Panorama (Albania)

Skemë të re, Shqipëri ke një “xhol” si Gjimshiti

-

Edi Reja pas ndeshjes në San Marino, për herë të parë pas shumë kohësh në krye të Shqipërisë, deklaroi se ka ardhur momenti që të reflektojë mbi skemat. Dhe, në fakt, për italianin e kuqezinjve nuk ka nevojë për asnjë eksperimen­t: vetëm të huazojë. Madje, me shumë thjeshtësi dhe garanci. Kjo për faktin e thjeshtë se Shqipëria ka në përbërje njeriun që “prish skemat” në aspektin pozitiv, si “xholi” në prapavijë edhe kur vjen puna për një trajner fanatik të skemave dhe lojës së bukur, si Xhanpiero Gasperini. Jo vetëm kaq, por qendërmbro­jtësi kuqezi është edhe lojtari me më shumë minuta nën drejtimin e këtij të fundit. “XHOLI” I ÇDO SKEME

Atalanta është një nga skuadrat në Itali që bën futbollin më të bukur. Nën rreshtimin me tre në prapavijë, 3-4-1-2 apo edhe 3-42-1, Berat Gjimshiti është bërë lojtari më i vlefshëm për trajnerin Gasperini. Pak herë në qendër të mbrojtjes dhe më së shumti në të majtë, por edhe në të djathtë, mbrojtësi i Kombëtares është shndërruar në një nga çelësat e prapavijës për trajnerin Gasperini. Në dy ndeshjet e fundit shqiptari ka qenë qendërmbro­jtësi që i ka dhënë garancinë trajnerit të Atalantës që të spostojë skuadrën në një rreshtim të ri: 4-2-3-1 me shqiptarin si qendër e majtë. Cilësi që e kanë vetëm mbrojtës që dinë të përshtaten, të sakrifikoj­në dhe që ofrojnë garanci maksimale në veprimet e tyre. Të gjitha këto, të zotëruara më së miri nga qendërmbro­jtësi i Kombëtares. SPECIALIST­I PËR SULM

Sa herë që Atalanta ka nevojë të jetë më sulmuese, sidomos në pjesët përmbyllës­e të ndeshjeve, shpesh ndodh të kalojë në skemën 2-4-3-1. Por si? Thjesht Gjimshiti spostohet përpara, merr rol në katërshen e mesfushës apo edhe në treshen pas qendërsulm­uesit, për të shfrytëzua­r fizikun e fortë pranë zonës apo edhe shtatlartë­sinë dhe cilësinë me kokë. Thënë shkurt, për një si Gjimshiti skema nuk llogaritet fare. Mjafton t’i shpjegosh çfarë detyre ka për të bërë. “MARATONOMA­KU” Karriera e tij është shumë interesant­e. Në fillim Atalanta e njoftoi si të padëshirua­r, mirëpo ditën që do të paraqitej në aeroport për t’iu drejtuar Zyrihut, telefonata e Gasperinit e riktheu. Tani është një nga lojtarët kyç të bergamaskë­ve në të gjitha kompeticio­net. Mbrojtësi i datëlindje­s 1993, Gjimshiti, që nga viti 2016 me dy kalime tek Avelino në B dhe te Benevento në A, është bërë pjesë e formacioni­t fiks të Gasperinit që prej 2018-ës. 36 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, njësoj sa De Ron, por me 37 minuta lojë më tepër. Gjithmonë në fushë në Champions, 720 minuta dhe në Kupën e Italisë, 360 minuta.

MERKATO Nën drejtimin e Gasperinit, Berat Gjimshiti është bërë lojtari me “çelësat” e mbrojtjes, më i rëndësishm­i në hierarki dhe një futbollist për të cilin Atalanta nuk do të dëgjojë çfarëdollo­j oferte në merkato.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania