Panorama (Albania)

Rreth 500 mijë euro ndahen për avokatët e të akuzuarve në Hagë

Ministria s’jep detaje mbi pagesat, reagon Avokati i Popullit

-

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka aprovuar disa kërkesa për mbulimin e shpenzimev­e për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializu­ara në Hagë.

Mes të akuzuarve në atë institucio­n janë ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlam­entarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Grupit Parlamenta­r të LVV-së, Rexhep Selimi etj. Komisioni, i cili funksionon brenda Ministrisë së Drejtësisë, ka aprovuar kërkesat për katër avokatët mbrojtës të të akuzuarve dhe ka kryer pagesat për ta në vlerë prej 464 600 euro. “Mbulimi i shpenzimev­e për mbrojtje juridike dhe financiare bëhet sipas legjislaci­onit përkatës në fuqi dhe këto të drejta janë të aplikueshm­e ndaj të gjithë personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhur­a, për krimet e pretenduar­a pranë Dhomave të Specializu­ara, pa marrë parasysh se kush është subjekt i procedurës pranë Dhomave të Specializu­ara”, thuhet nga zyra për media e Ministrisë së Drejtësisë. Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje se sa para është paguar një avokat. Por sipas REL, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se Ministria e Drejtësisë duhet të jetë transparen­te. “Çdo shpenzim nga paraja publike duhet të jetë transparen­t dhe publik. Nuk kemi se çka të fshehim. Pa dyshim që unë konsideroj se është obligative për institucio­net t’i bëjnë publike shpenzimet nga paratë e shtetit”, tha Qelaj. Sipas avokatit, vetëm në raste të caktuara me ligj nuk mund të bëhen publike shpenzimet e parave të shtetit.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se ligjet e aplikuara në Kosovë nuk lejojnë që pagesat për avokatët të jenë sekrete. Ky proces duhet të jetë transparen­t dhe të sigurohet që të gjithë të akuzuarit të trajtohen në mënyrë të barabartë. Mënyra se si janë paguar avokatët deri tash, sipas IKD-së, cenon rëndë parimet e transparen­cës, llogaridhë­nies dhe mundësisë për të trajtuar në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe sipas kushteve të njëjta të gjithë personat e akuzuar.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se buxheti për mbështetje financiare për personat e akuzuar potencialë është përcaktuar me ligj, ku janë paraparë mjete në vlerë prej 17 milionë eurosh. Sipas ligjit, çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializu­ara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimev­e të mbrojtjes.

Shumat që kërkohen nga avokatët mbeten konfidenci­ale, por bazuar në përvojat e mëhershme, bëhet fjalë për miliona euro.

Micheal O’Reilly ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të ishKryemin­istrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë proceseve gjyqësore në Tribunalin e Hagës për Krimet në ish-Jugosllavi. Në një shkrim për “Irish times”, O’Reilly më 23 maj 2015 kishte shkruar se Haradinaj ka paguar 11 milionë euro për mbrojtjen e tij. “I thash atij se do t’i kushtonte 5 milionë euro për të pasur mbrojtjen që i duhet. Në fakt, i kushtoi 11 milionë euro dhe të gjitha ishin donacion nga populli i Kosovës. I thash atij se ky gjykim do t’ia merrte dy vjet të jetës së tij (edhe jetës sime) në fakt, i mori tetë, katër nga të cilat i kaloi në burg”, kishte shkruar O’Reilly.

 ??  ?? Ish-komandantë­t të akuzuar në Hagë, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimaj
Ish-komandantë­t të akuzuar në Hagë, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania