Panorama (Albania)

Rriten testimet, rriten edhe rastet e reja pozitive me COVID-19

-

Me rritjen e numrit të testimeve janë rritur edhe rastet e reja pozitive me COVID-19. Kështu, të enjten janë raportuar 317 persona të infektuar nga 3024 testime të kryera, megjithatë shkalla e infeksioni­t vijon të jetë nën 12 për qind. “Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastë­r, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamzë, 5 raste në Lushnjë, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastë­r, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol”, ka bërë me dije Ministria. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96 129 që nga fillimi i epidemisë. Prej disa ditësh e përmirësua­r paraqitet situata edhe në spitalet COVID. Aktualisht në spitalet COVID

në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e kaluara betejën me sëmundjen e kanë humbur 6 pacientë të grupmoshav­e nga 69 deri në 90 vjeç. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69-90 vjeç”, kanë bërë me dije autoritete­t shëndetëso­re.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania