Panorama (Albania)

Rama: Nuk i përdorim telefonat për t’ju thënë hajde voto për ne

-

Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj akuzave të bëra nga Presidenti dhe opozita në lidhje me përdorimin e të dhënave të e-albania për fushatën e tij elektorale. Një ditë pas publikimit në media të skandalit ku dyshohet se PS ka keqpërdoru­r të dhënat e qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit, Rama tha se e ndërtoi e-albania-n që njerëzit të kapërcenin hallkat e burokracis­ë. “Me shumë krenari mund t’ju them se jam Kryeminist­ri që e kam shëtitur Shqipërinë, jo për turizëm, por për punë, më shumë se të gjithë kryeminist­rat e marrë së bashku që kur është krijuar shteti shqiptar. Sikundër jam Kryeminist­ri që u jam përgjigjur të gjithëve edhe në telefon. Sikundër jam Kryeminist­ri që kam ndërtuar një sistem të tërë, atë platformën e bashkëqeve­risjes, apo e-albania-n që njerëzit t’i kapërcejnë hallkat e burokracis­ë, t’i shmangin ata që u dalin përpara në emër të shtetit dhe i pengojnë dhe ta marrin shërbimin dhe ta gjejnë të drejtën. Sa janë ata që falë kontaktit direkt me shtetin kanë marrë shërbimin? Unë dua që e gjithë marrëdhëni­a e qytetarit me shtetit të bëhet përmes telefonit. Ne nuk i përdorim telefonat për t’jua nxirë jetën juve, me kë je, hajde voto për ne. Por duam që çdo telefon të funksionoj­ë që ne, shteti, t’u zgjidhim juve problemet”, tha kreu i qeverisë.

“Mua nga emigracion­i nuk më ka sjellë ndonjë nevojë që të gjej një punë si ministër. Mua nuk më ka futur në politikë halli se nuk dija të bëja punë të tjera. Politika nuk ishte pasioni im i parë. Mua më ka futur në politikë, bindja se maja ku duhet të ngjitet Shqipëria është e arritshme. Atë majë ne mundemi dhe do ta arrijmë”, u shpreh më herët Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania