Panorama (Albania)

Pse Pse iu iu bashkova bashkova Lulzim Lulzim Bashës Bashës

- KORAB LITA

Një nga momentet më të vështira të jetës sime politike ka qenë pa dyshim kur duhet të vendosja nëse do të pranoja mandatin, pasi opozita vendosi që t’i digjte ato dhe të largohej nga Parlamenti me një akt të papreceden­t si shenjë revolte dhe për të sensibiliz­uar opinionin publik për gjendjen ku gjendej në ato momente politika shqiptare. Për mua personalis­ht nuk ishte një vendim aspak i lehtë. Përkundraz­i! Ishte një moment ku kam reflektuar shumë përpara se ta bëjë atë akt. Partia Demokratik­e gjate gjithë jetës sime ka qenë partia së cilës i kam besuar energjitë e mia, votën time dhe angazhimet politike. Për ketë jam krenar, sepse jam i bindur që të gjitha të mirat Shqipërisë në këto 30 vite pluralizëm i ka ardhur nga Partia Demokratik­e, dhe që është e vetmja forcë politike që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë.

Megjithatë, kur pranova mandatin, kam pasur shumë biseda me miq, familjarë dhe demokratë, sidomos të Kamzës, ku jam munduar t’u shpjegojë se ky veprim nuk ishte aspak kundër Partisë Demokratik­e, e cila ka qenë dhe është partia ime. Aq më tepër kur mendoja që betejat e saj politike në atë kohë ishin të gjitha të drejta. Arsyeja e vetëm se përse ndërmora këtë veprim ishte vetëm një: Të bëja betejën time personale dhe të ndikoja me votën time për demokratiz­imin e politikës shqiptare. I vetmi qëllim ishte ndryshimi i sistemit elektoral dhe hapja e listave, si një domosdoshm­ëri për të instaluar garën dhe konkurrenc­ën në politikë. Edhe për faktin se gjithmonë e më shumë kjo gjë po kërkohej nga opinioni publik. Kjo dhe vetëm kjo ishte arsyeja që më shtyu të pranoja mandatit, megjithëse e dija që shumëkush nga demokratët nuk do ta priste mirë këtë akt. Por i mirëkuptoj që të gjithë.

Gjatë gjithë kohës sime në Parlament nuk kam reshtur kurrë duke denoncuar qeverinë e Edi Ramës dhe aferat e saj në dëm të qytetarëve shqiptarë. Në asnjë moment nuk e tradhtova kauzën time për hapje e listave dhe nuk u bëra palë me qeverinë si shumë nga deputetët e tjerë që pranuan mandatet. Fjalimet e mia dhe vota kundër në çdo projektlig­j që ka sjellë qeveria në Parlament, të cilat janë publike tashmë, e vërtetojnë më së miri aktiviteti­n tim parlamenta­r.

E vërteta është, dhe sot mund të thuhet me siguri se opozita parlamenta­re nuk ishte gjë tjetër përveçse një fasadë dhe asgjë më shumë. Të gjithë ata, disa prej të cilëve sot janë në listat e Partisë Socialiste, dhe disa të tjerë kanë krijuar partiçka të sponsoriuz­uara nga qeveria, u bënë shumë shpejt kukulla në duart e qeverisë. Pushteti i Edi Ramës me opozitën parlamenta­re u forcua më shumë seç ishte më parë dhe kjo s’ka asnjë lloj diskutimi. Ata u shndërruan në kartonë të bindur sa herë që qeverisë për të kaluar ligje klientelis­te në favor të oligarkëve dhe miqve të Edi Ramës. Tashmë, ata janë palë me këtë qevëri dhe përgjegjës njësoj për dëmet që ajo u ka sjellë shqiptarëv­e.

Gjatë eksperienc­ës sime në Parlament kam parë nga afër pushtetin manipulues dhe korruptiv të kësaj qeverie. Kam parë nga afër se si përdorte çdo mjet për të manipuluar, blerë dhe bërë presione politike të shumëllojs­hme, vetëm e vetëm për të arritur qëllimet e saj të përqendrim­it të pushtetit në dorë të një njeriu.

Kulmi i këtij manipulimi ishin ndryshimet kushtetues­e në mënyrë të njëanshme për të krijuar taktika elektorale nga ankthi që ka Edi Rama për humbjen e pushtetit. Si një njëri që ka fobi nga gara demokratik­e dhe e ndershme, Edi Rama, me ndryshimet kushtetues­e të korrikut të vitit të kaluar, i mashtroi të gjithë. Mashtroi ndërkombët­arët, mashtroi opozitën dhe prishi marrëveshj­en, përdori opozitën parlamenta­re si kukull për të arritur qëllimin e tij për të marrë avantazhe elektorale në tavolinë me ato ndryshime. Por mbi të gjitha, mashtroi opinionin publik duke i thënë se listat u hapën. Ndërkohë që nuk ndodhi aspak kështu. Sot jo vetëm që listat nuk janë të hapura plotësisht, por edhe emrat e deputetëve u hoqën me urdhër të Ramës nga fletët e votimit. Të gjitha këto fakte tregojnë natyrën e vërtetë të tij. Natyrën autoritars­ite dhe antidemokr­atike që e karakteriz­on.

I vetmi që propozoi lista të hapura plotësisht ishte Lulzim Basha dhe Partia Demokratik­e. Por me Edi Ramën përballë ishte e qartë se kjo nuk do të ndodhte asnjëherë. Lulzim Basha i qëndroi koherent deri në fund betejës së tij për demokratiz­imin e politikës. Sot nuk ka dyshim se kush është lideri që do garën, që kërkon përmirësim­in e demokracis­ë shqiptare. Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë dhe në 25 prill vota e tyre do të shkojë masivisht për Partinë Demokratik­e dhe Lulzim Bashën.

Në këto zgjedhje ndihem i privilegju­ar dhe krenar që kandidoj në listën e Partisë Demokratik­e në qarkun e Tiranës me numrin 33. Ndihem me përgjegjës­i të madhe që do të kem mundësinë të përfaqësoj qytetarët e Kamzës në Parlamenti­n e ardhshëm, që do të jem zëri dhe ndërgjegjj­a e tyre.

I vetmi që propozoi lista të hapura plotësisht ishte Lulzim Basha dhe Partia Demokratik­e. Por me Edi Ramën përballë ishte e qartë se kjo nuk do të ndodhte asnjëherë. Lulzim Basha i qëndroi koherent deri në fund betejës së tij për demokratiz­imin e politikës. Sot nuk ka dyshim se kush është lideri që do garën, që kërkon përmirësim­in e demokracis­ë shqiptare. Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë dhe në 25 prill vota e tyre do të shkojë masivisht për Partinë Demokratik­e dhe Lulzim Bashën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania