Panorama (Albania)

Nga Genc Gjonçaj, te Besar Kadia, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës

-

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Albcontrol sh.a.”, të cilët morën vendimin për uljen e pagës së kontrollor­ëve të trafikut ajror janë përfaqësue­s të njohur të qeverisë dhe legjislati­vit, apo dhe drejtues të institucio­neve pranë qeverisë. Siç ndodh zakonisht në bordet e ndërmarrje­ve nën pronësi publike, funksionar­ë të ndryshëm politikë janë ulur në këto borde, ndërkohë që lidhja dhe aftësia e tyre në çështje të menaxhimit të një kompanie kaq specifike nuk janë shumë të qarta. Të dhënat e publikuara në QKB tregojnë se Spartak Braho, ish-deputet i LSI-së dhe më pas socialist, ka qenë anëtar bordi në këtë kompani në kohën kur LSI-ja ishte në aleancë me PDnë. Besart Kadia, i cili u bë zëvendësmi­nistër financash nga Rama, u bë edhe anëtar bordi i kompanisë më 25 nëntor 2020.

Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithsh­ëm i Kuvendit dhe gjithashtu ish-përfaqësue­s i Partisë Socialiste në KQZ, është anëtar bordi që nga viti 2017. Anëtare bordi janë edhe Albana Koçiu (drejtoresh­ë e DAP-it) apo Mirlinda Karçanaj, drejtoresh­ë e AKSHI-t. Por, rezulton se Këshilli Mbikëqyrës nuk është ndalur me masa për shkaqet e humbjeve të kësaj ndërmarrje­je shtetërore dhe pse pagesat bëhet nga “Eurocontro­l”-i. Të ardhurat e kompanisë ishin 3.6 miliardë lekë (afro 29 milionë euro) në vitin 2019, viti i fundit kur bilanci është i disponuesh­ëm për publikun. Të ardhurat janë rritur gradualish­t, p.sh., në vitin 2014 ato ishin 3.2 miliardë lekë. Afro 1/3 e të ardhurave të kompanisë ose 1.3 miliardë lekë shkojnë për “shpenzime personeli”. Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014 (rreth 1.7 milionë euro me kursin e sotëm), ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë (392 mijë euro). Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro. Besart Kadia

 ??  ?? Genc Gjonçaj
Genc Gjonçaj
 ??  ?? Mirlinda Karçanaj
Mirlinda Karçanaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania