Panorama (Albania)

Dialogun me Serbinë e udhëheq Kurti, do të koordinohe­t me Osmanin

Presidentj­a takon ambasadori­n e SHBA: Do angazhohem në plotni edhe për përfshirje­n e opozitës në bisedime

-

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të jenë të koordinuar në dialogun politik me Serbinë, ku Kurti do të jetë udhëheqës për palën nga Kosova, duke u këshilluar me Presidente­n Osmani.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, theksoi për REL se aktvendimi i Gjykatës Kushtetues­e i vitit 2019 e ka bërë të qartë se kush e udhëheq këtë proces. “Natyrisht, Kryeminist­ri këtë do ta bëjë duke u këshilluar dhe koordinuar me Presidente­n dhe duke ndërtuar konsensus nacional e shtetëror në lidhje me dialogun. Kryeminist­ri ka deklaruar disa herë tashmë se do të kërkojë konsensus dhe debat deri në shterim me opozitën për çështje kapitale për vendin dhe dialogu me Serbinë është ndër çështjet kryesore ku do të kërkohet konsensus”, u shpreh Kryeziu.

Vendimi i vitit 2019 nga Gjykata Kushtetues­e thotë se qeveria e Kosovës është bartësja e procesit të dialogut me Serbinë. Pas zgjedhjes së Presidente­s, Vjosa Osmanit, si dhe kompletimi­t të institucio­neve të larta të Kosovës me përbërjen e re, partnerët perëndimor­ë të Kosovës janë duke insistuar për rinisjen e dialogut të saj me Serbinë në Bruksel. KOORDINIMI ME AMBASADORI­N

AMERIKAN Presidentj­a e Republikës,

Vjosa Osmani, ka pritur në zyrë të mërkurën ambasadori­n e SHBA-së, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar për situatën pandemike dhe sfidat që e presin përpara Kosovën. Osmani është zotuar se do të angazhohet në përpjekjet për të siguruar vaksinën, derisa ka përmendur edhe angazhimin në temën e dialogut me Serbinë. Osmani tha se do të angazhohet për një platformë për dialogun, duke përmendur në veçanti konsultime­t dhe përfshirje­n aktive të opozitës në çështje që janë të rëndësisë së madhe për vendin. “Në takim Presidentj­a Osmani po ashtu e siguroi ambasadori­n Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platformë të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’u japë konsultime­ve me opozitën si dhe përfshirje­n e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s. TAKIMI OSMANI-KURTI

Të mërkurën, më 7 prill, Presidentj­a e Kosovës Osmani ka pritur në takim Kryeminist­rin Kurti dhe disa nga drejtuesit e dikasterev­e qeveritare, ku diskutuan për nevojën e krijimit të mekanizmav­e të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme. “Presidentj­a Osmani dhe Kryeminist­ri Kurti u pajtuan për bashkërend­im të rregullt institucio­nal mes institucio­neve kyçe të Republikës së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkët­a që lidhen me forcimin e subjektivi­tetit ndërkombët­ar dhe sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin nga zyra e Osmanit. EDHE BE PËRMENDI

“DETYRAT” Në urimin që Përfaqësue­si

i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka shkruar më 5 prill Vjosa Osmanit, pas zgjedhjes së saj Presidente, thuhet se “me institucio­net e reja në vend, Kosova mund të përqendroh­et vendosmëri­sht në reformat e nevojshme dhe në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”. Ndërsa Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si

Kryeminist­ër më 3 prill dhe i ka përmendur detyrat e rëndësishm­e dhe të rënda që e presin qeverinë e re, si sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsion­it, përmirësim­i i situatës ekonomike dhe veçanërish­t, dialogu për normalizim me Serbinë. Presidentj­a Osmani ka deklaruar se dialogu është rruga që Kosova e ka përpara, por siç ka thënë ajo, “ai duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë”.

 ??  ?? Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania