Panorama (Albania)

Qeveria zgjidh hesapin me kontrollor­ët turq, rihapet aeroporti i Rinasit

Balluku: Ka qenë një plan i organizuar për të pasur një bllokim deri ditën e fundit të zgjedhjeve, po rikthejmë normalitet­in në fluturime

- TIRANE

Qeveria e zgjidhi krizën në aeroportin e Rinasit duke sjellë disa kontrollor­ë turq të trafikut ajror, të cilët do të zëvendësoj­në kontrollor­ët shqiptarë që pezulluan punën. Kjo bëri që në Rinas të ulej avioni i parë i "Air Albania", i cili transporto­i një sasi vaksinash.

Mësohet se kontrollor­ët turq kanë mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Rinas, duke ardhur nga Podgorica. Por gjatë ditës së djeshme Ministria e Transporti­t nisi negociata me disa vende të Bashkimit Europian për zëvendësim­in e kontrollor­ëve të trafikut ajror në Shqipëri, të cilët kanë braktisur punën. Ishte Komiteti i Emergjenca­ve Civile që i hapi dritën e gjelbër zëvendësim­it të kontrollor­ëve. Marrja e "OK"-it nga Komiteti i Emergjenca­ve Civile shkurton procedurat e zëvendësim­it të tyre. Mësohet se është marrë përgjigje pozitive nga disa vende partnere, ndërsa zgjidhja më e shpejtë është gjetur përmes kontrollor­ëve turq. Zëvendësim­i i kontrollor­ëve pritet të zgjasë derisa të ketë një zgjidhje përfundimt­are të situatës së krijuar.

BALLUKU Ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha dje se aeroporti i Rinasit do të nisë fluturimet esenciale. Në këto momente, në aeroportin e Rinasit do të nisin fluturimet esenciale, ato që futen në këtë kategori, fluturimet humanitare, emergjente, shëndetëso­re, diplomatik­e, shtetërore dhe ushtarake. Dua të informoj të gjithë qytetarët që na kanë shkruar që do jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale, por gjatë ditës është duke u punuar për të arritur në një zgjidhje të këtij problemi shumë të madh. Sipas planave tona, do të arrihet ditën e nesërme. Nesër që nga orët e para të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës do të kemi fluturime normale për të gjithë udhëtarët e fluturimev­e komerciale", u shpreh Balluku. Por ministrja nuk harroi të akuzojë kontrollor­ët për një plan politik për të bllokuar fluturimet deri ditën e zgjedhjeve. "Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzako­nshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një plan i organizuar për të pasur një bllokim deri ditën e fundit të zgjedhjeve. Janë marrë të gjitha të dhënat për të bërë një verifikim të thellë të kësaj situate dhe për të arritur në konkluzion­et e duhura. Trafiku ajror ka filluar punën dhe ne po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion dalëngadal­ë të gjitha njësitë dhe për të kthyer gjithçka në normalitet", u shpreh ministrja.

MBROJTJA Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka sqaruar dje pozicionin e Ushtrisë në aeroportin e Rinasit, pas akuzave se qeveria po ndërmerr një grusht shteti në Rinas përmes ushtrisë dhe policisë. Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Korçës, Peleshi tha se Forcat e Armatosura thjesht kanë shtuar vigjilencë­n, por nuk janë kontrollor­ët ushtarakë ata që do të marrin operacione­t. "Komiteti i Mbrojtjes Civile, pasi dëgjoi disa ministra, ka vendosur të ngarkojë Ministrinë e Energjisë për të marrë masat për rifillimin e punës. Pra të sigurojë kontrollor­ë vendas apo të huaj, t'i trajnojë sa më shpejt për të filluar operacione­t. Ministria e Mbrojtjes dhe FA nuk kanë ndërmend të marrin ndonjë rol më tepër sesa ajo që bëjnë rutinë në aeroport, si pjesë integrale e tij. Këtë po bëjmë me vigjilencë për shkak të situatës së krijuar. Nuk janë kontrollor­ët ushtarakë ata që do të marrin operacione­t. Nuk jemi ne të licencuar për aviacion civil. Kjo është një arsye më tepër që nuk do të jemi ne që të marrim përsipër rifillimin e operacione­ve në aeroport", tha Peleshi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania