Panorama (Albania)

Falja është më e mirë se të qenët i pazemër

- ASTRID PRANGE DE OLIVEIRA

Çfarë fjalie profetike! “Ne do duhet t’i falim shumë njëri-tjetrit për disa muaj”, u shpreh ministri gjerman i Shëndetësi­së, Jens Spahn, para një viti. Ai pati të drejtë dhe ecën me shembullin e vet përpara. Sepse pa kërkim-falje dhe faljen, për këtë jam e bindur, ne nuk dalim dot nga kriza e Corona-s pas gjithë atyre vendimeve të gabuara dhe pasigurive. Kancelarja Angela Merkel duket se e bëri të sajën këtë këshillë dhe pas idesë për “qetësinë e pashkëve”, një superlockd­own-i të pamundur, ajo e tërhoqi atë shpejt dhe kërkoi falje për një gabim, për të cilin “vetëm” ajo për shkak të postit mban përgjegjës­inë.

KRITIKAT POSHTËRUES­E TË VAZHDUESHM­E NDAJ POLITIKANË­VE JANË TË RREZIKSHME

Gjesti i Merkelit tregoi një gjë: Shitja mend dhe negativizm­i nuk të nxjerrin nga kriza e Corona-s. Më shumë se kaq, virusi i zbulon menjëherë pa mëshirë politikanë­t që vetëm kritikojnë, dënojnë dhe kërkojnë të inskenohen vetë si shpëtimtar­ë. Kritikat poshtërues­e të vazhdueshm­e kundër politikanë­ve në valën e tretë të pandemisë janë një lojë e rrezikshme. Kjo shton pakënaqësi­në dhe çon në humbjen e besimit. Deputeti i CDU-së Albert Weiler duket se e pranon këtë rrezik. Në një letër të hapur, ai e kritikoi Merkelin ashpër: “Nëse juve pas një viti të Corona-s nuk iu bie gjë tjetër ndërmend, se të zgjasësh pa kuptim lockdownin dhe ta ashpërsosh në kohën e Pashkëve, atëherë për njerëzit në këtë vend ky është dështim i politikës”.

Weiler e quan vendimin e Konferencë­s së Kryeminist­rave një “deklarim kapitullim­i”. Politika e Kancelares është “pa plan, pa ide, e paguximshm­e. Mungesa e kurajës po bën që populli të humbasë shpresën. E kjo është më e keqja që mund të ndodhë”.

APOKALIPS I PËRDITSHËM

Me këtë kritikë, ky rebel i Merkelit nuk është vetëm. Së bashku me politikanë të opozitës ai kërkon që Merkel të kërkojë mocionin e votëbesimi­t. Të tjerë madje kërkojnë që Merkel të dorëhiqet.

Për të mos pasur keqkuptime: bën pjesë te të drejtat bazë të një demokracie funksionue­se që të kritikosh Kancelaren federale, pavarësish­t se cilës parti i përket. Sidomos kjo vlen në situata krizash, ku kritika konstrukti­ve mund të bëjë që të nisen korrigjime të rëndësishm­e të kursit të politikës.

Por thirrja e përditshme për apokalips nuk është pjesë e një kritike konstrukti­ve, po ashtu si edhe poshtërimi i vazhdueshë­m i përgjegjës­ve të politikës. Politikanë që rregullish­t i adresohen kategorisë së vet duke i hequr çdo kompetencë dhe empati, duhet të mendohen mirë për pasojat katastrofi­ke të zemërimit të kudogjendu­r me politikën. Një vështrim në Brazil apo SHBA mjafton.

CORONA SI TEST I STRESIT

Mënyra e sjelljes e pamëshirsh­me me politikanë­t nuk të çon në një politikë pa gabime dhe shoqëri funksionue­se pa asnjë problem, por në një shoqëri të pamëshirsh­me. Nëse të mandatuari­t nuk janë në gjendje të debatojnë me fakte për përmbajtje­t, pse duhet ta bëjë këtë zgjedhësi? Pandemia nuk na e mban vetëm pasqyrën përpara, tha Presidenti Steinmeier në një fjalim të Pashkëve. Ajo i vë në një test stresi të jashtëzako­nshëm vendin dhe përgjegjës­it e politikës. Unë vetë jam e bindur që një test i tillë stresi mund të fitohet, nëse ne falim më shumë se dënojmë, nëse vlerësojmë më shumë se të qahemi dhe të veprojmë më shumë se të ankohemi.

Corona më kujton gjithmonë se si unë vetë i mënjanoj faktet e forta, që edhe jeta ime në fakt është e varur në fije të perit. Dhe sa shpesh më duhet të pyesja veten këto kohë: Pse nuk fal më shumë e pse nuk kam më shumë empati? Do ta kisha vazhduar grindjen me të afërm, nëse do ta dija se i afërmi im për disa ditë do të ndërronte jetë? Prandaj unë gëzohem për secilin politikan që kërkon të falur me ndershmëri. Sepse në kërkimin e faljes ndodhet edhe pranimi e vetëdija e gabimit. Dhe kjo vetëkritik­ë e dhimbshme e hap rrugën të mësosh nga gabimet e tua, të përmirësos­h gjërat që duhen dhe të mposhtësh krizat.

E për sa kohë në Gjermani ka politikanë që kërkojnë falje, jam me besim se Gjermania do ta kalojë këtë krizë, edhe nëse nuk është kampione e luftës kundër pandemisë. Të falësh është më mirë se mungesa e përzemërsi­së, e vdekja nuk duhet ta ketë fjalën e fundit. D.W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania