Panorama (Albania)

AEROPORTI NDËRKOMBËT­AR “ZAYED-FLATRAT E VERIUT KUKËS”, RAMA ZBULON EMRIN

-

Aeroporti ndërkombët­ar i Kukësit do të quhet “ZayedFlatr­at e Veriut”. Emrin e ka zbuluar vetë Kryeminist­ri Edi Rama mbrëmjen e djeshme. “Aeroporti ndërkombët­ar ‘Zayed– Flatrat e Veriut Kukës’” shkruan kreu i qeverisë, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një video nga aeroporti. Ndërkohë që Kryeminist­ri përsëriti se aeroporti do të inaugurohe­t më 18 prill, përmes një fluturimi të nisur nga Anglia, i cili sjell në Kukës rreth 100 banorë nga Kukësi dhe Hasi për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. “Do t’i marr 120 demokratë që më shajnë nga Londra dhe do t’i ul në 25 prill të votojnë Lulin o s’ka”, është shprehur Rama pak kohë më parë. Por si do të realizohet kjo në kushtet kur fluturimet nga Londra janë të ndaluara për shkak të koronaviru­sit? “Në 18 prill. Mos kini merak, nuk ka gjë që nuk bëhet po i hyra unë, do të vijnë çunat nga Londra. Do të vijnë me politikë të personaliz­uar dhe do të zbresin në Kukës. Biletën do ta paguajë kompania”, tha Rama. shumë dhe thashë se këto nuk janë zgjidhja e hallit tonë, por të paktën Kosovën, sepse nuk kishim për të thënë gjithë Ballkanit, unë do të doja që të bëja dhe Maqedonisë dhe Malit të Zi. “Pfizer” nuk pranon që të marrin vaksina dhe t’ua dërgosh vendeve të tjera, kemi pas probleme me “Pfizer” dhe nuk i kemi treguar deri në fund se kush janë. Unë i pata thënë shumë herë qeverisë dhe homologëve në Kosovë, por kur kreu i Federatës së Shëndetësi­së tha “në rregull” dhe pyetëm se sa ishin, ai na konfirmoi se janë 11 mijë. Pastaj Albin Kurti më dërgoi mesazh se kishin marrë një sasi nga Covax. Me fushatën në Shqipëri merret Albin Kurti, unë nuk merrem me fushatë në Kosovë. Ne jemi të gatshëm që të vaksinojmë mësuesit. Nuk e gjykoj fare refuzimin që bënë autoritete­t në Kosovë. E respektoj Kryeminist­rin, pavarësish­t si e ka emrin dhe çfarë pozicioni ka, unë nuk futem në këtë mes, mjafton që të mos shpifë siç ka bërë në të shkuarën një Kryeminist­ër më parë”, ka thënë Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania