Panorama (Albania)

I mituri plagoset rëndë në Bulqizë, u rrëzua me biçikletë

-

Një aksident automobili­stik ka tronditur dje pasdite banorët e Klosit në rrethin e Matit. Një fëmijë dhe një i ri, teksa ktheheshin në shtëpi pas mbarimit të mësimit, janë përplasur nga një mjet i tonazhit të lartë. Burime pranë Komisariat­it të Policisë Mat bënë me dije se nxënësit po udhëtonin në afërsi të urës së Klosit ku janë përplasur nga shufrat e hekurit të një trajleri që lëvizte nga Burreli në drejtim të Bulqizës. “Makina po merrte kthesën në dalje të urës së dëmtuar dhe të ngushtë të Klosit. Në momentin kur po hynte në unazën e re të qytetit, shufrat e gjata të hekurit kanë përplasur dy kalimtarët. Ata kanë rënë përtokë dhe kjo ka krijuar frikë e panik te banorët që kanë parë momentin e aksidentit”, thanë zyrtarë të Policisë. Ura ku ndodhi ngjarja është bërë problem edhe në raste të tjera pasi ajo jo vetëm është tejet e amortizuar, por hyrje-daljet e saj janë të vështira, sidomos për mjetet e tonazhit të lartë, të cilët transporto­jnë krom, lëndë ndërtimi dhe mallra të tjerë. Mësohet se drejtuesi i mjetit është ndaluar nga efektivët e Policisë dhe po hetohen rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme edhe në Fushë-Bulqizë. Një fëmijë 6vjeçar teksa luante me biçikletë, është rrëzuar duke marrë plagë të rënda në kokë. Policia lokale konfirmoi se fëmija po luante pranë banesës kur është rrëzuar. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin lokal, 6vjeçari është transportu­ar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializu­ar. a.l.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania