Panorama (Albania)

Rama premton para për emigrantët, Basha rikthim të votimit për administra­torët e bashkive

“Si mundet të besojnë sot njerëzit që duke zgjedhur premtimet e Sudes, Vehbiut e Xhaferrit, jep një e merr dy, do të rregullojn­ë të ardhmen”

-

Kryeminist­ri Edi Rama i bëri thirrje emigrantëv­e shqiptarë, që të kthehen në vendin e tyre për të investuar, ndërsa tha se qeveria do t’i japë 5 mijë euro grant çdo emigranti që vjen e ndërton shtëpinë e babait apo të gjyshit, për të nxitur kështu agroturizm­in.

Gjatë takimit me banorët në Blesh, Rama tha se ky vend i rilindur vizitohet çdo javë nga 4 mijë vizitorë, ndërsa theksoi se agroturizm­i në vendin tonë është ende në fillimet e tij, por që gjatë mandatit të tretë do të kenë një mbështesje të madhe nga qeveria. “4 mijë vizitorë në javë, në Belsh. Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të 3-të do i japim 5 mijë euro grant çdo emigranti që do të vijë në Shqipërisë të rindërtojë shtëpinë e gjyshërve, apo të babës çdo emigranti për t’i kthyer këto shtëpi në pjesë të motorit në mundësi të sjelljes së parave. Pa i kërkuar llogari për asgjë tjetër, përveçse ato mos të jenë para të krimit. Një amnisti për ata emigrantë që duan të investojnë këtu. Kjo do të sjellë transformi­mi të madh ekonomik, siç ka sjell në zona të bekuara të Italisë. Agroturizm­i në Shqipëri është akoma në embrion”, tha Rama.

ME GRATË Kryeminist­ri Edi Rama, në një takim me gratë e vajzat e Elbasanit, tha se përfaqësim­i i tyre është rritur në çdo insti- tucion të vendit. Rama thek- soi se nuk duhet të kthehemi pas në kohë, pasi do të bëjmë gabime si në të kaluarën, por shtoi se me mund dhe durim duhet të vazhdohet përpara me Partinë Socialiste. Referuar premtimeve të opozitës, Rama tha se ata po ofrojnë të njëjtën recetë, ndërsa për max- horancës tha se zgjedhja ësh- të e qartë, pasi punojnë pa lodhje që të ecin përpara. “Disa herë shqiptarët kanë bërë zgjedhje që i kanë çuar drejt greminës, duke i tërhequr për hunde nga udhëheqës të papërgjegj­shëm që i kanë bërë mish për top. Kanë shkarë pas Haxhi Qamilit dhe më pas janë parë të rrethuar nga flakët. Më pas kanë shkuar pas Sudes, Vebiut Xhaferrit. Ata që duhen të rikthehen po u ofrojnë të njëjtën recetë, na jep- ni votën e do u japim kaq mijë euro atje, atje atje .... e miliona e qindra miliona. Si mund të jetë kështu si mund të ndodhë kështu. Si mundet të ketë njerëz të besojnë akoma në këto. Zgjedhja me ne është shumë e qartë të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulj­e, të ngjitemi, pa rënë pre e mërzisë e rezistencë­s së kundërt që i vjen çdokujt që sfidon për të shkuar më tutje. Ne jemi ata që realizuam vaksinimin masiv si askush tjetër rreth e rrotull nesh. Për detyrë e kemi të ndërtojmë shtëpitë e atyre që mbetën në qiell të hapur. Pikërisht se e kemi për detyrë ne nuk flemë, nuk dorëzohemi, këmbënguli­m... ta bëjmë detyrën si duhet”, tha Rama. Kryeminist­ri ka dhënë dhe një mesazh për gratë duke thënë se Shqipëria për t’u bërë e ardhmja jonë kërkon shumë punë dhe jo me receta magjike. “Ka ende shumë për të bërë, por kemi bërë shumë. Ne kemi plot gra dhe vajza që drejtojnë në administra­të. Historitë e suksesit të grave dhe vajzave janë shumë më tepër sot se në të shkuarën. Apeli im për gratë që duke qenë gjysma më e mirë në çdo çift duke qenë themeli i çdo shtëpie, shtylla në çdo familje, gratë dhe vajzat janë të parat që duhet të kuptojnë dhe duhet të bëjnë të tjerët të kuptojnë se Shqipëria për tu bërë e ardhmja jonë kërkon shumë punë dhe jo me receta magjike. Kërkon që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar”, shtoi Rama.

OPOZITA Kryesocial­isti Edi Rama ka komentuar sërish takimet elektorale të kryedemokr­atit Lulzim Basha, i cili tha se ka vënë interesat vetjake mbi ato të vendit. Rama tha se synimi i tyre është që asnjë shqiptar të humbasë jetën për shkak të zgjedhjeve, referuar këtu grumbullim­eve në kohë pandemie. “E kemi të pamundur të harrojmë që shëndeti është mbi të gjitha dhe e kemi të pamundur të ndajmë luftën e përditshme, përnatshme dhe qëllimi ndaj kësaj lufte është kryesore, prandaj i shohim me frikë, keqardhje ato grumbullim­e të çartura me flamur, e dy gishta, gjoja spontane se kemi parë se çfarë ka ndodhur në vendet fqinje, numrat janë rritur, largqoftë viktima.”, tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Rama, dje gjatë takimit me gratë në Elbasan
Rama, dje gjatë takimit me gratë në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania