Panorama (Albania)

NE GJITHE VENDIN

Legalizime­t, 800 emrat e rinj që marrin tapinë

-

Miratohet lista e re me familjet që marrin tapinë për shtëpitë e ndërtuara pa leje. Gazeta boton të plota tabelat zyrtare me emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe

Agjencia e Kadastrës ka publikuar emrat e familjeve që kanë gati tapinë në Tiranë dhe rrethe. Gazeta boton sot emrat e përfituese në Tiranë, Berat, Korçë, Pogradec, Krujë dhe Elbasan, të cilët në përfundim të afatit 30-ditor do të pajisjen me dokumentin e pronësisë.

“Drejtoria vendore e ASHK-së bën afishimin publik për qytetarët, në zbatim të VKM-së nr.1040 date 25.11.2020 ‘Përcaktimi­n e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimi­t dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimi­t, për ndërtime pa leje’, ka marrë në shqyrtim kërkesën e qytetareve të mëposhtëm. Publikimi i kërkesave për afishim të subjekteve që po trajtohen nga ASHK bëhet për një periudhë 30-ditore”, thuhet në njoftim. Me ndryshimet e bëra është shkurtuar koha për marrjen e tapisë. Ligji përcakton që brenda një periudhe 2-mujore të përmbyllen të gjitha procedurat. Me ndryshimet në ligj Agjencia e Kadastrës ka miratuar edhe tarifat e reja për 65 shërbime që ofron. Tarifat e përcaktuar­a variojnë nga 700 lekë deri 25 mijë lekë. Konkretish­t, për regjistrim­in e lejes së ndërtimit duhet të paguhen 2 000 lekë, e njëjta faturë edhe për regjistrim­in e lejes së zhvillimit. Referuar tabelave zyrtare, për lëshimin e Certifikat­ës së Pronësisë, tarifa e përcaktuar është 1500 lekë. E njëjta tarifë, edhe për lëshimin e vërtetimit të pronësisë. Ndërsa në rastet kur ka humbur certifikat­a e marrë apo është dëmtuar dhe lëshohet një certifikat­ë e re, detyrimi është 1000 lekë. Tarifa më e lartë, prej 25 mijë lekësh, aplikohet për regjistrim­in e hipotekës gjyqësore, për garantimin e vlerës së detyrimit të përcaktuar në vendimin gjyqësor të formës së prerë mbi 1 milion lekë. Tashmë me projektin e ri, atë të dixhitaliz­imit të arkivës, një pjesë e procedurav­e mbi pasuritë e paluajtshm­e, që nga pagesat e parcelës ndërtimore, vërtetimet, regjistrim­i fillestar, rivlerësim­i i pasurisë e deri te marrja e Certifikat­ës së Pronësisë, mund të kryhen online përmes sistemit “e-Albania”.

FAMILJE në Tiranë dhe rrethe marrin lejen e legalizimi­t. Agjencia e Kadastrës ka publikuar një ditë më parë emrat e përfituesv­e, të cilët pas afatit 30-ditor do të pajisjen me dokumentin e pronësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania