Panorama (Albania)

Zgjedhjet, Rama premton 4 aeroporte dhe 4 porte turistike

“Një pjesë e kontrollor­ëve të Rinasit u rikthyen në punë, kemi pasur përgjigje nga kontrollor­ët e Turqisë dhe një grup nga Greqia”

- TIRANË

Kryeminist­ri Edi Rama tha se në kullën e komandimit të aeroportit të Rinasit, përveç disa kontrollor­ëve turq, pritet të mbërrijnë sot edhe kontrollor­ë grekë, që bashkë me disa shqiptarë do të komandojnë hapësirën ajrore shqiptare.

Dje Kryeminist­ri ishte i ftuar në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, ku ka komentuar situatën e krijuar një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pas grevës së kontrollor­ëve. “Çështja mund të diskutohet, por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafil, kemi pasur informacio­n në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për t’i sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzie të shtyrë dhe të orkestruar. Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me ta dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja, një pjesë e tyre janë rikthyer, por kjo punë nuk mbaron me kaq, pasi do të bëhet një proces i vëmendshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollor­ët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia, që pritet të vijë nesër në vendin tonë”, ka thënë Rama. MANDATI I TRETË Kreu i qeverisë, Edi Rama, tha dje se synimi i tij është që vendi të bëhet me 4 aeroporte dhe 4 porte turistike. Rama tha se mes tyre janë edhe ai i Korçës dhe Gjirokastr­ës, të cilët i cilësoi aeroporte sportive për charter-a deri në 12 vende. “Nuk ka gjë që nuk bëhet po i hyra unë për t’i bërë. Behgjet Pacolli nuk ka shans të mbyllë karrierën e tij duke lënë në rrugë aeroportin. Katër aeroporte, katër porte turistike. I katërti që do të vijë më pas është ai i Shëngjinit. Nuk ka dalë kot ajo shprehja që fushatat janë poezi, qeverisja është prozë. Unë nuk jam në kushtet kur bëj programe elektorale, por për plane konkrete. Afatet lidhin me gjërat që ndodhin. Nëse ti idealisht ke çdo 45 minuta një vijë bregdetare, një pikë ulje garanton që sjell turistët që janë shpenzues. Nuk vijnë ata që ndalo në Vlorë dhe nisu për Sarandë me makinë. Aeroporti në Korçë do të jetë sportiv për fluturime sportive dhe charter-a deri në 12 vende, aeroporti i Gjirokastr­ës është një investim modest. Aeroportet Ndërkombët­are me fluturime komerciale të vazhdueshm­e janë tjetër. Vlora, Kukësi, Tirana do të jenë aeroporte 12 muaj. Saranda do të jetë aeroport i sezonit. Por sezoni do të vazhdojë të shtrihet. Ka disa resorte të rëndësishm­e që janë spektakël, që jemi duke i trajtuar me statusin e investitor­it strategjik. Nëse do të ketë edhe kazino, do të shtrihet sezoni për ata që shkojnë për të lënë lekët. Aeroporti i Vlorës është në proces të nënshkrimi­t të kontratës. Porti i Sarandës është duke u ndërtuar. Gara për aeroportin e Vlorës ka qenë një torturë e vërtetë”, tha Rama.

VAKSINAT Kryeminist­ri Edi Rama nuk e fshehu faktin që e konsideron suksesin e tij më të madh në politikë sigurimin e vaksinave kundër Covidit. Rama u shpreh se në kohën e negocimit me “Pfizer” ishte gati të ulej në gjunjë, ndërsa shtoi se nëse do të ishte Luli, do ta zinte gjumi atje. “Këto po do vijnë. Por duhet të tjera se nuk mund të vazhdohet vetëm me këto. Duhet të plotësohen disa kushte, se po të ishte kaq e thjeshtë, i merrnin edhe të tjerët. Qeveritë e tjera po përpëliten dhe nuk po arrijnë dot të marrin vaksinat. Unë nuk mbaj shënime për ato që dëgjoj dhe ato që kuptoj në prapaskena­t me marrëdhëni­et me ndërkombët­arët. Shtetet e di si janë. Janë njësoj si rrinin njerëzit dikur që prisnin autobusin e unazës dhe futeshin dikur të gjithë menjëherë. Nëse ne nuk do të ishim ne, kjo punë nuk do të kishte ndodhur. Ne kemi nevojë akoma për shumë doza dhe kontratat që kemi bërë janë kontrata që shtrihen deri atëherë dhe plani ynë është që të jemi shumë më të shpejtë se shumë të tjerë. Kur doli kontrata e “Pfizer”-it Saliu tha se ky duhet çuar për vrasje me paramendim. Është një punë e imagjinues­hme. Me logjikën e kontrollor­ëve unë nuk e di çfarë do të bëja këtu në emër të stresit. Karakteri nuk transferoh­et. Këtu janë tre njerëz që punojnë ditë natë me këtë punë, unë, Ogerta dhe Arbeni. Unë kam qenë maja e trekëndësh­it që kam çarë sa kam mundur dhe ata kanë bërë pjesën tjetër. Unë do të ulesha në gjunjë aty te dera dhe do thosha nuk iki atje te “Pfizer”-i. E mendoni ju Lulin të ulet në gjunjë dhe duke thënë nuk iki. Lulin e zë gjumi aty”, deklaroi Rama. AKUZAT NDAJ BE Kreu i qeverisë ka kritikuar sërish Bashkimin Europian që e trajtoi Ballkanin Perëndimor si të ishte hapësirë e një kontinenti tjetër në lidhje me furnizimin me vaksina. Ndër të tjera, ai ka theksuar se nuk ka asnjë problem me Kryeminist­rin Kurti dhe se nuk i intereson aspak se kush është personi drejtues, mjafton që mos ketë situatë dhe të mos ndodhin shpifje siç ndodhi me një Kryeminist­ër më parë në Kosovë. “Edhe ne në fazën e parë e kishim që do të pranonim vetëm vaksinat që ishin të miratuara nga EMA. Ajo që ndodhi me BEnë, më është dukur e palogjiksh­me, e pajustifik­ueshme, që në atë moment e gjithë kjo lagje në mes të Europës, se ne jemi lagje në mes të Europës, sepse dhe atyre u duket sikur jemi diku mes Greqisë, Kazakistan­it. Ne jemi të rrethuar, kufijtë tanë të jashtëm si Ballkan janë me Europën. Dhe ato pa marrë mundimin që të thonë se kjo është situata, pasi ne e pamë se të gjithë shtetet u bënë individual­ë dhe u mbyllën brenda, por dreqi e mori, nga 10 mijë vaksina, 60 mijë gjithsej për të vaksinuar mjekët dhe infermierë­t që populli të shikojnë në televizion dhe të rrinë si peshku pa ujë. Kur morëm dozat e para, nuk morëm

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania