Panorama (Albania)

“Alb Control”, Meta letër KLSH: Auditimi do zbulojë shkaktarët

“Auditim të plotë mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie dhe përdorimin e fondeve publike”

- TIRANE

Presidenti Ilir Meta i dërgoi dje një tjetër letër Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku i kërkon nisjen e procedurav­e të auditimit mbi veprimtari­në ekonomiko-financiare dhe organizati­ve të “AlbControl”.

Kreu i shtetit i bën me dije kreut të KLSH-së, Arben Shehu, që të nisë sa më parë këtë proces për të zbuluar shkaqet që çuan në lindjen dhe thellimin e problemati­kave në këtë shoqëri që pasoi me protestën e kontrollor­ëve dhe pezullimin e punës për 48 orë në aeroportin “Nënë Tereza”. Duke renditur disa nga çështjet që e shqetësojn­ë lidhur me problemati­kën e krijuar, Meta i bën thirrje KLSH-së të hetojë mbi mënyrën e menaxhimit, përdorimin e fondeve publike dhe respektimi­t të kontratave. Sipas Presidenti­t, pretendime­t e kontrollor­ëve duhet të shqyrtohen dhe sa më parë të gjendet një zgjidhje e këtij ngërçi që ka një rëndësi të madhe për sigurinë kombëtare. PJESË NGA LETRA Zoti Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit! Kërkohet nisja e procedurav­e të auditimit mbi veprimtari­në ekonomiko-financiare dhe organizati­ve të “AlbControl” sh. a., si dhe e shkaqeve që kanë çuar në lindjen dhe thellimin e problemati­kave në këtë shoqëri. Kompania shtetërore “Albcontrol” sh. a., me kapital 100 për qind shtetëror, ka përgjegjës­inë ligjore të menaxhojë dhe kontrolloj­ë hapësirën ajrore shqiptare (FIR) në përputhje me rregullat e brendshme dhe standardet ndërkombët­are të trafikut ajror. Punonjësit e kësaj kompanie (kontrollor­ët ajrorë shqiptarë), të organizuar në Sindikatën e Pavarur

të Kontrollit të Transporti­t Ajror, kanë ngritur shqetësime­t e tyre mbi vendimmarr­jet e këshillit mbikëqyrës të shoqërisë “Albcontrol” sh. a., për uljen e pagave dhe pezullimin e të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punëmarrës­ve për një periudhë të pacaktuar, duke pretenduar se këto vendimmarr­je shkelin një sërë rregullore­sh dhe manualesh në lidhje me sigurinë e operimit të trafikut ajror, duke vënë rrjedhimis­ht në rrezik, individual­isht dhe kolektivis­ht, të gjithë trupën e kontrollor­ëve të trafikut ajror, funksionim­in normal të shoqërisë “Albcontrol” sh. a. dhe sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë. Sipas këtyre të dhënave të bëra tashmë dhe publike prej tyre, përdorimi i fondeve të kompanisë, ndërprerja në masë e marrëdhëni­eve të punësimit, si dhe kufizimi/pezullimi pa afat i të drejtave të fituara prej tyre, nuk përkon me realitetin financiar të kompanisë dhe as justifikoh­et nga situata e krijuar për shkak të pandemisë, siç kanë pretenduar organet drejtuese të kompanisë. Lidhur me këto problemati­ka dhe kërkime të përsëritur­a të kontrollor­ëve ajrorë, ata pretendojn­ë se janë injoruar për të paktën 10 muaj me radhë nga institucio­net përgjegjës­e dhe kërkesat e tyre nuk janë marrë në shqyrtim. Ndërkohë që po prej ditës së djeshme, disa prej kontrollor­ëve janë shkarkuar nga detyra, ndërsa një numër i konsiderue­shëm i tyre janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në komisariat­e. Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar, në mbrojtje dhe garantim të interesit publik, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h dhe 162 pika 1 dhe 163 shkronja “a” dhe “b” të Kushtetutë­s, si dhe referuar dispozitav­e të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, kërkon nga ana Juaj që të ndërmerret pa vonesë një auditim i plotë mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie; respektimi­n e dispozitav­e ligjore në vendimmarr­jet e organeve drejtuese; përdorimin e fondeve publike; respektimi­n e procedurav­e në marrëdhëni­et e punës; si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtari­në e sigurt dhe funksionim­in normal e të qëndrueshë­m të “AlbControl” sh.a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania