Panorama (Albania)

U ftuan dy presidentë nga BE-ja, por ajo që ishte grua mbeti në këmbë

-

Një pritje zyrtare në Presidencë­n e Turqisë është komentuar gjerësisht në mediat perëndimor­e, për faktin se kishte karrige vetëm për të ftuarin mashkull. Ajo që mbeti në këmbë përkohësis­ht ishte Presidentj­a e Komisionit të Europës, Ursula von der Leyen, e para femër që mban këtë post të lartë. Të ftuar ishin dy presidentë të Bashkimit Europian dhe u duk shumë e çuditshme kur ajo që ishte grua, u la të priste, duke nxitur kështu edhe pakënaqësi diplomatik­e. Ngjarja u bë virale nga një video e publikuar kur liderët ishin mbledhur në një dhomë në Ankara, ku dukej se Erdogan dhe Presidenti

i Këshillit të Europës, Charles Michel, ishin të ulur në karrige luksoze, ndërsa Presidentj­a e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen, dukej e pasigurt se ku do të duhej të ulej. Von der Leyen ka qëndruar për pak duke i parë dhe duke bërë gjeste me dorën e djathtë, si për të tërhequr vëmendjen e tyre për situatën. Asaj iu ofrua të ulej në një kolltuk bezhë pak më larg, përballë ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili ka një status më të ulët në protokolli­n diplomatik. Zëdhënësi i saj, Eric Mamer, tha se Von der Leyen “qartësisht ishte e surprizuar, diçka që mund të duket në video…. Ajo duhej të ishte ulur saktësisht në të njëjtën mënyrë si Presidenti i Këshillit të Europës dhe Presidenti

i Turqisë”. Sipas Mamer, faji u mbetet zyrtarëve turq, që përgatitën dhomën e takimit. Ai nuk pranoi të komentojë kur u pyet nga një gazetar, nëse Michel kishte kërkuar falje që nuk kishte bërë asgjë në atë situatë. Asnjë zëdhënës i Michel nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje. Në takim, Von der Leyen, e surprizuar, zgjodhi të vazhdojë me substancën e takimit dhe nuk u mor me kërkesat për t’u ulur siç i takonte. Ngjarja ka pasur reagime të mëdha publike.

 ??  ?? Nga 'incidenti' në presidencë­n turke
Nga 'incidenti' në presidencë­n turke

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania