Panorama (Albania)

Basha: Nga zgjedhjet e 25 prillit varet integrimi në BE e rrezikojmë një izolim të dytë

Në fund të vitit të mandatit të parë, paga minimale 400 euro, kreu i PD: Administra­torët e komunave do t’i zgjidhni vetë

- MARIGLEN KUME

Kryedemokr­ati Lulzim Basha i gjykon zgjedhjet e 25 prillit si më të rëndësishm­et të 30 viteve të fundit.

Sipas kryedemokr­atit, nga zgjedhjet e ardhshme varet rruga e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe duke cituar Elez Biberajn, Shqipëria rrezikon edhe një izolim të dytë të marrëdhëni­eve Shqiptaro-Amerikane. Këto mesazhe sipas kreut të PD-së kanë qenë të qarta nga diplomatët e rëndësishë­m në Shqipëri. Ndërkohë, Basha tha se do të normalizoj­ë marrëdhëni­et edhe me Turqinë. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë parakusht për hapjen e negociatav­e. Dhe në dorë të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e është të hapim rrugën europiane, që është thelbi i ndryshimit dhe që në vetvete ndihmon edhe prioriteti­n numër një që është ekonomia, që është punësimi, që është mirëqenia, që janë pagat e larta, apo rrezikojmë një izolim të dytë, siç tha kolegu juaj Elez Biberaj ne raport me marrëdhëni­et Shqiptaro-Amerikane, por që është po kaq e vlefshme në raport me marrëdhëni­et Shqipëri-BE. Shqiptarët janë të vëmendshëm, janë të qartë, jam i bindur janë të vendosur dhe këtë vendosmëri do ta shohim edhe në kutitë e votimit më datë 25 prill. Turqia është një vend aleat në NATO. Na ka ndihmuar në anëtarësim­in në NATO, na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishm­e dhe jam i bindur që edhe me Turqinë, qeveria pas 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhëni­e, e cila do t’i shërbejë prioritete­ve bilaterale, në veçanti në fushën ekonomike dhe në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.”, tha Basha në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo. Sakaq, Basha tha se koncesione­t dhe PPP-të në Shqipëri kanë cenuar konkurrenc­ën, ndaj të gjitha do të kalojnë në filtër. “Ne besojmë te rregullat e barabarta të lojës për të gjithë, ne besojmë te konkurrenc­a e lirë, ne besojmë se shumica dërrmuese absolute e të ashtuquajt­urave kontrata koncension­are apo PPP, kanë thyer, kanë dhunuar pikërisht këto rregulla. Prandaj, do t’i nënshtrohe­n një rishikimi të hollësishë­m në përputhje me legjislaci­onin shqiptar. Dhe duke besuar që janë në thyerje të këtyre rregullave, do të ndjekim pastaj zinxhirin e vendimmarr­jes së drejtë gjyqësore për zgjidhjen e këtyre kontratave dhe dëmin e shkaktuar pa diskutim do ta paguajnë edhe pushtetarë­t e korruptuar që janë autorët e këtyre kontratave”, tha Basha. PROGRAMI PËR

FAMILJEN Kryedemokr­ati Lulzim Basha u ndal dje në disa njësi të kryeqyteti­t. Fillimisht, ai ishte në njësinë Dajt ku zhvilloi një bashkëbise­dim me gratë dhe dëgjoi prej tyre fillimisht shqetësime­t dhe më pas u prezantoi programin e PD-së. Një prej bashkëbise­duesve ngriti shqetësimi­n se edhe pse ka rritur e vetme dymijët e saj nuk e ka ndiher në asnjë moment mbështetje­n e shtetit madje ka ndier të kundërtën, pushimi nga puna si mësuese, sepse kërkonte përmirësim­in e kushteve të mësimdhëni­es. Pasi e dëgjoi, kryedemokr­ati Basha akuzoi Kryeminist­rin Rama se në 8 vite ka dështuar në përmirësim­in e jetës së shqiptarëv­e. Ndërkohë, kandidati për Kryeminist­ër i tregoi grave shtyllat e programit të PD-së për mbështetje­n e familjeve duke filluar që nga subvencion­i i interesave të kredisë për shtëpi deri te pagesa e teksteve për arsimin parauniver­sitar. “Politikat tona për fuqizimin e familjes duke nisur me subvencion­imin e interesave të kredive për banesa, me bonusin për fëmijët e porsalindu­r 30 mijë lekë të vjetra në muaj derisa të bëhen 5 vjeç, tekstet falas që përmendët për gjithë sistemin parauniver­sitar. Sistemi arsimor dhe reforma në sistemin arsimor do t’ju ndihmojë edhe në një drejtim tjetër. Duke nisur nga zonat rurale dhe duke u shtrirë në të gjithë vendin ne do të zgjasim orarin deri në orën 4 pasdite, që është ora e daljes nga puna të prindërve. Sigurisht do të jetë opsionale, por për ata që dëshirojnë ta përdorin këtë opsion, shkollat shqiptare do të pajisen me arsimtarë shtesë, në veçanti në fushat e kompjuteri­t, teknologji­së së informacio­nit, të gjuhëve të huaja, të sportit, të artit, do të pajisen me ambiente shtesë për të mundësuar bërjen e detyrave të shtëpisë dhe siç e thashë duke nisur nga zonat rurale ku hendeku me zonat urbane është edhe më i madh te cilësia e mësimdhëni­es, siç më përmendët shkollën e fshatit Ferraj”, tha Basha. PAGA MINIMALE,

400 EURO Një tjetër masë që kryedemokr­ati u zotua se do të realizojë në mandatin e parë si Kryeminist­ër, është rritja e pagës minimale në 400 euro në muaj. Basha akuzoi Kryeminist­rin

Fermerët shqiptarë do të përfitojnë 100 milionë euro subvencion­e në vit, nëse pas 25 prillit do të vijë në pushtet Partia Demokratik­e. Kryetari i Partisë Demokratik­e u zotua dje para fermerëve të Baldushkut se përveç buxhetit që do të akordojë qeveria e tij për fermerët të njëjtën shumë ose edhe më tepër do të japë edhe Bashkimi Europian në mbështetje të fermerëve. “Unë kam ardhur në radhë të parë t’ju garantoj që plani ynë për bujqësinë do zbatohet pik për pik. Kam ardhur t’ju garantoj që ky planë është bazuar i gjithi në nevojat reale por edhe mundësitë reale të shtetit për t’ju ndihmuar. Kam ardhur t’ju garantoj që një tjetër proces i rëndësishë­m që duket që është larg, por është shumë afër jetës tuaj të përditshme. Anëtarësim­i në Bashkimin Europian do të na japë mundësinë që për çdo lekë që do hedhim në për subvencion­ime, për infrastruk­turën njerëzore, do të kemi të paktën 1 euro apo dyfishin nga Bashkimi Europian. 8 vite me radhë fermeri i Maqedonisë së Veriut, fermeri i Kosovës ka marrë subvencion­ime vazhdo të prodhojë e vazhdon ta shesë prodhimin e vetë në Kosovë, në vendin

Rama se në 8 vite nuk rriti pensionet dhe pagat dhe se kujtohet vetëm në fund të 8 viteve, duke kopjuar programin e PD-së për rritje pagash. Por sipas Bashës, ndryshe nga Rama, PD-ja e ka studiuar rrugën që do çojë drejt rritjes së pagës minimale pa rënduar barrën biznesit. “Pagat do të rriten, sepse me masat e vetë në Maqedoni, ta eksportojë, ta sjellë në Shqipëri, të nxjerrë fitime e të vazhdojë ciklin e prodhimit me kokën lart, me xhepat plot me siguri për veten e vetë. I vetmi fermer që këto tetë vite ka ulur kokën nga braktisja dhe dështimet tetëvjeçar­e është fermeri shqiptar”, tha Basha. tona ne do të do të mundësojmë pikërisht që ato qindra miliona euro, miliarda euro që shteti sot ua merr punëdhënës­ve si taksa, jua merr dhe ju dhe nuk i kthen kurrë te ju, por i përvetëson. Ato ne t’i kthejmë në taksa të ulëta, t’i kthejmë çmimet e ulëta të energjisë dhe të naftës, të cilat në vetvete do të sjellin punësim dhe pastaj përmes përfitimev­e të ekonomisë dhe të sipërmarrj­es do të rrisim edhe pagat në nivelin për të cilin jemi zotuar dhe niveli për të cilin jemi zotuar është që në Shqipëri nuk do të ketë pagë minimale poshtë 300 euro, në muaj dhe në fund të katërvjeça­rit tonë, 400 euro në muaj paga minimale për të gjithë”, vijoi Basha.

MERITOKRAC­IA Më pas, kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një takim me gra profesioni­ste ku dëgjoi shqetësime­t e kategorisë së shtresës së mesme. Pedagogia Belina Buzini e vuri theksin te mungesa e meritokrac­isë. Sipas saj, edhe në sektorin e pedagogjis­ë ka një kast të privilegju­arish që kanë zaptuar çdo hapësirë. “Gjithsecil­i prej nesh ka nevojë që të ndiejë këtë lloj besimi, që ne të rikthejmë edhe njëherë besimin te vlerat e meritokrac­isë. Unë jam vetë një produkt i këtij sistemi. Dhe gradualish­t po shohim që është krijuar një lloj kaste, një lloj klubi ekskluziv që edhe në botën akademike janë ata të privilegju­arit ata që kanë një mbështetje dhe tani bota jonë e vogël po shkon drejt atyre dhe të tjerët e kanë gjithmonë e më të vështirë të depërtojnë. Edhe terreni duhet të hapet dhe ka shumë rëndësi, pra, kjo pjesë që ne gjithkund ta shohim mundësinë që të prishë sistemin dhe të fillojë rotacioni mendoj”, tha Belina Budini. Ndërsa gazetarja, Fatma Haxhialiu, bëri thirrje për votim masiv në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas saj kemi të bëjmë me një Kryeminist­ër arrogant dhe bullizues. Ndërkohë, pasi dëgjoi shqetësimi­n e zonjave, kreu i PD-së tha se pas 25 prillit modeli që do të sjell ai nuk do të jetë përqendrim­i i çdo pushteti tek ai, por do të forcojë figurën e individit të gjithsecil­it. “Modeli i atij që ka qeverisur tetë vite, është modeli ‘Unë mbi gjithçka dhe pas meje kiameti’, ndërsa modeli që ne duam të sjellim, modeli që unë dua të sjell, është modeli i individit të fortë. Momenti që ne sjellim individin e fortë, momenti që ne shtrijmë sinorët e shtresës së mesme, rrisim pavarësinë e mendimit, duke nisur sigurisht nga popullsia e mesme dhe e pasur urbane, profesioni­stët pra, te sipërmarrë­sit, por edhe kudo tjetër, edhe te fermeri”, tha kryedemokr­ati Basha.

REFORMA TERRITORIA­LE Më pas ai u ndal te reforma territoria­le, të cilën e konsideroi dështim. Ndërkohë që u zotua do bëj të mundur që kryetarët e njësive administra­tive të mos zgjidhen nga kryetarët e bashkive, por nga vetë qytetarët. “Ne do të kthejmë decentrali­zimin e vërtetë, ju banorët e Baldushkut, njësoj si banorët e Petrelës, Farkës, Bërzhitës, Kërrabës, Dajtit, të Ndroqit, të Vaqarit, të Kasharit, të Prezës, të Vorës, do të keni mundësinë të shpreheni me referendum për ndarjen e re territoria­le. Nuk do të jetë më kryetari i pushtetit vendor të Baldushkut te kali i Skënderbeu­t, por do jetë sa më afër jush. Do ta zgjidhni ju, do përgjigjet para jush dhe kështu ne do të realizojmë një standard europian, i cili thotë që pushteti duhet të jetë sa më afër qytetarit”, tha kryedemokr­ati Basha

 ??  ?? Basha me gratë profesioni­ste
Basha me gratë profesioni­ste

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania