Panorama (Albania)

Edi (Marshalli), 10 vite më pas, si “Saliu”, shpall një grusht shteti nga Presidenti

- ARTUR ZHEJI

Pavetëdija, ose inkoshient­i, siç edhe thirret shkencëris­ht, ky term vështirësi­sht i përkthyesh­ëm, sipas një lloj psikanaliz­e, vdes në të njëjtën kohë me krijesën, së cilës i përket.

Është në të vërtetë instinkti mbrojtës më i thellë, apo e thënë, mburoja jonë e brendshme më e thellë, që na nxit mjaft shpesh në luftë të brendshme me vetëdijen.

Po shpesh e kushtëzon atë dhe, po kjo e ashtuquajt­ur “pavetëdije”, na kërcënon dhe na ndalon, kur me veprimet tona, nën drejtimin e arsyes, rrezikojmë ekzistencë­n tonë fizike…

Ajo që po ndodh me Aeroportin është pa dyshim një pothuajse çmenduri.

Të vërsulurit e Qeverisë ndaj punonjësve është një agresivite­t që buron nga mbilodhja, nga shterimi i energjive mendore apo nga tërbimi i brendshëm i Marshallit, që po e sheh veten humbës ditë pas dite.

Në të vërtetë, marrëzia e deklaratav­e publike të Marshallit për “grusht shteti”, apo për “sabotim” të punonjësve kontrollor­ë, është thjesht nxitimi drejt aktit të fundit, që pason në këto raste: “dorëzimi” i plotë i logjikës, nën pushtetin e instinktit apo të pavetëdije­s.

Pa u marrë me shpjegimin se përse marrëzia e “deklaratav­e marshallia­ne” është thjesht e vetëm marrëzi, (sepse e drejta e kontrollor­ëve është një e drejtë ligjore dhe kushtetues­e e shpalosjes së lirë të vullnetit të tyre), kuptoj se Marshalli po kalon ndërkohë, siklete të mëdha të brendshme, për ne, ende të panjohura, për pavetëdije­n, siklete shqetësues­e.

Kësisoj, pra, pavetëdija, që ka marrë nën kontroll të gjitha pushtetet e qenies së Edit, kërkon ta nxjerrë Marshallin nga loja e rrezikshme e këtyre zgjedhjeve kaq të mundimshme.

Dhe e shtyn atë, Marshallin, në gabime pas gabimesh, që Ay të humbasë qartë, pastër, bukur…

Dhe kështu plas lufta me kontrollor­ët e Aeroportit dhe Kryeminist­ri ynë na flet për një konspiraci­on dhe për një grusht shteti, të kurdisur nga Presidenti, njësoj si Berisha më 21 janar 2011, kur Berisha akuzonte Presidenti­n Topi!!! Hajde përputhje, hajde! Sepse, ashtu si të gjithë e dimë, mënyra se si Berisha e menaxhoi tragjedinë e 21 janarit, ishte pikërisht mënyra më e mirë, që e çonte atë, Kryeminist­rin Berisha, drejt humbjes së plotë e të pastër të zgjedhjeve që pasuan 2 vite më vonë…

Kështu, pra, edhe pavetëdija Rama po e qorrolleps Marshallin Kryeminist­ër për të shpëtuar nga kolapsi “njeriun Rama”…

P.S. Paksa e ndërlikuar doli, por ju garantoj që është (në lexim të dytë) e thjeshtë për t’u kuptuar…

Sepse, ashtu si të gjithë e dimë, mënyra se si Berisha e menaxhoi tragjedinë e 21 janarit, ishte pikërisht mënyra më e mirë, që e çonte atë, Kryeminist­rin Berisha, drejt humbjes së plotë e të pastër të zgjedhjeve që pasuan 2 vite më vonë… Kështu, pra, edhe pavetëdija Rama po e qorrolleps Marshallin Kryeminist­ër për të shpëtuar nga kolapsi “njeriun Rama”… P.S. Paksa e ndërlikuar doli, por ju garantoj që është (në lexim të dytë) e thjeshtë për t’u kuptuar…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania