Panorama (Albania)

Punësimet elektorale, KQZ letër Drejtorisë së Thesarit

Celibashi i kërkon Drejtorisë së Thesarit numrin e të punësuarve muaj pas muaji që nga data 25 dhjetor 2020 kur hyri në fuqi akti

- MARIGLEN KUME

Sa herë që ka zgjedhje në Shqipëri ndodh që administra­ta publike të fryhet me punonjës që njihen ndryshe edhe si punësime elektorale.

Ky fenomen, sipas kandidatëv­e të opozitës, nuk u ka shpëtuar edhe këtyre zgjedhjeve. Kandidati për deputet i PD-së në Korçë më 20 mars denoncoi punësimet elektorale në Bashkinë e Korçës. “Janë disa institucio­ne publike, si Bashkia e Korçës, Ujësjellës­i apo INSTAT, të cilët gjatë dy muajve të fundit kanë punësuar dhjetëra presona me kontrata të përkohshme”, tha Andrea Mano. Ndërkohë, 4 ditë pas tij, edhe nënkryetar­i i LSIsë, Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediat, denoncoi të njëjtën gjë. Sipas Vasilit, numri i të punësuarve në administra­tën shtetërore muajt e fundit është shtuar me mbi 10 mijë. “Është vërtet një situatë skandaloze ajo që po ndodh me financat publike, të cilat janë vënë në dispozicio­n të punësimeve fiktive, punësimeve elektorale vetëm e vetëm për të orientuar e për të rrëmbyer vota, duke paguar me rroga shteti. Faktet janë shumë të rënda dhe kokëforta. Vetëm në tremujorin e fundit të vitit, administra­ta publike ka arritur në 182 mijë njerëz dhe janë punësuar dhe shtuar vetëm në tremujorin e fundit 10 mijë njerëz, përfshirë këtu administra­të bashkish dhe administra­të të qeverisë”, tha Vasili më 24 mars.

REAGIMI Nisur nga shqetësime­t e kandidatëv­e të opozitës, por edhe të mediave, në një seancë publike pak ditë më parë, anëtarja e Komisionit Rregullato­r, Helga Vukaj, i kërkoi Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që t’i drejtohej me një kërkesë për informacio­n Drejtorisë se Përgjithsh­me të Thesarit, Drejtorisë se Përgjithsh­me të Sigurimeve Shoqërore e Shëndetëso­re, për numrin e personave te punësuar muaj pas muaji nga data 25 dhjetor (datë kur ka hyrë në fuqi akti i Komisionit Rregullato­r për veprimtari­të e ndaluara) e deri më sot. Ndërkohë, edhe gatishmëri­a e Komisioner­it Celibashi ka qenë e menjëhersh­me dhe ka nisur kërkesë për institucio­net. Gazeta “Panorama” ka siguruar kërkesën që i është nistur Drejtorisë së Thesarit që bën lëvrimin e fondit të borderosë për ccdo institucio­n publik. Nëse vërtetohen denoncimet e mediave dhe opozitës, atëherë KQZ-ja ndërhyn për të marrë masa. Kujtojmë që punësimet e reja elektorale janë një nga veprimtari­të e ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania