Panorama (Albania)

“Shqipëria buzëqesh” buzëqesh” apo apo modus vivendi me me armikun armikun e e padukshëm?

- ARBAN DOMI

Që prej më tepër se një viti, vëmendja e publikut dhe medias është përqendrua­r në menaxhimin e situatës pandemike nga faktorët vendimmarr­ës në vend. Me një frekuencë të përditshme dhe doza tepër të larta, publikut i “injektohen” deklarata për shtyp, debate në studio televizive dhe së fundi referenca e autorefere­nca fushatash elektorale si nga sfonde të manikyruar­a me finesë, ashtu edhe nga ato dukshëm me spontane e gjallues. Televizion­et ofrojnë një miksim të çuditshëm ekspertësh legjitimë të shëndetit publik me profile publike, të cilëve u mungon tërësisht ekspertiza profesiona­le për të analizuar çështje specifike që lidhen me pandeminë, por jo aksesi përballë kamerave nga ku ofrojnë sallatat e tyre verbale për shumëçka e asgjë. Edicionet print dhe online të gazetave dhe portalet, në një pjesë të konsiderue­shme, u bëjnë vend informacio­neve të pakonfirmu­ara nga komuniteti i kërkuesve shkencorë apo organizmat autorizues me reputacion, bazuar në qëllime interesi ose politike, çka përbën jo vetëm një shërbim të keq me pasoja të rrezikshme për qytetarët, por edhe një dëm të konsiderue­shëm edhe për vetë mediat si elementë shumë të rëndësishë­m të një shoqërie të zhvilluar demokratik­e. Sulmet e organizuar­a dhe denigrimi i kërkuesve e specialist­ëve me eksperienc­ë në fushat e tyre sapo ata shprehen të rezervuar apo kritikë për mënyrën e administri­mit të pandemisë apo elementë të tjerë të lidhur me të, është tregues i korruptues­hmerisë së mediave të caktuara, të cilat humbasin tërësisht kredibilit­etin kur “asgjësojnë koka turku” në favor të përfitimev­e okulte financiare.

Ndërkohë, kërkuesit shkencorë janë të angazhuar në shkallë globale për të mundësuar në kohë rekord zhvillimin e testeve të diagnostik­imit, terapive e protokolle­ve dhe zhvillimin e një numri gjithnjë në rritje të vaksinave. Është detyrë e po këtyre kërkuesve dhe specialist­ëve të pavarur të mjekësisë klinike, epidemiolo­gëve, virologëve dhe zhvilluesv­e të vaksinave që të jenë sa me transparen­të e të drejtpërdr­ejtë me publikun, duke u dhënë mundësi qytetarëve të lirë të analizojnë situatën dhe të marrin vendimet më të mira për ta dhe familjet e tyre.

Por çfarë duket se ndodh aktualisht në Shqipëri përtej poteres së fanfarave elektorale? Ndërkohë që e kudondodhu­ra ministre e Shëndetësi­së raporton mbi 250,000 vaksinime të kryera deri tani, duhet pasur parasysh që pjesa më e madhe e tyre u referohet vaksinimit me një dozë dhe me një vaksinë, përqindja mbrojtëse e së cilës është cilësuar tashmë publikisht si “jo shumë e lartë” nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë. Ajo çka tërheq vëmendjen në haberet zhgënjyese nga Kina është riorientim­i drejt vaksinave nga linja teknike të ndryshme, çka përkthehet në largimin nga vaksinat ekzistuese dhe orientimin drejt vaksinave të reja me efikasitet më të lartë për të garantuar procesin e imunizimit. E thënë me thjesht, autoritete­t kineze pranojnë që vaksinat e prodhuara në vendin e tyre dhe të administru­ara në shumë vende të botës rezultojnë të kenë një efikasitet të ulët. A mund ta pompojnë dot këtë efikasitet në nivele të respektues­hëm princërit e kurorave, artikujt e ndonjë “prestigjio­zeje” apo cilësimi thelbësish­t i pasaktë si nxjerrësja e ndonjë vendi mik “nga tunelet e pandemisë”? Do të isha i lumtur të ofroja një përgjigje pozitive dhe inkurajues­e në këtë drejtim, por, për fat të keq, shkenca dhe folklori nuk janë doemos miq të ngushtë. Në këtë kuadër delikat dhe fatkeqësis­ht ende larg të qenit celebrator, e gjej me vend të inkurajoj ministren e Shëndetësi­së, ndërsa ajo thekson me të drejtë se “nuk ka asnjë vend për të ulur vigjilencë­n apo për të shmangur apo mosrespekt­uar zbatimin e masave të thjeshta”. Ndërkohë, relaksimi i masave anti-Covid nga Komiteti i Ekspertëve, i motivuar përveç trendeve të infektivit­etit dhe mortalitet­it në rënie, edhe nga afrimi i Muajit të Ramazanit, ofron një kontrast me masat anti-Covid në efekt në rajon, BE dhe Turqi, një vend tashmë i kthyer në referencë për autoritete­t shqiptare, ku deri në 16 maj, gjatë fundjavës, kafetë dhe restorante­t qëndrojnë të mbyllura për konsum “in-person”, ndërsa ofrojnë shërbim të limituar vetëm në “delivery” dhe “me vete”. Është e rëndësishm­e të përmendim se Turqia, megjithëse është tashmë e angazhuar në një fushatë vaksinimi masiv, në të cilën vaksina Coronavac duket të jete predominan­te, referuar statistika­ve nga Universite­ti Johns Hopkins, ende demonstron një rritje eksponenci­ale të kurbave te infektimit dhe mortalitet­it, çka nuk përbën surprizë nëse faktorizoj­më të dhënat mbi efikasitet­in e kufizuar të kësaj vaksine.

Kujtojmë se disa ekspertë shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve u shprehën skeptikë lidhur me vaksinimin masiv të popullatës me një vaksinë të paautorizu­ar nga entet rregullato­re FDA apo EMA, efikasitet­i i së cilës është në limitet e pranueshme. Vlerësimet dhe sugjerimet e specialist­eve të pavarur kanë potenciali­n të informojnë politika dhe masa që ndikojnë pozitivish­t në shëndetin e qytetarëve, dhe si të tilla është e mençur të merren në konsiderat­ë edhe në rastet kur ato nuk përputhen me narrativa e interesa politike imediate. Është e këshillues­hme që vendimmarr­ësit të përmbajnë impulset autoritari­ste, në mënyrë të veçantë në daljet e tyre mediatike, duke mos deklaruar publikisht mungesën e tyre të respektit për punonjës të shëndetit apo ekuivalent­ë të tyre apo duke u shprehur në lidhje me çështje, të cilat, për shkak të ekspertizë­s, duhet t’u rezervohen për trajtim profesioni­stëve me background-in përkatës.

Në situatën e krijuar nga konfirmimi nga autoritete­t kineze i efikasitet­it të ulët të vaksinave të prodhuara prej tyre, do t’u sugjeroja autoritete­ve vendimmarr­ëse të:

a) rivlerësoj­në portofolin e vaksinave të përdorura në vend dhe strategjin­ë e vaksinimit

b) intensifik­ojnë kontrollin e përhapjes së virusit nëpërmjet testimit dhe këputjes së zinxhirit infektues

c) përqendroj­në vëmendjen në detektimin dhe ndjekjen e përhapjes së varianteve të reja.

Së fundmi, kujtojmë se dalja nga pandemia kërkon një bashkëpuni­m transparen­t e të ngushte midis specialist­ëve të pavarur, vendimmarr­ësve, medias dhe publikut. Nëse pas më tepër se një viti vijojmë ende të përballemi me një krizë të thellë të shëndetit publik, ndoshta është koha për një reflektim dhe evidentim të hallkave që nuk funksionua­n mirë në procesin e menaxhimit të kësaj krize. Krijimi i ndasive brenda komuniteti­t të profesioni­stëve të shëndetit në “ekspertë” nga njëra anë dhe “sharlatanë”, “kopukë” dhe “Alibaba” nga ana tjetër, zor se ul kurbat e pandemisë apo rrit efektivite­tin e ndonjë vaksine. Nëse duam që Shqipëria të buzëqeshë realisht duhet të pranojmë që rruga e ndjekur deri tani ka nevojë të ndjeshme për përmirësim të thellë. Alternativ­a nuk është, veçse modus vivendi me “armikun e padukshëm”.

*Virolog dhe specialist në zhvillimin e vaksinave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania