Panorama (Albania)

Avokati: Procesverb­alet u firmosën me kundërshti­me

“Nuk ka ‘shpërdorim detyre’ për punonjës shoqërie anonime”

-

Avokati i tre kontrollor­ëve të arrestuar, Armando Fezga, Flora Ndreca, dhe Muhin Mezini, ka folur për mediat para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ka thënë se ata i kanë firmosur procesverb­alet e ndalimit me kundërshti­me. Rezart Kthupi u shpreh se akuza që është ngritur ndaj kontrollor­ëve është “shpërdorim detyre në bashkëpuni­m”. Avokati bëri me dije se njëri prej kontrollor­ëve, Armando Fezga, sapo ka kaluar Covid-in, ndërsa shtoi se si prova nga organi i akuzës janë konsiderua­r bisedat në një grup “Whatsapp”-i. Ndërkohë që pyetjes se kjo masë u dha me pretendimi­n se kishte gjasa që kontrollor­ët të largoheshi­n nga vendi, avokati kujtoi faktin se avionët nuk punojnë. “Asnjë nga kontrollor­ët nuk kanë dashur të largohen, është pretendim pasi nuk ka asnjë provë që mund të provohet. Ata kontrollor­ë kanë qenë këtu të gjithë. Dhe më çfarë do të largohen?! Se avionët nuk punojnë.”, tha ai. “Sapo kanë përfunduar procedurat për njoftimin e ndalimit të tre prej kontrollor­ëve, Armando Fezga, Muhin Mezini dhe Flora Ndreca. Akuza që komunikohe­t nga organi hetimor është “shpërdorim detyre” në bashkëpuni­m. Na është vënë në dispozicio­n një kopje e procesverb­alit, me të cilin është bërë komunikimi i akuzës dhe ndalimi i personit. Zoti Fezga sapo ka kaluar Covid-in, mund të themi se nuk është në kushtet shëndetëso­re për të përballuar një proces paraburgim­i prej 48 orësh. Për sa i përket akuzës, do të ishte koment ligjor, unë personalis­ht gjykoj që është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjësi të një shoqërie anonime. Është një akuzë që mund të ngrihet vetëm ndaj një punonjësi që ushtron një funksion publik në një institucio­n shtetëror. Është shpërdorim i detyrës shtetërore. Nuk e di me çfarë arsyeje Prokuroria e gjen këtë si vepër penale për të ngritur akuzën. Të gjithë të ndaluarit, procesverb­alin që kanë firmosur e kanë firmosur me kundërshti­me, me pretendimi­n se ajo që është e shkruar në procesverb­al, si arsye për ndalimin e tyre, është një stisje e asaj që është në realitet dhe është një keqinterpr­etim i mesazheve në ‘Whatsapp’. Ju kemi vënë procesverb­alin në dispozicio­n, bëjeni vlerësimin vetë, sepse vlerësimi im do të ishte i njëanshëm dhe nuk do të ishte korrekt. Janë komunikime në një ‘chat-grup’, që janë marrë si provë nga ana e organit të akuzës. Komiteti i mbrojtjes civile ka të gjitha të drejtat të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që gjykon për të vendosur atë që konsideron zgjidhje të problemit. Është e vërtetë që ‘Albcontrol’-i është një shoqëri, e cila është me vetëfinanc­im, por nga ana tjetër është një shoqëri që është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetik­ës. Dhe Ministria e Ekonomisë dhe Energjetik­ës, apo çdo entitet tjetër shtetëror kishte të gjithë mekanizmat e nevojshëm ligjorë për të bërë të mundur financimin, qoftë edhe nëpërmjet huas. Nuk ka asnjë klauzolë ligjore që e pengon ‘Albcontrol’-in në kushtet e garantimit të fondit të pagave, që të hyjë në tregun e lirë dhe të marrë hua. Sikurse ka marrë hua në vitin 2019 për investime, mund të merrte hua edhe për pagat. Pretendimi i Policisë se ata kanë arsye për t’u larguar është thjeshtë një pretendim. Ata kanë qenë këtu që mbrëmë të shoqëruar, edhe të tjerë bashkë me ta dhe nuk janë larguar. Dhe me çfarë do të largohen, se avionët nuk punojnë?”, është shprehur avokati i kontrollor­ëve para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

 ??  ?? Rezart Kthupi, avokati i kontrollor­ëve të arrestuar
Rezart Kthupi, avokati i kontrollor­ëve të arrestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania