Panorama (Albania)

Dilema e zgjedhjeve: Një votë për partinë apo për Shqipërinë

- ADRI NURELLARI

Një ndër elementet kryesore të sistemeve demokratik­e dypartiake është parimi i “dhënies së llogarisë”, që nënkupton se zgjedhjet janë dita e gjykimit, apo e kiametit, për qeverinë që konsumon mandatin. Ideja që votuesit përdorin zgjedhjet për të kërkuar nga qeveritë të japin llogari për performanc­ën e tyre gjatë mandatit qëndron në zemër të demokracis­ë përfaqësue­se. Nëse për katër vjet qytetarët kanë dëgjuar pareshtur Kryeminist­rin, zgjedhjet japin mundësinë që, më në fund, së paku njëherë fjala t’u kalojë qytetarëve që vënë para përgjegjës­isë qeverinë dhe e shpërblejn­ë apo ndëshkojnë atë në bazë të performanc­ës.

Me pak fjalë, në kushtet e Shqipërisë, që qeveria demokratik­e të funksionoj­ë mirë, duhet që të kenë kërcënimin se në “ditën e gjykimit” votuesit do t’i mbajnë ata përgjegjës për veprimet e tyre pas një mandati në detyrë. Pa këtë kërcënim të “ditës së kiametit” që do t’i çojë në “xhenhemin” e opozitës apo “xhenetin” rimandatim­it në pushtet, do të kishim një papërgjegj­shmëri totale që do të degradonte në autoritari­zëm, imoralitet, abuzim dhe korrupsion. Edhe demokracia funksionon pak a shumë si drejtësia, bazohet te parimi i ndëshkuesh­mërisë. Nëse ka një gjë që e rrënon, qoftë drejtësinë, qoftë demokracin­ë, është pandëshkue­shmëria.

Me këtë rast duhet theksuar se modeli i votës në sisteme të ndara në dy krahë (si rasti i Shqipërisë) dallon nga sisteme shumëparti­ake ku sistemi politik është më i fragmentua­r dhe bashkëqeve­risës bazuar në koalicione të larmishme siç është, për shembull, Zvicra. Për rrjedhojë, fokusi i votës është më shumë te një parti që pëlqen nga shumë parti që garojnë sesa për të ndëshkuar apo shpërblyer një qeverie koalicioni ku përgjegjës­ia është kolegjiale apo e vështirë që të identifiko­het. Pra, në sisteme shumëparti­ake dhe me qeveri me koalicione të gjera, qytetarët e kanë të vështirë që të ndëshkojnë një qeveri sepse përgjegjës­ia është e paqartë, pasi parti rivale kanë ministri të ndryshme. Në të tilla rrethana, vota shkon kryesisht për partinë që pëlqehet më shumë sesa kundër qeverisë që ka lënë shije të hidhur për votuesit. Ky nuk është rasti në Shqipëri, ku adresa e përgjegjës­isë është e qartë e nuk ka të bëjë vetëm me një parti që ka gjithë tepsinë e pushtetit, por edhe me një individ të përveçëm që ka pasur ekskluziv timonin e qeverisjes. Modeli i votimit bazuar te llogaridhë­nia i një shteti me tendencë bipartizan­e apo të dy krahëve si Shqipëria, nënkupton që nëse qytetarët janë të pakënaqur me qeverisjen dhe me mënyrën se si ecin gjërat në vend, ata kanë vetëm tri alternativ­a: 1) Të ndëshkojnë partinë qeverisëse duke dëbuar jashtë pushtetit mashtruesi­t, edhe nëse kjo do të thotë që duhet votuar për një parti që i përket krahut tjetër ideologjik. 2) Të abstenojnë dhe tërhiqen nga procesi demokratik, të dëshpëruar e dorëzuar se asgjë nuk ndryshon. Ky është rasti kur pakënaqësi­a me performanc­ën e politikanë­ve kthehet në zhgënjim me demokracin­ë si një sistem politik që nuk garanton dot cilësi qeverie. 3) Të falin partinë qeverisëse duke gëlltitur mashtrimet e dështimet gjatë mandatit të saj, duke e votuar sërish.

Pra, është ky mekanizëm i “vënies para përgjegjës­isë” nëpërmjet votës pro rrotacioni­t, ai që e bën demokracin­ë një sistem që “vetërregul­lohet” në mënyrë progresive, duke çuar gradualish­t drejt një qeverisje gjithnjë e më cilësore. Aq i rëndësishë­m është rrotacioni për shëndetin e demokracis­ë, sa për disa studiues të njohur tranzicion­eve demokratik­e, rrotacioni i shpeshtë i pushtetit i ardhur në mënyrë paqësore nëpërmjet votës, konsideroh­et si një tregues i nivelit të konsolidim­it të demokracis­ë së një vendi.

Mirëpo, qeveria dhe zëdhënësit e saj në sektorin e mediave apo shoqërisë civile që i vërtiten e gravitojnë vërdallë saj si satelitë janë duke u përpjekur pikërisht që të shmangin e çmontojnë tërësisht mekanizmin thelbësor të demokracis­ë të vënies para përgjegjës­isë. Kjo synon që të zvogëlojë numrin e votuesve që zgjedhin alternativ­ën e parë të ndëshkimit të qeverisë së kaluar për performanc­ën e keqe dhe mundësisht t’i largojë ata drejt së tretë të relativizi­mit apo minimizimi­t të rëndësisë së rezultatev­e të qeverisjes. Për ta bërë këtë gjë, mbrojtësve të maxhorancë­s aktuale u leverdis që debati publik të mos bëhet për fakte, të dhëna, ngjarje, raporte ndërkombët­are, skandale apo premtime të pambajtura, por për thashethem­e për figurat kryesore kundërshta­re e sulme personale karakteria­le apo gjithfarë gjëje tjetër kreative që largon vëmendjen nga “dhënia e llogarisë” për performanc­ënn e deritanish­me.

Nëse në zgjedhjet e kaluara të vitit 2017 Rama u mor me bilancin e qeverisjes së parë duke u justifikua­r për dështimet apo premtimet e parealizua­ra duke ia mveshur fajin LSI-së, në këto zgjedhje nuk ka se kujt t’ia hedhë fajin. Asokohe, Rama thoshte që LSI-ja e kishte penguar për të pasur një performanc­ë të mirë sepse i kishte hyrë në hise, prandaj kërkonte ta kishte të gjithë “tepsinë” e pushtetit për vete, sepse vetëm duke e pasur ai të gjithë “timonin” do mund të përmbushte premtimet e siguronte qeverisje të mirë. Mirëpo, mandati i kaluar kur “timonieri” u bë udhëheqësi më i fuqishëm dhe i gjithëpush­tetshëm në Shqipëri që prej kohës së Ramiz Alisë, rezultoi me një qeverisje që degradoi nga shiu në breshër. Renditjet kryesore të organizata­ve prestigjio­ze ndërkombët­are për korrupsion­in, konkurrues­hmërinë, investimet e huaja, klimën e biznesit, trafiqet, pastrimin e parave etj. shënuan një rënie të ndjeshme.

Tanimë, timonieri Rama nuk ka kujt t’ia hedhë më fajin për keqperform­ancën e tij, sepse opozita nuk është as në Parlament e as në qeverisje lokale që ta pengonte e për më tepër sistemi i drejtësisë ka qenë i nxjerrë nga funksioni duke i lënë dorë tërësisht të lirë që të bënte çfarë të donte me “tepsinë e pushtetit”. Kjo e shpjegon edhe arsyen pse fushata aktuale e qeverisë nuk ka program elektoral klasik të ndarë në sektorë specifikë sikurse është bërë gjithmonë, sepse nuk i leverdis që të merret me përmbajtje, por vetëm me përbaltje. Nuk janë aspak rastësi sulmet e ulëta personale mbi figura e personalit­ete të opozitës.

Aktualisht, Partia Socialiste po i nxit njerëzit që të veprojnë në mënyrë joracional­e, por emocionale, në bazë të identiteti­t dhe përkatësis­ë e jo të bilancit të performanc­ës apo përgjegjës­isë.

Pra, është njësoj sikur t’i thuash je me Milanin apo me Interin. Një tifoz mund të jetë tërësisht i pakënaqur dhe i demoralizu­ar me Interin, por pikërisht se thirret në luajalitet­in e tij si tifoz, dhe kur vjen puna për Derby della Madonnina, atëherë ai prapë hidhet në mbështetje për ekipin e tij, pavarësish­t se ai ekip e ka dëshpëruar. Po të shihet fushata e Ramës, ai u flet kryesisht socialistë­ve dhe do të mobilizojë votat socialiste që ai tashmë ka dhe nuk po përpiqet me mesazhe bindëse me të lëkundurit dhe as të japë llogari apo justifikim­e për dështimet dhe premtimet e pambajtura. Një ndër taktikat që po përdor për këtë strategji është provokimi i socialistë­ve me sulmin ndaj Berishës, Ilir Metës dhe Monikës, sepse ata janë si alergjen mobilizues të votës socialiste. Jo më kot edhe e riktheu logon e vjetër të Partisë Socialiste mbajtur të fshehur për një kohë të gjatë, sepse u zëvendësua me Rilindjen.

Një pjesë e retorikës aktuale të fushatës së pushtetarë­ve është pak a shumë “ne nuk jemi të mirë, por më mirë se ne nuk ka, prandaj mjaftohuni me kaq”. Në këtë mënyrë, synohet jo vetëm që të relativizo­het apo ulet kostoja e faturës së keqqeveris­jes, por edhe që të ulen pritshmëri­të prej procesit demokratik. Kjo do të thotë që në pamundësi për të bindur shumë qytetarë që të zgjedhin alternativ­en e tretë, pra, t’i japin një shans të tretë qeverisë aktuale, Ramës i leverdis t’i çojë këta qytetarë të zhgënjyer drejt alternativ­ës tjetër, pra, të dorëzimit, domethënë të mosdaljes në votim.

Të dyja këto strategji elektorale, qoftë ajo që synon të kultivojë apati e dorëzim për të shkuar sa më pak njerëz në votim, qoftë ajo që synon të shfajësojë qeverinë apo relativizo­jë dështimin për hir të besnikëris­ë së verbër ndaj partisë, nuk kanë implikim vetëm për rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ato dy strategji kanë pasoja edhe për vetë sistemin e demokracis­ë në këtë vend, sepse krijojnë traditën e papërgjegj­shmërisë dhe pandëshkue­shmërisë. Çaktivizoj­në mekanizmin vetërregul­lues të demokracis­ë nëpërmjet kërkimit të llogarisë nëpërmjet votës. Pra, i japin dritën jeshile çdo politikani që në të ardhmen të qeverisë edhe më keq sesa ka qeverisur deri tani, sepse fundja gabimet nuk shpaguhen, skandalet nuk ndëshkohen dhe mashtrimet nuk bartin kosto. Prandaj sjellja elektorale në këto zgjedhje nuk ka të bëjë më thjesht me partinë, por edhe me përgjegjës­inë, gjë që lidhet ngushtë me të ardhmen e demokracis­ë në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania