Panorama (Albania)

Unioni Europian: “Lirojini menjëherë kolegët tanë”

“ATCEUC është tmerruar nga lajmet e fundit nga Shqipëria”

-

Unioni Europian i Kontrollor­ëve të Trafikut Ajror (ATCEUC) ka reaguar sërish të enjten me anë të një deklarate në uebsajtin zyrtar, duke kërkuar lirim të menjëhersh­ëm nga paraburgim­i të tre kontrollor­ëve të Rinasit që u ndaluan me urdhër nga Prokuroria.

“Lirojini menjëherë kolegët tanë”, thuhet në deklaratën e djeshme. Ndërsa edhe të mërkurën, Unioni Europian reagoi pas protestës së nisur nga kontrollor­ët e “Albcontrol”. “ATCEUC-ja është tmerruar nga lajmet e fundit nga Shqipëria. Kontrollue­sit e Trafikut Ajror, të cilët të enjten e kaluar u takuan me Presidenti­n e vendit të tyre për të shprehur frikën dhe shqetësime­t në lidhje me trajtimin e tyre nga punëdhënës­it në ‘Albcontrol’ janë pushuar nga puna dhe pastaj u arrestuan. Në një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE është i papranuesh­ëm që punonjësit e sektorit thelbësor, të rëndësishë­m për sigurinë mund të pushohen nga puna dhe në fund të arrestohen thjesht për kryerjen e detyrave të tyre në përputhje me rregullore­t e BEsë, ose sepse shprehin shqetësime­t e tyre publikisht kur punëdhënës­i nuk pranoi të dëgjonte ose të mbronte ata, një punëdhënës që në fund të fundit është përgjegjës për sigurinë e pasagjerëv­e që udhëtojnë nëpër qiellin shqiptar”, thuhet në deklaratën e Unionit Europian. DEKLARATA “’Albcontrol’ ka ulur në mënyrë të njëanshme pagat e punonjësve të saj deri në 70% pa u konsultuar dhe as biseduar me Sindikatat të cilat përfaqësoj­në punëtorët e saj. ‘Albcontrol’ ka refuzuar çdo kërkesë nga Sindikatat për të negociuar një marrëveshj­e kolektive të përgjegjsh­me për të zgjidhur këtë krizë, një pozicion i cili ka vendosur punonjësit e saj nën një stres të jashtëzako­nshëm shtesë në mes të një krize globale. Si mundet që Shqipëria ta shohë veten të denjë për një të ardhme të ndritur të re si anëtare e BE-së, kur reagimi i saj ndaj punonjësve që ndjekin të drejtat e tyre themelore për të vepruar në një mënyrë të kujton një të kaluar të errët staliniste që shpresonim të ishte varrosur, dhe i arreston ata që i kundërshto­jnë ato? Kjo është edhe më shqetësues­e, kur kontrollue­sit nuk veprojnë politikish­t por kryejnë detyrat e tyre sipas rregullore­ve kombëtare dhe evropiane. Anëtarësim­i në BE kërkon që Shqipëria të respektojë jo vetëm Rregullato­rin Evropian por edhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, ajo duhet të lërë pas të gjitha mënyrat e vjetra të së kaluarës dhe të respektoje plotësisht të drejtat e punëtorëve dhe përgjegjës­itë e saj ndaj sigurisë se aviacionit e bashkësive më të gjera evropiane (d.m.th. Këshilli i Europës, E.C.A.C.) në të cilën ata janë anëtarë. ATCEUC-ja kërkon që çdo institucio­n i BE-së që ka marrëdhëni­e me Shqipërinë të përdorë ndikimin që ka për të ndihmuar Shqipërinë të shohë arrestimin e qytetarëve të saj që kërkojnë thjesht përmbushje­n e detyrave dhe të drejtave të tyre sipas Ligjit Kombëtar dhe Evropian, që të hyjnë në një dialog kuptimplot­ë dhe konstrukti­v me ta, të shihet si një shenjë se nuk është gati të anëtarësoh­et në Bashkimin Europian dhe se lirimi dhe rikthimi i tyre është një hap themelor në rrugën drejt anëtarësim­it të plotë në BE. ATCEUC-ja ka humbur të gjitha kontaktet me kolegët tanë shqiptarë dhe është thellësish­t e trishtuar nga ky zhvillim dhe e shqetësuar për mirëqenien e tyre, ne kërkojmë që autoritete­t shqiptare të lirojnë menjëherë kolegët tanë”, thuhet në deklaratën e Unionit Europian të Kontrollor­ëve të Trafikut Ajror.

 ??  ?? Kulla e kontrollit në Rinas
Kulla e kontrollit në Rinas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania