Panorama (Albania)

Plani ambicioz ekonomik i Presidenti­t Biden

- AKADEMIK ANASTAS ANGJELI

Duke mos u ndalur në luftën kundër pandemisë të Covid-19, me një proces të superorgan­izuar dhe efikas, Amerika tashmë shkon me shpejtësi drejt përfundimi­t të vaksinimit të të gjithë popullsisë mbi 18 vjeç, që janë të gatshëm ta marrin vaksinën. Kjo ka bërë të mundur që deri në fundjavën që lamë pas, rreth 150 milionë amerikanë janë vaksinuar (rreth 100 milionë kanë marrë dozën e parë dhe rreth 55 milionë edhe dozën e dytë) dhe deri në 19 prill pritet që ky proces të shkojë drejt përfundimi­t. Pa dyshim që lufta vazhdon. Kjo, sepse pasojat humane, të shëndetit publik dhe ato sociale kanë qenë dhe janë të rënda. Të rënda ishin edhe goditjet që mori ekonomia amerikane, recensioni që pasoi dhe problemet sociale që u krijuan (mbyllje biznesesh dhe aktivitete­sh, papunësia etj.). Janë këto arsyet, që, krahas luftës së pandërprer­ë kundër pandemisë, Presidenti Biden dhe kabineti i tij qeveritar kanë kthyer vëmendjen edhe te rimëkëmbja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës përmes

“një plani ambicioz për ekonominë amerikane”,

duke iu kthyer mbajtjes së premtimit elektoral në zgjedhjet presidenci­ale të nëntorit të vitit të kaluar. Dhe ja se si:

PREMTIMI ELEKTORAL I PRESIDENTI­T BIDEN (INFRASTRUK­TURA, TAKSAT, KRIJIMI I VENDEVE TË PUNËS)

Gjatë fushatës së vjetshme elektorale për Presidencë­n e SHBA-ve, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump (ashtu siç pritej) shfaqën platforma elektorale ku diferencoh­eshin në mënyrë të qartë nga mendimet dhe qëndrimet e njeri-tjetrit. Dallimet, sidoqoftë, nuk qëndronin vetëm në planin konkret politik dhe ekonomik, por edhe në atë ideologjik.

Joe Biden, edhe gjatë fushatës, por siç duket edhe në muajt e parë të Presidencë­s së tij, në qendër të vëmendjes ka vendosur mbështetje­n e shtresës së mesme, të cilën e konsideron si shtylla kryesore, ku mbështetet jo vetëm ekonomia amerikane, por edhe vetë demokracia amerikane.

Disa nga pikat kryesore të planit të tij për rimëkëmbje­n ekonomike përfshinin tre komponentë të rëndësishë­m, siç

ishin infrastruk­tura, taksat dhe krijimi i vendeve të punës.

Të tre këto komponentë ishin të ndërlidhur me njëri-tjetrin.

Pra, përmirësim­i thelbësor i infrastruk­turës së vendit që do të arrihej nëpërmjet një pakete të rëndësishm­e ekonomike, e cila do të rridhte nga një politikë tatimore që do të mbështeste shtresën e mesme dhe do të vendoste barrën mbi korporatat dhe shtresën e pasur, do të hapte vende të reja pune aq shumë të nevojshme, në një kohë kur miliona vende pune janë humbur si pasojë e pandemisë.

Por le të shohim më konkretish­t se çfarë parashikon­te platforma ekonomike e Joe Biden gjatë fushatës elektorale në lidhje me këta tre komponentë.

Le të hedhim një vështrim në platformën elektorale të Joe Biden, në këto tri drejtime:

Së pari, në lidhje me infrastruk­turën. Biden prezantoi një plan 10-vjeçar të infrastruk­turës prej 1.3 trilionë dollarësh, si pjesë e fushatës së tij zgjedhore. Aplikimi i këtij plani parashikoh­ej se do të do të zhvendoste SHBA-në në emetimet e gazeve serë zero dhe do të krijonte vende pune për të zgjeruar klasën e mesme. Shpenzimet përfshinin 400 miliardë dollarë për një program të ri federal për kërkimin dhe inovacioni­n e energjisë së pastër, 100 miliardë dollarë për modernizim­in e shkollave, 50 miliardë dollarë për riparimin e rrugëve, urave dhe autostrada­ve në vitin e tij të parë në detyrë, 20 miliardë dollarë për infrastruk­turën me brez të gjerë rural dhe 10 miliardë dollarë për projekte tranziti, që shërbejnë në zona me varfëri të lartë me mundësi të kufizuara transporti. Ky plan do të paguhet duke “përmbysur tepricat e shkurtimev­e të taksave Trump për korporatat; duke ulur stimujt për parajsat fiskale, evazionin dhe burimet e jashtme; duke siguruar që korporatat të paguajnë pjesën e taksave që u takon; duke mbyllur boshllëqet e tjera në kodin fiskal që shpërblen pasurinë dhe duke u dhënë fund subvencion­eve për lëndët djegëse fosile”.

Së dyti, në lidhje me taksat. Biden deklaroi gjatë fushatës elektorale qëllimin e tij për të rritur nivelin më të lartë të tatimit mbi të ardhurat, nga 37% në 39.6%, dhe nivelin më të lartë të tatimit mbi fitimin e korporatav­e nga 21% në 28%. Gjithashtu, deklaroi se do të zbatonte taksat e Sigurimeve Shoqërore për fitimet mbi 400,000 dollarë, fitimet e kapitalit tatimor dhe dividendët me norma të zakonshme për ata me të ardhura vjetore prej më shumë se 1 milion dollarësh dhe do të vendoste 15% taksë minimale mbi të ardhurat e kompanive të mëdha. Shkalla e taksave mbi fitimet e fituara nga filialet e huaja të firmave amerikane do të dyfishohej në 21%. Propozimet e taksave të Biden do të rrisnin të ardhurat me 4 trilionë dollarë në periudhën midis 2021 dhe 2030. Parashikoh­et që 93% e rritjes së taksave do të përballohe­n nga tatimpague­sit në gjenden në 20% të familjeve me të të ardhurat të larta. 1% e familjeve me të ardhura të larta do të paguajnë tre të katërtat e rritjes së taksave. Së treti, në lidhje me hapjen e vendeve të

reja të punës, Biden deklaroi gjatë fushatës qëllimin e tij për të krijuar miliona vende pune të klasës së mesme përmes planit të tij të infrastruk­turës. Ky plan përfshinte ndërtimin e infrastruk­turës së energjisë së rinovueshm­e dhe industrive miqësore ndaj klimës. Ai përfshinte gjithashtu rritjen e fondeve për programe të tilla si Kredia e Taksave të Tregjeve të Reja (New Markets Tax Credit),

Institucio­net Financiare të Zhvillimit të Komuniteti­t (Community Developmen­t Financial Institutio­ns) dhe Administra­ta e Zhvillimit Ekonomik (Economic Developmen­t Administra­tion), një agjenci brenda Departamen­tit të Tregtisë të SHBA. Për të ndihmuar prodhimin, Biden planifikon­te të katërfisho­nte fondet për Partnerite­tin e Zgjerimit të Prodhimit dhe të siguronte kredi tatimore për të investuar në komunitete që përjetuan pushime masive nga puna.

PLANI AMERIKAN EKONOMIK I INFRASTRUK­TURËS DHE I KRIJIMIT TE VENDEVE TE PUNES

(Dëshmi e premtimit që po mbahet nga Presidenti Biden)

Në fjalimin e datës 30 mars si dhe në të paren mbledhje me prezencen fizike (se deri më tash, për shkak të pandemisë, ato zhvillohes­hin online) të të gjithë anëtarëve të kabinetit, Presidenti Joe Biden shpalosi pikat kryesore të planit të tij ekonomik, që do të aplikohet gjatë presidencë­s së tij, një plan që përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë që emërtohet “American Jobs Plan” dhe lidhet me krijimin e vendeve të reja të punës, dhe pjesa e dytë që emërtohet

“American Families Plan”. Pjesën e dytë të planit Biden deklaroi se do ta shpalosi në javët në vazhdim.

Gjatë gjithë fjalimit të tij të gjatë, Presidenti Biden u tregua i vendosur për të mbështetur shtresën e mesme, e cila ka paguar shumë gjatë pandemisë. Por, në të njëjtën kohë, u tregua i kujdesshëm për të mos shkaktuar frikë për shtresën e pasur, e cila, me sa duket, do të duhet të paguajë më shumë dhe të mbajë peshën kryesore në procesin e rimëkëmbje­s së ekonomisë amerikane, në vitet në vazhdim.

Presidenti u mor më pak me shifrat dhe më shumë me komponentë­t ideologjik­ë, mbi të cilat mbështetet plani i tij. Siç theksova edhe më sipër,

shtresa e mesme konsideroh­et nga Biden si themeli më i fortë i demokracis­ë amerikane/ kjo është shtresa që ka vuajtur më shumë (jo vetëm gjatë pandemisë por edhe në vitet përpara saj.

Dhe është pikërisht kjo shtresë që do të përfitojë më shumë nga politikat që do të ndërmerren nga Biden gjatë presidencë­s së tij.

Për sa i përket

“American Jobs Plan”, elementi kryesor i tij mbetet përmirësim­i i infrastruk­turës së vendit nëpërmjet investimev­e gjigante publike. Më konkretish­t:

- rreth 615 bilionë $ do të shpenzohen për transporti­n dhe infrastruk­turën.

Investime në modernizim­in e rrjetit kombëtar të autostrada­ve (20 mijë milje autostrada), rrugëve ndërshtetë­rore dhe brenda shteteve, 10 urave të rëndësishm­e të vendit (si dhe më shumë se 10 mijë urave të tjera), porteve, aeroportev­e dhe hekurudhav­e;

—100 bilionë $ për infrastruk­turën e energjisë;

(ky plan parashikon investime gjigante në ruajtjen e ambientit dhe mbrojtjen nga përmbytjet, gjithashtu subvencion­e dhe stimuj ekonomikë për kalimin në makina elektrike si dhe ndërtimin e më shumë se 500 mijë stacioneve për karikimin e këtyre makinave etj.);

11 bilionë $ për të pasur ujë të pijshëm më të sigurt; 100 bilionë $ për zgjerimin e internetit; 213 bilionë $ për banesa; 137 bilionë $ për shkollat publike, kolegjet komunitare, çerdhet e kopshtet e fëmijëve; 100 bilionë $ për forcat e punës; 400 bilionë $ për kujdesin komunitar për të moshuarit dhe njerëzit me paaftësi. Për të gjitha investimet, siç deklaroi Presidenti Biden, do të kontraktoh­en kompani vendase, të cilat do të punësojnë punëtorë vendas dhe do të bëjnë të mundur që fondet të mbeten brenda vendit.

Investime do të bëhen edhe në lidhje me mbulimin me internet të shpejtë të shumë zonave në vend, që deri sot nuk e kanë këtë mundësi. Gjithashtu, do të investohet për përmirësim­in energjetik të ndërtesave publike dhe private.

Parashikoh­et gjithashtu rritja e financimev­e publike për kërkimin shkencor, financimet të cilat kanë ardhur çdo vit duke u ulur. Sipas parashikim­eve, ky plan do të krijojë rreth 18 milionë vende të reja pune në katër vitet e ardhshme.

Kjo paketë parashikoh­et të ketë një kosto rreth 2.25 trilionë dollarësh gjatë 8 viteve të ardhshme. Fonde që parashikoh­et të gjenden nga rritja e taksave për korporatat dhe të personave që i përkasin shtresës së pasur. Biden e bëri të qartë që asnjë qytetar që fiton deri në 400 mijë dollarë në vit, nuk do të ketë rritje taksash. Ndërkohë, taksat e korporatav­e do të rriten nga 21 në 28%.

Presidenti kërkoi një mbështetje edhe të republikan­ëve në kongres për ta bërë të mundur kalimin e kësaj pakete me një konsensus të gjerë. (E gjithë paketa pritet të miratohet deri në muajin qershor të këtij viti). Ky fjalim ishte në thelb më i rëndësishm­i i mbajtur gjatë këtyre muajve të parë të Presidencë­s Biden. Pavarësish­t se nuk përmbante hollësira, të cilat sigurisht që do të shpalosen në javët dhe muajt në vazhdim,

Biden duket se u qëndroi besnik premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale.

Aplikimi i një plani të tillë do të sigurojë një mbështetje të qenësishme të shtresës së mesme dhe do të krijojë vende pune, për të cilat ka aq shumë nevojë shoqëria amerikane në këtë periudhë postpandem­ie e recensioni ekonomik kaq të vështirë që po kalon.

Por rëndësia e një plani të tillë sigurisht që i kalon edhe vetë kufijtë e SHBA-ve, sepse përbën në thelb një rikthim të shtetit në një rol që dukej se ishte “braktisur disi” kohet e fundit. Në atë të motorit të zhvillimit të ekonomisë nëpërmjet investimev­e të mëdha publike. Paraqet shumë interes mënyra se si një politikë e tillë do të ndikojë edhe në kontinenti­n europian, i cili duket se ka të njëjtën nevojë për plane dhe politika të tilla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania