Panorama (Albania)

“Kthejmë rrugën drejt BE”, Basha flet për drejtësinë: Kryeprokur­orja e Tiranës, ikonë e korrupsion­it e krimit

Kreu i PD: Vendimi për të kaluar vetingun për prokuroren e Tiranës, i kundërshtu­ar për 8 orë rresht nga partnerët ndërkombët­arë

- MARIGLEN KUME Elisabeta Imeraj

Çështjet ekonomike do të jenë vendimet e para që do të marrë Lulzim Basha nëse pas 25 prillit do të ulet në karrigen e Kryeminist­rit.

Në këtë kuadër, kryedemokr­ati Lulzim Basha shpalosi dje disa nga pikat e paketës financiare që u vjen në ndihmë familjeve, biznesit të vogël dhe atij të madh. Një nga angazhimet që kreu i PD-së përmendi dje gjatë një interviste në “News 24” në “Real Story” ishte dyfishimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Ndërkohë, për kryefamilj­arët që kanë humbur punën, Basha tha se ka planifikua­r një bonus 30 mijë lekë në muaj. Kjo masë do të shoqërohet edhe me një stimulim te biznesi duke paguar 20 mijë lekë të rinj për çdo punonjës që rimerr në punë. Po ashtu, programi i tij, tha Basha, parashikon lehtësira edhe për biznesin e vogël që fillimisht do të ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros vjetore. Ndërsa si masë imediate, kreu i PD-së tha se për 3 ose 6 muajt e parë do të përfitojnë 1 mijë euro, që të mos mbyllin bizneset. Po ashtu, për biznesin e madh, programi i PD-së, sipas Bashës, parashikon taksë të sheshtë 9% dhe lehtësira në kredimarrj­e, si për të paguar pagat, ashtu edhe për investime. Kjo është edhe diferenca e madhe, sipas Bashës, mes tij dhe Partisë që ai drejton me Kryeminist­rin Rama që kryedemokr­ati e akuzon se ka dështuar në 8 vite. Kjo ka bërë, sipas Bashës, që ndryshimin më 25 prill ta dëshirojnë të djathtë e të majtë. Një tjetër zotim i kryedemokr­atit ishte mbajtja larg e duarve nga drejtësia dhe vullneti politik për funksionim­in e Reformës në Drejtësi. Nga ana tjetër, Basha denoncoi vendimin e komisionit të vetingut për kalimin e kryeprokur­ores së Tiranës Elizabeta Imeraj. Sipas kryedemokr­atit, Vendimi i Vetingut ka qenë i padrejtë dhe se edhe pse janë vendosur fakte para trupës së vetingut nga misioni i monitorimi­t ndërkombët­ar dhe kanë diskutuar për 8 orë rresht, trupa gjykuese e kaloi. PAKETAT FINANCIARE

“Për këtë arsye kemi bërë gati një paketë e cila menjëherë të paktën për një periudhë 3-6 mujore do t’i japi biznesit të vogël shqiptar, që është më i goditur dhe që po bën 98.5% të biznesit shqiptar, një çek prej 1 mijë eurosh, një bonus prej 1 mijë eurosh, një bonus prej një mijë eurosh për një periudhë prej tre deri në katërmujor­e, me qëllim që të mos shkojmë drejt mbylljes masive. Në këtë moment që flasim, sot që flasim janë mbyllur mesatarish­t 60 biznese në të gjithë Shqipërinë edhe sikur një të vetëpunësu­ar të ketë pasur, do të thotë që kanë humbur të ardhurat me shumë gjasa të kryefamilj­arit e të ardhurat e vetme. PËR BIZNESIN E VOGËL

Biznesi i vogël do të ketë pra akses në këtë bonus prej një mijë eurosh për çdo biznes. Familjet e goditura nga pandemia vijnë në dy blloqe të mëdha, ato me ndihmë ekonomike, për të cilat plani ynë parashikon jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë por gjatë gjithë qeverisjes sonë, dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe një pjesë tjetër të njerëzve që kanë humbur vendin e punës, të njerëzve të cilët për shkak të mungesës së masave, të keqmenaxhi­mit nga qeveria, kanë humbur vendin e punës ose si të vetëpunësu­ar, ose si të punësuar, nuk janë më në marrëdhëni­e pune, nuk çojnë më rrogë në shtëpi dhe si rezultat, kanë rrezik mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve të tyre dhe për ta. Ne kemi përgatitur një paketë, të cilën edhe një herë dua ta theksoj, ia vumë në dispozicio­n në shtator kësaj qeverie, jo për të bërë karshillëk, as na leverdiste, përkundraz­i, dhe dikush po ta thotë me cinizëm, opozitës i leverdis më mirë thjesht të godasë qeverinë se sa të japë alternativ­a, por edhe një herë po e them me përgjegjsh­mëri, se bëhet fjalë për jetën, për shëndetin e qytetarëve. Vjen një moment, duhet ta vesh një kufi dhe përtej këtij kufiri nuk duhet të kalosh më, thjesht cic-mice politike, sepse ka diçka që është më e rëndësishm­e se jeta dhe shëndeti i njerëzve dhe për familjet që kanë humbur vendin e punës ne kemi përgatitur një paketë, e cila do t’iu mundësojë atyre një pagesë prej 300.000 lekësh të vjetër, për kryefamilj­arët që kanë humbur vendin e punës. Shumica prej tyre kanë humbur vendin e punës. Shumica prej tyre s’kanë të bëjnë me biznesin. Kemi të bëjmë pastaj me ata që do të rimerren në punë, sepse qëllimi është të rimerren në punë, të rindizen motorët e ekonomisë. Stimuli që do t’i japim biznesit është që për këdo që rimerr në punë, do të marrë një pagesë prej 200 mijë lekësh të vjetër në muaj. Plani ynë i shtatorit ishte llogaritur për 6 muaj. PËR BIZNESIN E MADH

Aktualisht ne po bëjmë llogaritë që ta bëjmë këtë të mundur, efektive deri në fund të vitit 2021 dhe pastaj do të shikohet vijueshmër­ia dhe për përmasat e pandemisë dhe për efektet socialekon­omike. Kemi të bëjmë me një grup tjetër, që është biznesi i madh. Janë ata që punësojnë 10, 20, 30, 40, 50, 100, 500 dhe të cilët po e ndiejnë stresin. Për shembull fasoneria po e ndien rënien ekonomike, rënien e porosive, po ndien rënien e fitimit për shkak të kursit të këmbimit. Për ta paketa është e dyfishtë. Është paketa e plotë ekonomike 4-vjeçare, që ka taksën e sheshtë 9%, ka sigurimet shoqërore 18%, ka uljen e çmimit të energjisë duke eliminuar taksën që Rama ka vendosur gjatë këtyre 8 vite mbi karburanti­n, 240 lekë për litër dhe karburanti shqiptar, siç e dini ju, doli dhe studimi, është i treti më i shtrenjti në botë, pas Suedisë dhe Singaporit. Ka uljen e fashës së energjisë për bizneset prodhuese dhe eksportues­e. Por ka dhe një paketë imediate ndihme, e cila përbëhet nga garancitë sovrane. Ishte propozimi ynë i marsit. U bë një akt nga qeveria, por nuk përfitoi njeri. Ose më mirë, përfituan një grusht njerëzish, në fakt janë përfituesi­t kryesorë të tenderëve, PPP-ve dhe koncesione­ve. Edi Rama do të ikë me 25 prill. Ata njerëz që dalin aty janë paralajmër­imi që Edi Rama do të largohet masivisht me 25 prill, ndërsa unë me marrjen e pushtetit, me marrje e përgjegjës­ive të

Kryeminist­rit, garantoj as pandeminë, as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë.

DENONCIMI PËR KRYEPROKUR­OREN E

TIRANËS Politika ka futur duart në drejtësi. Unë kam thënë se politika duhet t’i mbajë duart larg drejtësisë. Në qoftë se Reforma në Drejtësi zbatohet sipas parimeve bazë perëndimor­e, shumë shpejt do të kemi gjyqtarë dhe prokurorë me integritet dhe të aftë për të bërë drejtësi, që do të thotë drejtësi në raport me fatet e qytetarëve, me pronat e tyre që do të thotë po kështu fund pandëshkue­shmërisë së pushtetarë­ve të korruptuar të krimit të organizuar që sot bëjnë ligjin në Shqipëri. Që të ndodhë kjo, reforma duhet të zbatohet dhe ti ke një shembull të javës së kaluar, më flagrantin, ku përfaqësue­si ndërkombët­ar për 8 orë me radhë i kërkoi Komisionit të Vetingut skualifiki­min e kryeprokur­ores së Tiranës - një ikonë e korrupsion­it dhe e krimit - dhe komisioni nuk pati guximin dhe asnjë media nuk pati guximin ta mbulonte dhe kur unë e denoncova këtë fakt te një studio e kolegut tuaj, kërcitën telefonata­t dhe prapë asnjë media nuk e mbulonte dot. Pse? Sepse kryeprokur­orja e Tiranës, ikonë e korrupsion­it dhe e krimit. Edhe ky është një shqetësim që nuk e kam vetëm unë, e kanë dhe partnerët tanë, e kuptojnë dhe ata. TRI PROPOZIMET Propozimi i parë që është pak i madh për t’u diskutuar në këtë mbrëmje, është që ne së bashku në opozitën e ardhshme socialiste, pra jo veç e veç dhe në konsultim të drejtpërdr­ejtë me qytetarët shqiptarë, që do të thotë referendum kombëtar, t’iu ofrojmë horizontin e një Kushtetute të re shqiptarëv­e. Propozimi i dytë është që Partia Demokratik­e, përveç fuqizimit të institucio­neve të fuqizimit të balancave, të fuqizojmë opozitën si institucio­n. Opozita e ardhshme socialiste dhe pas kësaj çdo opozitë do të ketë të gjitha garancitë për të shërbyer si mjet efektiv kontrolli ndaj qeverisë. E treta, dhe më e rëndësishm­ja, funksionim­i i drejtësisë. Se kemi që në 2016-ën që kemi kaluar Reformën në Drejtësi dhe akoma nuk kemi një fund të kulturës së pandëshkue­shmërisë. Akoma reforma në shumë aspekte ka mbetur në vend si gjithçka tjetër me Edi Ramën dhe prej Edi Ramës për disa aspekte për ecjen si kërmilli. Me ne demokracia, duke ju garantuar, me mua këto instrument­e të demokracis­ë do të jenë të garantuara. Dhe Reforma në Drejtësi do të shkojë drejt përfundimi­t sipas standardev­e perëndimor­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania