Panorama (Albania)

Shqipëria kampion për kanabisin, reagon Meta: Përgjegjës­i e Rilindjes

Kreu i Europol, De Bolle: Ndikimi i krimit dhe drogës në jetën e qytetarëve, ekonomi dhe shtetin e së drejtës shumë i madh

-

Krimi i rëndë dhe i organizuar nuk ka paraqitur kurrë një kërcënim të lartë për BE-në dhe qytetarët e saj si sot. Me gati 40 për qind të rrjeteve kriminale aktive në trafikimin e drogës, prodhimi dhe trafikimi i drogës mbetet biznesi më i madh kriminal në BE

“Europol”-i ka botuar dje Vlerësimin e Kërcënimit të Krimeve të Rënda dhe të Organizuar të Bashkimit Europian, “BE SOCTA 2021”.

Pasi siguroi të dhëna të Europës bazuar në analizën e mijëra rasteve dhe informacio­neve të dhëna në 4 vite, “SOCTA” zbuloi një zgjerim shqetësues dhe evolucion të krimit të rëndë dhe të organizuar në BE. Raporti i vitit 2021 nxjerr në pah se edhe në vitin 2021, Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Europian dhe kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Europës. Nga të dhënat rezulton se Europa për shkak të trafikut të kokainës dhe COVID-19 ka shkuar në një pikë kritike. Sipas “Europol”-it, ngarkesa të papreceden­te janë trafikuar nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së, ndërkohë që grupet kriminale në të dyja kontinente­t gjenerojnë miliarda euro. Po ashtu, kjo ka ndikuar drejtpërdr­ejt te vendet e BE, ekonomitë e të cilave sipas “Europol”-it janë të kërcënuara pasi grupet kriminale po ndikojnë negativish­t te sipërmarrj­et e goditura nga masat kufizuese, teksa korrupsion­i në BE është rritur. Gjithashtu, bie në sy se edhe pastërtia e kokainës që vjen në BE ka arritur majën më të lartë. Në fushën e narkotikëv­e edhe Shqipëria zë një vend të veçantë, pasi në disa raste, vendi ynë përdoret si transit drejt BE-së, që shihet gjithmonë si destinacio­ni final i saj. “Krimi i rëndë dhe i organizuar nuk ka paraqitur kurrë një kërcënim të lartë për BE-në dhe qytetarët e saj si sot. Me gati 40 për qind të rrjeteve kriminale aktive në trafikimin e drogës, prodhimi dhe trafikimi i drogës mbetet biznesi më i madh kriminal në BE. Trafikimi dhe shfrytëzim­i i qenieve njerëzore, kontraband­a e migrantëve, mashtrimet në internet ‘offline’ dhe krimi i pronës paraqesin kërcënime të konsiderue­shme për qytetarët e BE-së”, thuhet në raport. Gjithashtu, “SOCTA”

thotë se: “Kriminelët përdorin korrupsion­in pasi bëjnë dhe pastrojnë miliarda euro në vit. Pastruesit profesioni­stë të parave kanë krijuar një sistem financiar paralel nëntokësor dhe përdorin çdo mjet për të infiltruar dhe minuar ekonomitë dhe shoqëritë e Europës. Pothuajse 60 për qind e rrjeteve kriminale raportuan të përfshira në korrupsion. Më shumë se 80 për qind e rrjeteve kriminale aktive në BE përdorin struktura ligjore të biznesit për aktivitete­t e tyre kriminale”. Drejtoresh­a Ekzekutive e “Europol”-it, Catherine De Bolle, u shpreh se: “Ne jemi në pikën e thyerjes. Ndikimi në jetën e qytetarëve, në ekonomi, në shtetin e së drejtës është shumë i madh. Na duhen veprime të përbashkët­a, politika të reja, të rimendojmë se si punojmë. Nuk mjaftojnë vetëm konfiskime­t. Këta njerëz po shfrytëzoj­në gjithçka nga shoqëria për fitim, pa respekt për jetën. Kjo është ajo që shohim nga ky raport”. Ylva Johansson, Komisioner Europian për Punët e Brendshme thotë se “70 për qind e grupeve kriminale janë aktive në më shumë se tre shtete anëtare. Kompleksit­eti i modeleve moderne të biznesit kriminal u ekspozua në vitin 2020, kur autoritete­t franceze dhe holandeze të mbështetur­a nga ‘Europol’ dhe ‘Eurojust’ shpërbënë ‘EncroChat’, një rrjet telefonik i koduar i përdorur nga rrjetet kriminale. Grupet e krimit të organizuar janë profesioni­stë dhe shumë të adaptueshë­m, siç tregohet gjatë pandemisë COVID-19. Ne duhet të mbështesim zbatimin e ligjit për të vazhduar, jashtë linje dhe në internet, për të ndjekur gjurmët dixhitale të kriminelëv­e”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania