Panorama (Albania)

Real-Barcelona, sekreti është te goli i parë

-

Barcelona do të vizitojë të shtunën stadiumin “Alfredo di Stefano” për t’u përballur me Realin e Madridit në një duel që mund të rezultojë vendimtar për luftën në La Liga. “Galaktikët” dhe katalanasi­t do të kërkojnë patjetër 3 pikët në një ndeshje, në të cilën kush shënon i pari mund të ketë shumë shanse për të fituar. Nëse shohim statistika­t e arritura këtë sezon nga të dyja ekipet, do të kuptohet ky trend. Për shembull, Barcelona nuk ka humbur asnjë nga 18 ndeshjet në La Liga që ka shënuar e para. Vetëm Kadizi ka arritur që të marrë të paktën një pikë, edhe pse katalanasi­t kishin shënuar të parët. Pjesa tjetër e ndeshjeve kanë qenë fitore për Barçën. Reali i Madridit, nga ana tjetër, ka shënuar i pari në 21 ndeshje dhe ka arritur të fitojë 17 prej tyre, dy kanë përfunduar barazim dhe 2 herë është përmbysur ndaj Valencias dhe Levantes.

Vështirësi - Duke parë me vëmendje ecurinë e të dyja skuadrave, kuptojmë që si Reali, ashtu edhe Barcelona, e kanë të vështirë të fitojnë nëse kundërshta­rët u shënojnë të parët. Skuadra e Kumanit ka fituar vetëm 3 (Sociedad, Bilbao dhe Betis) në 11 duelet që rivali ka gjetur golin i pari, ndërsa ekipi i Zidanit ka marrë 3 pikët në 2 nga 6 ndeshjet që e kanë nisur me humbje (Hueska dhe Elçe). Nëse flasim për kompeticio­ne të tjera, mund të gjejmë ndonjë ndeshje ku Barça ka shënuar e para dhe ka humbur. Ndodhi kundër PSG-së në fazën e 1/8-ave në Champions, ku francezët triumfuan me tre golat e Mbapesë dhe golin e Kinit, pavarësish­t se Leo hapi siparin e golave. Edhe në finalen e Superkupës shënoi Barcelona, por Bilbao e përmbysi. Realit i ka ndodhur ndaj Alkojanos në Kupën e Mbretit. Militao shënoi i pari, por dueli u përmbys.

7 “El Clasico” - Për të gjetur një ndeshje të përmbysur mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në La Liga, duhet të rikthehemi në sezonin 20162017. Në 23 prillin e vitit 2017, Kasemiro inauguroi rrjetën për “Los Blankos”, ndërsa Mesi dhe Rakitiç përmbysën sfidën. Hames Rodrigez barazoi sërish, por në minutën e 92-të Mesi shënoi golin historik. Që nga ajo kohë janë luajtur 7 ndeshje dhe ka fituar skuadra që ka shënuar e para. Përjashtim bën viti 2018 kur shënoi Barcelona dhe ndeshja përfundoi barazim. Këtë herë mund të jetë ndryshe, duke qenë se të dyja skuadrat do të kërkojnë patjetër fitoren për të shpresuar titullin kampion në Spanjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania