Panorama (Albania)

Bamirësi duke mashtruar, arrestohet i treti i grupit të “kameleonëv­e”

-

TIRANE - Policia e Shtetit vijon operacioni­n e koduar “Kameleonët 2”, duke vënë në pranga një nga personat e shpallur në kërkim. Operacioni është kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e në Departamen­tin e Policisë Kriminale dhe Policinë e Tiranës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Si rezultat është vënë në pranga një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, shtetasi Arsen Memaj, 34 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuteri­k” dhe “Falsifikim­i kompjuteri­k”. Disa ditë më parë është vënë në pranga shtetasja A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila në bashkëpuni­m me këtë shtetas dhe shtetasin S. N., 37 vjeç, i cili është ende në kërkim, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuteri­k, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetëso­re. Një operacion i ngjashëm u zhvillua edhe në Pogradec pak ditë më parë. Më 2 prill Policia vuri në pranga 6 shtetas dhe shpalli në kërkim 1 tjetër. Në kuadër të një procedimi penal në ndjekje, duke vlerësuar maksimalis­ht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e dhe Komisariat­i i Policisë Pogradec, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë kryer hetime gjithëpërf­shirëse në lidhje me verifikimi­n dhe ndjekjen penale të disa shtetasve, për veprat penale “Mashtrimi kompjuteri­k” dhe “Falsifikim­i kompjuteri­k”. Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe Komisariat­in e Policisë Pogradec, ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit ndaj shtetasve: Klajdi Likaj, 23 vjeç, Dionis Daka, 29 vjeç, Genci Roko, 41 vjeç, Elis Molla, 37 vjeç, të katërt banues në Pogradec; Kledi Hamati, 27 vjeç dhe Leonard Kalaja, 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Klinti Cani, 23 vjeç, banues në Pogradec. Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuteri­k për përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetëso­re. Për këtë arsye, këta persona vendosnin në dispozicio­n të shtetasve të interesuar llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacionev­e, duke i tërhequr ato në institucio­ne të ndryshme financiare. Tërheqja bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacionev­e, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatue­se do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania