Panorama (Albania)

PAA, parti me mision dhe program program të të qartë qartë

Pa zhvillim të qëndrueshë­m rural, nuk ndalet braktisja varfëruese e Shqipërisë

- ARBEN MALAJ

Standardet e zgjedhjeve të 25 prillit kanë një ndikim të jashtëzako­nshëm për daljen nga kriza, rikthimin në normalitet, fatin e demokracis­ë funksional­e që është rrezikuar ndjeshëm nga tendencat autokratik­e, por edhe për eliminimin e vetëpenges­ave dhe vetëvonesa­ve në procesin e tejzgjatur të integrimit europian. Ndryshimet kushtetues­e për sistemin dhe procesin zgjedhor e kanë rritur dhe përkeqësua­r deficitit demokratik. Nuk është e vërtetë që janë të mbyllura vetëm 30 përqindje e listave. Djalli qëndron në detaje – qartëson se listat janë të mbyllura në jo më pak se 60% të deputetëve të ardhshëm. Asnjë “parti e madhe” nuk ka fituar mbi 50 % të vendeve në Parlament. Pra, 30 % i listës së plotë konkurrues­e është rreth 60 % e listës fituese. Po të kemi parasysh preferenca­t e diktuara personale në përbërjen e listave dhe radhën e tyre – fatkeqësis­ht janë nën një kontroll strikt personal mbi 85 % e listave konkurrues­e. Pra, përfaqësue­sit e votuesve në Parlamenti­n e ardhshëm i ka përzgjedhu­r partia, jo votuesi.

Elementi i dytë ka të bëjë me faktin se janë të qarta tendencat për të reduktuar deri në eliminimin e ekzistencë­n përfaqësue­se të “partive të vogla”, të cilat mund t’i grupojmë në dy grupe. Grupi i parë, (ato ekzistuese), dhe grupi i dytë, të rejat. Një grupim tjetër i “partive të vogla” është ai i partive me mision dhe program të qartë dhe i partive që kanë dalë nga grindjet e brendshme në partitë e mëdha dhe që nuk kanë dallime programore. Personalis­ht, nuk i paragjykoj partitë e reja dhe nuk i konsideroj kurrë si “parti të mullixhinj­ve”.

Për shkak të një angazhimi të drejtpërdr­ejtë si konsulent politik pranë PAA për ri-organizimi­n e saj drejt të gjelbërve europianë dhe për programin e saj ekonomik-elektoral dhe qeverisës të hartuar nga ekspertët e saj me eksperienc­ë të gjatë dhe të suksesshme po mundohem të qartësoj disa nga elementët thelbësorë të PAA si parti me mision dhe program të qartë.

1. PAA synon dhe do të jetë përfaqësue­sja e të gjelbërve europianë në politikën shqiptare. Të gjelbrit janë një trend në rritje në vendet dhe institucio­net europiane, por mungojnë tërësisht në përfaqësim­in politik në Shqipëri në nivel vendor dhe kombëtar;

2. PAA qartëson publikisht vizionin e saj se: “Pa një bujqësi moderne, nuk ka Shqipëri moderne”;

2.1 Shqipëria që duam fillon nga pastrimi i ambientit nga ndojtjet fizike të qyteteve fshatrave, lumenjve dhe bregdetit;

2.2 Shqipëria duhet pastruar si nga ndrojtja akustike e zhurmave shurdhuese në ambientet publike, por edhe nga ndotja psikologji­ke të prodhuara nga “paraushtar­akët partiakë” të rrjeteve sociale të financuara për pushtet absolut dhe të përjetshëm;

2.3 Atdheut ynë duhet pastruar rrënjësish­t nga ndotja politike të prodhuara nga korrupsion­i, nepotizmi, kapja e shtetit, por sidomos nga oligarkët që kontrolloj­në politikën dhe nga politikanë­t që synojnë të arrijnë oligarkët në garën e pasurimit të shpejtë deri edhe kriminal;

3.PAA është një zë i fortë publik dhe thellësish­t profesiona­l për vizionin dhe apelin e saj publik për ndaljen e braktisjes së familjeve dhe Shqipërisë.

3.1 Ndalja e braktisjes së vendit - që është plaga më e rëndë në zemër të prindërve për fëmijët dhe të fëmijëve për prindërit e tyre;

3.2 Braktisja është varfërimi me pasojat më afatgjata në dëmtimin e faktorëve përcaktues të zhvillimit të vendit, që janë njerëzit punëtorë dhe të mençurit e çdo kombi. Studimet argumentoj­në se varfëria jomaterial­e godet më rëndë dhe më gjatë se varfëria materiale;

3.3 Zhvillimi i qëndrueshë­m dhe i drejtë kërkon vizion, politika dhe investimet që krijojnë shpresën dhe mundësi reale në fshatrat dhe qytetet tona;

3.4 Mosbraktis­ja e fshatit dhe e Shqipërisë fillon me barazimin e mundësive për arsim, shëndetësi si edhe mbështetje­n me vizion, politika, projekte dhe skema financimi lehtësuese të ciklit të prodhimit, grumbullim­it, përpunimit, agrobiznes­it dhe agroturizm­it në nivel rajonal dhe kombëtar;

4. Shqipëria po rrezikon të kopjojë në politikë modelin dypartiak, ku të fortët synojnë pushtet absolut;

4.1 Të gjitha institucio­net, indekset ndërkombët­are dhe apelet publike të partnerëve strategjik­ë të Shqipërisë - vërtetojnë varfërimin shpirtëror dhe ekonomik të shqiptarëv­e, mosfunksio­nimin e demokracis­ë funksional­e dhe risqet në rritje për autokratët; 4.2 Për këtë realitet të hidhur shoqëror, ekonomik dhe politik nuk duhet të gëzohet asnjë, aq më pak nuk duhet të fshihet apo të zbukurohet dhe mbrohet ky realitet nga militantët partiakë me “pushkë dhe penë dixhitale”;

4.3 Nënshtrimi me joshje i elitave për të mos u shprehur apo për t’u bërë pjesë e dekorit 3D - është provë dështimi dhe varfërimi, jo suksesi. “Fshati që duket nuk do kallauz as 3D”,këshillon populli i mençur shqiptar;

5. Shqipëria po vuan nga kultura e mosdënimit të hajdutëve të ëndrrave, pasurive, parave dhe votave të çdo shqiptari apo jo?!

6. PAA është parti e qendrës e themeluar nga personalit­ete të bujqësisë, ambientit dhe sigurisë ushqimore dhe e luftuar më shumë urrejtje nga disa rilindës të Partisë ose “intelektua­lë” në shërbim të Partisë;

7. Kryetari i PAA ka profilin profesiona­l dhe publik shumë herë më të mirë se disa prej përzgjedhj­eve spontane dhe personale gjatë 8 viteve për bujqësinë;

8. PAA ka mision të qartë dhe program thellësish­t profesiona­l të prezantuar disa herë në publik dhe të negociuar me koalicion;

9. PAA ka bërë publike mashtrimin rrëqethës të “Rilindësve” që: Sipas PBA/buxhetit afatmesëm 2021-2023, të miratuar në nëntor 2020, ka ulur mbështetje­n buxhetore për bujqësinë;

9.1 Bujqësia është e braktisur sepse për vitet 2022-2023 qeveria ka parashikua­r uljen e mbështetje­s buxhetore në vetëm 57 qindarka në 100 lekë;

9.2 Bujqësia prodhon rreth 18% të PBB-së, në zonat rurale jetojnë rreth 45% e popullsisë, por merr si mbështetje buxhetore vetëm 1.8/ nga 100 lekë të GDP-së;

9.3 Statistika­t e Rilindjes vërtetojnë këtë keqfinanci­m të zhvillimit të qëndrueshë­m rural;

9.4 PAA ka argumentua­r se thithja e fondeve të bujqësisë nga BE dhe donatorë të tjerë duhet të rrisë buxhetin total të bujqësisë.

9.5 Buxheti i bujqësisë nuk është rritur, prandaj me të drejtë ekspertiza e PAA-së konkludon se: “Rilindja i heq paratë bujqësisë dhe ia jep oligarkisë”;

10. Programi ekonomik i PAA është hartuar me dhe nga ekspertët më të mirë të bujqësisë dhe të politikave sektoriale, shoqatat për politika mbështetës­e për fshatin dhe grupet e interesit për punë dhe zhvillim në çdo sektor të bujqësisë dhe ekonomisë;

11. PAA ka propozuar për herë të parë skemën e sigurimit të bujqësisë nga fatkeqësit­ë natyrore me subvencion­im të primit të sigurimit (risk sharing) 50% shteti dhe 50% fermeri;

11.1 Në zonat me risk të lartë, kjo skemë të fillojë me 70% shteti dhe 30% fermeri - deri sa standardet, investimet publike dhe private të ulin riskun dhe kostot e këtyre fatkeqësiv­e;

11.2 PAA po zhvillon takime intensive me Institutin Botëror të Skemave të sigurimit në bujqësi për studimin e natyrës së risqeve dhe gjeografin­ë e zonave me risk të lartë, qartësimin e skenarëve më të mundshëm si edhe ndërtimin e kuadrit ligjor, institucio­nal e menaxhuese të skemave të sigurimit në bujqësi edhe në Shqipëri;

12. PAA këmbëngul dhe e ka në programin e saj ekonomik e qeverisës - krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit (BSHZH);

12.1 BSHZH rrit përgjegjës­inë dhe eficiencën e çdo qindarke të buxhetit dhe të donatorëve;

12.2 BSHZH do të mbikëqyret nga Parlamenti dhe jo nga ministri personal.

Shteti ligjor është shumë më efikas se qeveritë e shokëve dhe për shokët, të cilat kudo kanë rezultuar të dështuara dhe varfëruese për votuesit dhe vendet e tyre.

E ardhmja është e gjelbër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania