Panorama (Albania)

Historia e përplasjes së punonjësve të “Albcontrol”, Rama e dinte një vit më parë

-

Punonjësit e kontrollit të trafikut ajror në aeroportin “Nënë Tereza” nuk protestuan dhe ndërprenë punën pa asnjë paralajmër­im. Duke ju referuar kërkesave që Sindikata e Transporti­t Ajror i ka dërguar kryeminist­rit Edi Rama,kjo protestë ishte paralajmër­uar thuajse një vit më parë dhe tregon se ai ishte në dijeni të problemit të tyre. Sindikata e Pavarur e Kontrollit Ajror ka pasur korrespond­encë thuajse me të gjithë institucio­net. Në datën 22 shkurt të këtij viti ka pasur një korrespond­encë mes tyre dhe kryeminist­rit Edi Rama. Po ashtu mësohet se kjo sindikatë ka pasur komunikim 3 herë me Ramën. Ndër të tjera edhe Sindikata Europiane i është drejtuar kryeminist­rit me letra informuese ku shkruante se situata e uljes së pagave është e papreceden­të, pasi iu ka shtuar punonjësve stresin në punë. Ndërkohë që thuhet se vendimi për uljen e pagave ishte marrë më 29 dhe efektet financiare të tij kanë nisur që në datën 1 prill. Vendimi në fjalë ishte marrë pa asnjë konsultim me sindikatën, ndërkohë që Alcontrol kishte marrë financim 50 përqind nga EuroContro­l. Me grevën e 65 kontrollor­ëve të “Albcontrol”u pezullua puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse nga i vetmi aeroport ndërkombët­ar që ka vendi ynë. “Zoti Kryeminist­ër, na duhet t’ju informojmë se Eurocontro­l ka financuar 50% të të ardhurave të shoqërisë Albcontrol sh.a. financim që bën të mundur vazhdimësi­në normale të pagesës së pozicionev­e esenciale të punës, praktikë e zbatuar në të gjitha qendrat e trafikut ajror në Europë. Nga të gjitha komunikime­t që kemi me qendrat e trafikut ajror, jemi e vetmja qendër në gjithë Europën në të cilën aplikohet ulje page në masën 72%. Na duhet t’ju informojmë se gjendja mendore dhe stresi në radhët e kontrollor­ëve të trafikut ajror ka arritur kulmin duke vënë në rrezik tepër të lartë garantimin e sigurisë për të gjithë linjat ajrore. Në kushtet e një page kaq të papërfills­hme, krahasimis­ht me llojin e punës së kryer nga Kontrollor­ët e Trafikut Ajror, e gjejmë të vështirë të vijojmë të kemi interes ekonomik për të vijuar këtë marrëdhëni­e punësimi. Prej disa muajve një pjesë e madhe kontrollor­ësh po shqyrtojnë mundësi të tjera për punësim brenda dhe jashtë vendit”, thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar nga Sindikata Transporti­t Ajror drejt kryeminist­risë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e letrës së sindikatës së aviatorëve drejtuar Ramës
Faksimile e letrës së sindikatës së aviatorëve drejtuar Ramës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania