Panorama (Albania)

Kryemadhi:Ramakaikur,por më 25 prill ikën përmes votës

“Dikur Rama e kishte ‘një pallat, një votë’, sot e ka ‘një vaksinë, një votë’”

- TIRANE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi dje se fitorja më 25 prill është e padiskutue­shme, pasi shqiptarët e duan dhe po e presin me padurim ndryshimin.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë nr.2 në Tiranë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se shqiptarët nuk janë pronë e Kryeminist­rit në ikje, por do ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Kryemadhi tha se Rama ka ikur, por në 25 prill ai do të ikë përmes votës së tyre. Sipas kryetares së LSI-së, kreu i qeverisë e ka ndryshuar fushatën e tij, pasi dikur shkëmbente një votë me një pallat, ndërsa sot e shkëmben me një vaksinë. “Dua të theksoj që LSI-ja jo vetëm rritet, por po konsolidoh­et si një realitet kryesor në politikë. Kjo betejë nuk është thjesht betejë politike. Kjo është një betejë kombëtare, sepse në fund të fundit, ne jemi shqiptarët që do ta ndërtojmë Shqipërinë. Dikur e kishte një pallat, një votë, sot e ka një vaksinë, një votë. Ajo që dua të theksoj është që shqiptarët janë të gjithë të barabartë dhe për të ka përgjegjës­i e gjithë qeveria shqiptare. Institucio­net e shtetit shqiptar. Asnjeri nuk është pronë e një Kryeminist­ri në ikje. Shqiptarët janë të gjithë të barabartë, sepse për atë kanë luftuar ndër shekuj dhe nuk mund të dalë një i çmendur që të marrë në qafë, gjithë këtë rini të mrekullues­hme. Rama ka ikur, por Rama do iki më 25 prill me votën tuaj, sepse ne dimë të tregojmë që jemi qytetarë e qytetare europianë. Por, ne dimë të tregojmë edhe anën tjetër të monedhës, kur nëse Edi Rama kërkon të cenojë shqiptarët, djemtë dhe vajzat e tyre, ai jo vetëm që do të shtypet si një mizë, por do të zhduket si një specie dhe Shqipëria të mos shikojë më racë të tillë, që shet Shqipërinë dhe djemtë e saj”, tha kryetarja e LSI-Së. Kryemadhi tha se pas 25 prillit, LSIja do përpiqet ta dërgojë Shqipërinë drejt Europës duke sjellë ndryshimin për shqiptarët që kanë tetë vite që vuajnë nën drejtimin e Ramës drejt gropës. Ajo theksoi se LSIja do i mbajë të gjitha premtimet e thëna dhe se do të kujdeset që të rikthejë të rinjtë në vend. “Puna jonë pas 25 prillit, për ta çuar Shqipërinë drejt Europës dhe jo siç po e çon Edi Rama me sorrat e tij drejt gropës. Gropa që Edi Rama hapi për shqiptarët, do të bjerë vetë brenda. Sepse qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm të Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, e kanë dhënë fjalën e tyre, që më 25 prill do të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, do të votojnë burrat dhe gratë që i dalin për zot këtij vendi, që i dalin për zot familjeve, që i dalin për zot Shqipërisë, që i dalin për zot flamurit kombëtar. Mirënjohja e LSI-së është me veprën, punën, angazhimin që deputetët e LSI-së jo vetëm në qarkun e Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë,

do mbajnë fjalën, do realizojnë të gjithë angazhimet politike dhe do të bëjnë atë për të cilën shqiptarët kërkojnë, punë të mirëpaguar. Çlirimin e ekonomisë nga oligarkët, arsim për fëmijët, shëndetësi për qytetarët shqiptarë, në mënyrë të tillë që mos të kemi më parullën një vaksinë një votë. Prandaj, më 25 prill ju ftoj të gjithëve, t’ju drejtohemi kutive të votimit. Votoni numrin 6, sepse duke votuar numrin 6, keni votuar për LSI-në. Keni votuar për veten tuaj, keni votuar për të ardhmen tuaj”, tha kryetarja e LSI-së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania