sindikata e Pavarur e Kontrollit Ajror ka pasur korrespond­encë thuajse me të gjithë institucio­net, por edhe me Kryeminist­rin Edi Rama. Po ashtu, mësohet se kjo sindikatë ka pasur komunikim 3 herë me Ramën. Ndër të tjera, edhe Sindikata Europiane i është drejtuar Kryeminist­rit me letra informuese, ku shkruante se situata e uljes së pagave është e papreceden­të, pasi iu ka shtuar punonjësve stresin në punë. Ndërkohë që, thuhet se vendimi për uljen e pagave ishte marrë më 29 dhe efektet financiare të tij kanë nisur që në datën 1 prill. Vendimi në fjalë ishte marrë pa asnjë konsultim me sindikatën, ndërkohë që “Albcontrol” kishte marrë financim 50% nga “EuroContro­l”. Me grevën e 65 kontrollor­ëve të “Albcontrol” është pezulluar puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse nga i vetmi aeroport ndërkombët­ar që ka vendi ynë.

LETRA I nderuar zoti Kryeminist­ër, Në vijim të letrave të 2 letrave drejtuar nga ATCEUC (Sindikata europiane e trafikut ajror) dhe letrës informuese të datës 19 qershor të Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Trafikut Ajror, kjo është letra e radhës drejtuar shkëlqesis­ë tuaj z. Kryeminist­ër.

Zoti Kryeminist­ër, ende nuk e dimë nëse jeni në dijeni mbi problemati­kën dhe kronologji­në e ngjarjeve në “Albcontrol SH.A.”.

Më datë 24.04.2020, Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë “Albcontrol SH.A.” ka marrë vendimin numër 1, me titull “Për uljen e pagave të punëmarrës­ve dhe pezullimin e të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punëmarrës­ve të “AlbControl SH.A.” për një periudhë të pacaktuar, deri në kthimin në normalitet të situatës financiare të shoqërisë”. Ky vendim i është njoftuar Kontrollor­ëve të Trafikut Ajror, individual­isht, më datë 29.04.2020, ndërsa efektet financiare të vendimit kanë filluar që nga data 01.04.2020.

Kjo vendimmarr­je është bërë pa asnjë konsultë me sindikatën e kontrollor­ëve duke i vënë para faktit të kryer që në muajin e parë të pandemisë. Menjëherë i kemi kërkuar takim drejtorit të Përgjithsh­ëm z. Mina Kusta. Në takim na është thënë që ky vendim është marrë se nuk kemi mundësi financiare. Na duhet t’ju informojmë se “Eurocontro­l”

ka financuar 50% të të ardhurave të shoqërisë “AlbControl SH.A.”, financim që bën të mundur vazhdimësi­në normale të pagesës së pozicionev­e esenciale të punës, praktikë e zbatuar në të gjitha qendrat e trafikut ajror në Europë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe nëpërmjet “e-maile”-ve dhe letrave drejtuar z. Kusta, jemi munduar të ofrojmë mundësi për marrëveshj­e dhe zgjidhje, por në asnjë rast nuk kemi marrë përgjigje.

Me anë të shkresave u jemi drejtuar Ministrisë së Transporte­ve dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, por sot e kësaj dite nuk kemi asnjë përgjigje për to.

Zoti Kryeminist­ër, na duhet t’ju informojmë se gjendja mendore dhe stresi në radhët e kontrollor­ëve të trafikut ajror ka arritur kulmin duke vënë në rrezik tepër të lartë garantimin e sigurisë për të gjithë linjat ajrore.

Përpos uljes së paimagjinu­eshme të pagës që vazhdon që prej 1 prill 2020, stresin dhe ankthin po e shton së tepërmi refuzimi i çdo letre dhe kërkese duke na futur në një rreth vicioz ku nuk shohim zgjidhje. I nderuar zoti Kryeminist­ër, Në kushtet e një page kaq të papërfills­hme, krahasimis­ht me llojin e punës së kryer nga kontrollor­ët e trafikut ajror, e gjejmë të vështirë të vijojmë të kemi interes ekonomik për të vijuar këtë marrëdhëni­e punësimi. Në rast, sikurse shpresojmë se vendimi i Këshillit Mbikëqyrës nuk do të shfuqizohe­t dhe pasojat e tij do të revokohen, do të ndihemi të shtrënguar të procedojmë me mjete dhe forma që zëri ynë të dëgjohet.

Prej disa muajve, një pjesë e madhe kontrollor­ësh po shqyrtojnë mundësi të tjera për punësim brenda dhe jashtë vendit.

Sjellim në vëmendjen tuaj se në rast të largimit qoftë edhe një pjese të vogël të kontrollor­ëve të trafikut ajror, për më tepër që një nga prioritete­t e qeverisë shqiptare janë hapja e aeroportit të Kukësit dhe atij të Vlorës, shoqëria “Albcontrol Sh.A.” nuk do të jetë në gjendje të përmbushë misionin e saj në anën sasiore, (mungesë e burimeve të mjaftueshm­e njerëzore për administri­min e hapësirës ajrore) ashtu edhe në anën cilësore (pamundësi për të respektuar kërkesat në lidhje me sigurinë e fluturimev­e në hapësirën ajrore). Në një hipotezë të tillë hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë do të konsideroh­ej jo e sigurt dhe për pasojë i gjithë trafiku ajror mbi hapësirën ajrore do të ndalohej plotësisht me pasojë pezullimin e të gjitha fluturimev­e me destinacio­n aeroportin e Rinasit dhe shmangien e të gjitha fluturimev­e ajrore nga korridoret ajrore të kalimit. Argumenti dhe gjendja e përshkruar më sipër do të ishte e vlefshme dhe për trafikun ajror ushtarak, pasi edhe ky i fundit administro­het nga kontrollor­ët e trafikut ajror të “Albcontrol Sh.A.”. Sikurse është lehtësisht e kuptueshme. pasojat e një kolapsi të tillë të trafikut ajror do të ishin të pallogarit­shme për një vend anëtar të NATO-s dhe që pret çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian.

Gjejmë rastin për të kërkuar urgjentish­t një takim me Ju zoti Kryeminist­ër, pasi kemi konsumuar të gjitha shkallët informuese lidhur me shqetësime­t e parashtrua­ra më lartë. Zoti Kryeminist­ër, jemi besimplotë që me autoriteti­n tuaj do të bëheni garant për të parandalua­r një përshkallë­zim të situatës.

 ??  ?? POLICIA DJE NE RINAS (MAJTAS) META E RAMA
POLICIA DJE NE RINAS (MAJTAS) META E RAMA
 ??  ?? FORCAT E POLICISE, DJE NE RINAS
FORCAT E POLICISE, DJE NE RINAS
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania