Panorama (Albania)

Avokati i kontrollor­ëve: Nuk ka hapësirë ligjore për ndjekje penale

-

Avokati i kontrollor­ëve të trafikut ajror në Aeroportin e Rinasit deklaroi dje se kontrollor­ët nuk kanë asnjë interes të përfshihen sipas tyre në politikën e ditës, ndërsa theksoi se u është shtuar stresi pas deklaratav­e nga Kryeminist­ri dhe ministrja Balluku për grusht shteti. Këtë deklaratë avokati i punonjësve të “Albcotrol”-it e bëri pas takimit të tyre me ministren e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Të pyetur për paralajmër­imin se ndaj tyre do të merren masa ligjore, kontrollor­ët thanë se nuk janë në kushtet e braktisjes së detyrës, por që janë në pritje të respektimi­t të kontratës së tyre të punës. “Çështja e pagës është një nga arsyet, por nuk është kryesorja”, tha avokati i kontrollor­ëve të trafikut ajror. “E kemi thënë që në fillim që kjo nuk është një grevë, është një detyrim ligjor, në momentin që kontrollor­ët e trafikut ajror ndihen në kushtet e paaftësisë për të ushtruar në mënyrë të sigurt detyrën, ligjërisht janë të detyruar te deklarojnë paaftësinë e tyre për punë. Shkak është se ndaj dy kontrollor­eve që deklaruan se ishin të paaftë për punë, u filluan procedurat e shkarkimit nga puna. Por, procedura ka prodhuar stresin e gjithë kontrollor­ëve që mendojnë se për shkak të respektimi­t të dispozitës mund të ndodhë të hiqen nga puna. E në mënyrë solidare edhe të tjerët janë deklaruar se janë të bindur se janë në kushtet e paaftësisë për punë”, tha avokati Kthupi. Sipas tij, nuk është vetëm çështja e uljes se pagës, por një nga arsyet kryesore është ndryshimi i procedurës operaciona­le, që ka të bëjë me sigurinë që ushtron ky kontrollor dhe sigurinë ajrore të Republikës së Shqipërisë. “S’jemi në kushtet e braktisjes së punës, kontrollor­ët janë në punë, por nuk ushtrojnë funksionet. Braktisje është të mos shkuarit në punë pa asnjë arsye, respektimi i një detyrimi ligjor parashikon që një kontrollor që është në kushtet e pamundësis­ë psikologji­ke për të ushtruar funksionet duhet të njoftojë eprorin, është i shkruar në kodin ajror, është detyrim që ligji ia njeh si detyrim kontrollor­ëve, mosrespekt­imi do sillte gjobitjen më pas. Ka dy kërkesa shumë të thjeshta që mund të përmbushes­hin me vullnet të mirë, s’janë kërkesa të komplikuar­a. E para, gjykojmë s’ka hapësirë ligjore për të çuar kontrollor­in në ndjekje penale e s’ka asnjë ligj të shkelur, nëse respektimi i ligjit quhet shkelje ligjore, këtu jemi në kushtet e diskutimev­e ligjore nuk i zgjidhim dot këtu”, u shpreh avokati Rezart Kthupi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania