Panorama (Albania)

Përmbysje spektakola­re e Romës, tifozi nudo ndërpret ndeshjen

-

Janë luajtur 4 ndeshjet e para për çerekfinal­et e Ligës së Europës, ku nuk kanë munguar edhe rezultatet pozitive. Roma ka marrë një fitore shumë të rëndësishm­e në transfertë, teksa ka mposhtur me përmbysje Ajaksin, me rezultatin 1-2. Holandezët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli, por në pjesën e dytë verdhekuqt­ë përmbysën gjithçka me golat e Pelegrinit dhe Ibanjezit. Mungesë për verdhekuqt­ë deri në fund do të jetë qendërmbro­jtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili vuan shqetësime­t në gju. Arsenali është shtangur në shtëpi nga Slavia Pragë, ku aktivizohe­t edhe ish-sulmuesi i Skënderbeu­t, Piter Olanka. Londinezët zhbllokuan sfidën në minutën e 86-të, teksa kaluan në avantazh me Pepe, por çekët barazuan shifrat në minutën e 94-t me Holes. Mançester Juanjtid nuk ka zhgënjyer në transfertë ndaj Granadës, teksa ka triumfuar me rezultatin 0-2, falë golave të Rashford dhe Bruno Fernandesh. Fitore ka korrur edhe Vijareali, që ka mposhtur mimimalish­t Dinamon e Zagrebit në transfertë.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen mes Granadës dhe Mançester Junajtid, e vlefshme për çerekfinal­en e Ligës së Europës. Gjatë kohës kur dy skuadrat ishin në fushë, në minutën e 6-të lojtarët kanë mbetur të habitur nga ajo që kanë parë. Një tifoz tërësisht nudo është futur në fushë, duke i shtangur të gjithë. E çuditshme në fakt, pasi në shkallët e stadiumeve nuk lejohen tifozët, por ai e ka gjetur mënyrën për t’u futur dhe për të vrapuar në fushë. Për këtë arsye lojtarët e kanë ndërprerë ndeshjen për pak minuta, deri sa rojet e sigurisë kanë ndaluar tifozin dhe e kanë nxjerrë jashtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania