Panorama (Albania)

Sot rinisin normalisht fluturimet civile nga aeroporti i Rinasit

-

Përreth 48 orë hapësira ajrore shqiptare nuk është përshkuar nga asnjë avion, përveçse nuk është ulur dhe ngritur asnjë kompani ajrore nga aeroporti i Rinasit. Qeveria mori masat që nga sot në Rinas të nisin normalisht fluturimet civile, duke rikthyer normalitet­in në punën në pikën e kontrollit pas pezullimit të punës së 65 kontrollor­ëve të trafikut ajror. "Tirana Internatio­nal Airport" njofton se fluturimet e programuar­a rinisin nesër (sot) në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatik­e. "Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuar­a rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 prill 2021", thuhet në deklaratën e TIA-s, ndërsa nënvizohet se ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimev­e. "Pasagjerëv­e të 'FlyDubai' që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, u bëjmë me dije atyre dhe operatorëv­e turistikë se udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transporto­hen me autobusë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentac­ionit të nevojshëm për këtë udhëtim", bën të ditur TIA. Gjithashtu, sipas TIA-s, pasagjerët e itinerarit Dubai-Tiranë po me "FlyDubai", informohen se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18:30 me orën lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transporti­n e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë. Por menjëherë pas lajmit për rinisjen e fluturimev­e emergjente, dje në aeroportin e Rinasit pati një fluks të lartë të udhëtarëve. Prej ditës së mërkurë ata ishin në pritje për të shkuar në destinacio­net e tyre. Në videon e bërë publike nga LSA, duken qytetarët të cilët presin në radhë për t'u futur në ambientet e terminalit. Ndërkohë, më herët ministrja e Energjisë dhe Infrastruk­turës njoftoi rinisjen dje të fluturimev­e esenciale, ndërsa sot nisjen e fluturimet komerciale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania