Panorama (Albania)

Balla: Edi Rama është pengesa e fundit e Saliut dhe Ilirit

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla, zhvilloi një takim me të rinjtë e Gramshit. Teksa u ndal te procesi i vaksinimit kundër COVID-19, Balla tha se ajo që e diferencon PS-në nga partitë e tjera është se për ta, fushata më e rëndësishm­e është ajo e fitores së luftës kundër këtij virusi. “Elbasani është qarku me nivelin më të lartë të vaksinimit deri më tani. Ne do ta fitojmë këtë betejë sikurse kryeminist­ri Rama deklaroi që në ditën e parë të kësaj lufte. Ne po bëhemi gati që në fund të majit dhe fillim të qershorit të hapim tërësisht ekonominë”, tha Balla. Sipas numrit dy të PS-së, Gramshi ishte një “xhep” i harruar deri në vitin 2013, ndërsa sot falë Edi Ramës dhe PS-së, ky qytet po shndërrohe­t në një nyje kryesore të lidhjes mes Perëndimit dhe Lindjes së Shqipërisë. Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS-së tha më tej se do t’u jepet një grant prej 5000 eurosh të gjithë emigrantëv­e që kthehen në Gramsh dhe kthejnë shpinë e tyre në një bujtinë. Ndërsa u kujtoi të rinjve të Gramshit diferencën e bërë në zonë nga qeveria Rama dhe PS-ja, Balla shtoi se ata nuk duhet të lejojnë rikthimin e Saliut dhe Ilirit. “Luli është kot. Është një dordolec që ata e hedhin mes njëri-tjetrit. Iliri dhe Saliu janë aty për t’u rikthyer përsëri tek diplomat që shiteshin tek rruga e Kavajës. Edi Rama është pengesa e fundit e Saliut dhe Ilir për të zhbërë gjithçka që është arritur deri më tani. Prandaj është shumë e rëndësishm­e që ne të kuptojmë që ky nuk është një mandat për Edi Ramën, për Partinë Socialiste, por është një mandat për Elbasanin, është mandati i vijimit të transformi­mit të qarkut tonë me njerëz kaq të mirë, punëtorë dhe mikpritës.”, theksoi Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania