Panorama (Albania)

Dokumenti, vaksinat kineze i ofroi vetë kompania nga Turqia, çfarë po ndodh me “imunitetin e tufës”

Bie shkalla e infeksioni­t, si edhe shtrimet në spital

-

Hera e fundit kur infeksione­t ditore ishin në këtë nivel ishte në muajin shtator. Gati 6 muaj më pas raportohen vetëm 125 të infektuar nga rreth 2 mijë teste të kryera. Një shifër kjo tejet e ulët duke marrë në konsiderat­ë trajektore­n e përshkruar deri në tani. Reduktimi i rasteve ditore shihet ngushtësis­ht i lidhur dhe me testimet, duke qenë se edhe këto të fundit janë pakësuar ditaditës. Por në këtë rast bëhet fjalë për një trend zbritës që ka nisur të vërehet që prej gjysmës së dytë të muajit mars e vijon edhe përgjatë këtij muaji. Nga ana tjetër, kjo mund të lexohet edhe si një sinjal për imunitetin natyror, që nuk duket të jetë më një parashikim i largët.

RASTET Por cila është shpërndarj­a e rasteve pozitive me COVID-19 të raportuara një ditë më parë? Çfarë vihet re është që në Tiranë numri i të infektuarv­e ka pësuar rënie. Rënie ka pësuar po ashtu edhe totali i të infektuarv­e aktivë. Aktualisht janë 27 928 persona me këtë status. “Janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnjë, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec. Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98 269 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. E përmirësua­r paraqitet situata edhe në spitalet COVID, ku numri i të shtruarve sa vjen e bie. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Të dielën edhe ministrja Manastirli­u konfirmoi se në spitalin Covid 4 (ish-Universite­ti “Kristal”) nuk ka asnjë të shtruar. “Përqindja e pozitivite­tit të rasteve të reja ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në spitalin COVID 4, i cili do të vijojë të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzim­it të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të shtoj se kemi pasur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i agjërimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 prill”, tha ministrja. Në lidhje me rastet fatale, të hënën janë raportuar 4 humbje jete si pasojë e COVID-19. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastr­a, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63-82 vjeç”.

NDRYSHIMET Nga ana tjetër, kanë ndryshuar edhe masat anti-Covid. Kështu, duke filluar nga dje dhe së paku për një periudhë dyjavore ora policore do të fillojë kur akrepat të kenë shënuar 22:00. Ndërkohë, që prej së hënës kanë rinisur edhe fluturimet me Anglinë, të pezulluara që prej fundit të vitit që shkoi. Ndryshimet u bënë në mbledhjen e së dielës së Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe i paraprinë muajit të shenjtë të Ramazanit.

 ??  ?? Faksimile e akti normativ
Faksimile e akti normativ
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania