Panorama (Albania)

Basha: Rama, përgjegjës­i për pezullimin e fluturimev­e

-

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e ka akuzuar Kryeminist­rin Edi Rama si personin e vetëm përgjegjës për grevën e kontrollor­ëve të trafikut ajror që solli bllokimin e punës dhe pezullimit të fluturimev­e në Aeroportin e Rinasit. Përmes një mesazhi në “Tëitter”, Basha i bën thirrje kreut të qeverisë që të ndalojë kërcënimet ndaj shqiptarëv­e dhe ndërpresë menjëherë grevën e punonjësve. Teksa e cilëson si të vetmin përgjegjës për situatën, kreu i PD-së thotë se Rama e ka kuptuar që do të humbasë prandaj është duke përdorur sipas tij çdo marifet të pistë për të mos i dëmtuar qytetarët. Basha kërkon zgjidhjen e menjëhersh­me të këtij problemi që ka sjellë shqetësim te shumë qytetarë, të cilët kërkojnë të lëvizin të lirë, ndërsa qeveria e Ramës duhet t’u përgjigjet kërkesave të punonjësve, pasi ai është i vetmi fajtor i kësaj greve të punonjësve të “Albcontrol”-it. Kreu i opozitës shprehet gjithashtu se pas tetë vitesh të mbushura me dështime, shqiptarët duan ndryshim të cilin do ta sjellin me votë në zgjedhjet e 25 prillit. “Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport, që dëmton qytetarët shqiptarë, qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëv­e që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruan Basha. Reagimi i kreut të PD-së erdhi pas akuzave të Kryeminist­rit Rama dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë se pezullimin i punës në qendrën “Albcontrol”, që solli mungesën e fluturimev­e në Aeroportin e Rinasit, ishte e organizuar nga opozita.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania