Panorama (Albania)

Ambasadori rus: Mund të ndikojmë në dialog edhe pa marrë pjesë në të

-

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Bocan-Kharchenko, e ka quajtur trillim raportimin se përfaqësue­si i Rusisë do të marrë pjesë në takimin e delegacion­eve të Prishtinës dhe Beogradit për dialogun. Megjithatë, ai theksoi se Rusia ka mundësi për të ndikuar në këtë dialog pa marrë pjesë drejtpërdr­ejt në të, nëse Beogradi është i interesuar. Sipas raportimev­e të një dite më parë, delegacion­et e Prishtinës dhe Beogradit, të udhëhequr nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, do të takohen në shtator në Paris në prani të Presidenti­t francez, Emmanuel Macron dhe përfaqësue­sve të SHBA-së dhe Rusisë. “Unë nuk di për një informacio­n të tillë, më duket një trillim, por

Rusia tashmë është e përfshirë në proces si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dihet se çdo zgjidhje për problemin e Kosovës është e mundur vetëm përmes Këshillit të Sigurimit dhe nën kujdesin e tij”, tha Kharchenko. Duke ruajtur të njëjtin qëndrim, përfaqësue­si rus në Beograd tha se një zgjidhje e mundshme mund të jetë kryesisht brenda kornizës së asaj që është e pranueshme për Beogradin, duke kujtuar se si Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, kanë thënë në mënyrë të përsëritur se Rusia mund të mbështesë vetëm një zgjidhje që plotëson interesat e Serbisë dhe të drejtën ndërkombët­are. “Sa i përket dialogut, nuk kam dëgjuar të jetë caktuar ndonjë takim midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha BocanKharc­henko, duke theksuar se Rusia beson se nuk ka asnjë alternativ­ë ndaj dialogut. Institucio­net në Prishtinë, shprehet ambasadori rus, duhet të përmbushin atë që është rënë dakord në Bruksel.

 ??  ?? Alexander Bocan-Kharchenko
Alexander Bocan-Kharchenko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania