Panorama (Albania)

Zgjedhjet në KOKSH, 23 federata rrezikojnë votimin

Futbolli, mundja apo shtanga aktualisht janë jashtë

-

Prej kohësh Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar na ka shoqëruar me përplasje dhe tensione të vazhdueshm­e nga protagonis­të që e drejtojnë apo që aderojnë në këtë institucio­n, duke e çuar KOKSH-in në një kaos total.

Pas miratimit të statutit në shkurt, ku sërish pati debate dhe polemika të forta për asamblenë që vendosi ta shkarkonte presidenti­n Viron Bezhani, institucio­ni më i lartë i sportit në vend po përgatit Asamblenë e Përgjithsh­me të 17 prillit, nga ku do të dalë presidenti dhe bordi i ri drejtues. Komisioni i Verifikimi­t të Etikës ka shqyrtuar kandidatur­at për presidencë­n, zv.presidencë­n, anëtarët e komitetit ekzekutiv, gjithashtu edhe federatat që do të votojnë në këtë asamble. Në dokumentin e Komisionit të Etikës të publikuar së fundmi bien në sy se plot 23 federata sportive në vend nuk mund të marrin pjesë në Asamblenë Zgjedhore të 17 prillit. Shkaku është mangësia në dokumentac­ionin që kanë dorëzuar, ku për arsye të ndryshme, si mungesa e listës së aktivitete­ve të vitit 2020 apo pagesës së kuotës financiare të përvitshme, gjë që u heq atyre të drejtën e votës në asamble. Një pjesë e këtyre federatave e kanë lexuar këtë dokument si një përjashtim, por në fakt ato kanë edhe 5 ditë afat që nga marrja e njoftimit për t’i plotësuar të gjitha mangësitë e evidentuar­a. Këtu bëhet fjalë për federatat elitare, si ajo e Futbol- lit, Mundjes, Atletikës, Peshëngrit­jes etj. Në listën e siguruar mund të votojnë vetëm 18 federata, pra më pak se numri i atyre që janë përjashtua­r. Për shkak të mungesës së dokumentac­ionit, deri më tani mbetet jashtë gare edhe kandidati për president Artan Shytaj, ndërsa janë OK tri kandidatur­at e tjera për kreun e KOKSH: Fidel Ylli, Vojo Malo dhe Martin Biba.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania