Panorama (Albania)

“Po blejnë votat”, Bardhi depoziton padi në SPAK

Sekretari i PD: Mos kini asnjë iluzion se jeni të paprekshëm

- Gazment Bardhi

Drejtuesi politik i Partisë Demokratik­e në qarkun e Elbasanit Gazment Bardhi depozitoi dje në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it një padi penale kundër dhjetëra personave zyrtarë dhe mbështetës të Partisë Socialiste. Përmes një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithsh­ëm i PD-së u shpreh se padia e depozituar në SPAK ka fakte të mjaftueshm­e që vërtetojnë sipas tij, akuzën se personat e paditur në shkelje të ligjit po blejnë vota në favor të PS-së. “Gjatë javës së fundit, për shkak se kanë kuptuar braktisjen masive nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Elbasanit, pasi ia keni thënë në sy vendimin tuaj se në 25 prill do të votoni për ndryshimin, Taulant Balla ka ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identiteti­t dhe blerjen e votave. Jam sot në këtë komunikim me ju, për të njoftuar se pas evidentimi­t të të gjitha rasteve, kemi dorëzuar dosjen e plotë me të dhëna pranë SPAK-ut ndaj disa shtetasve për veprat penale ‘Grup i Strukturua­r Kriminal’, ‘Pengimi i subjekteve zgjedhore’, ‘Korrupsion­i aktiv në zgjedhje’, ‘Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumentev­e të identifiki­mit’ dhe ‘Shpërdorim­i i autoriteti­t policor’. Materialet e plota për këta shtetas dhe shumë të tjerë, në total 43 persona, janë dorëzuar në SPAK. Ne e nxisim organin e akuzës të veprojë më shpejtësi, t’i shërbejë ligjit dhe interesit publik, duke proceduar penalisht personat e përfshirë”, tha Gazment Bardhi. PARALAJMËR­IMI Në vijim drejtuesi politik i PD-së në qarkun Elbasanit paralajmër­oi të akuzuarit se do të përballen me drejtësinë pas zgjedhjeve të 25 prillit. “Nuk ka krim elektoral, sado në errësirë e në fshehtësi të kryhet, që të mos zbulohet dhe ndëshkohet. Cilido prej tyre do të përgjigjet. Duhet të keni parasysh, se ne do të ndërmarrim çdo nismë, çdo instrument ligjor, dhe do të nxisim dëshmitarë të drejtësisë që të bëhen pjesë e ndëshkimit shembullor të kujtdo që tenton të blejë qoftë edhe 1 votë të vetme. Mos kini asnjë iluzion se jeni të paprekshëm. Ata që mendojnë se janë të paprekshëm, do të shohin se pas 26 prillit do të humbin jo vetë privilegje­t e paligjshme, por edhe lirinë. Askush dhe asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, me shumicën e qytetarëve të ndershëm të Elbasanit. Keqbërësit, banditët, drejtorët, dhe servilët e Taulant Ballës, do të jenë me 26 prill në minorancë. Në Elbasan do të ketë drejtësi, do të ketë rend dhe ligji do të bjerë mbi këdo që e ka sfiduar deri tani dhe që po e sfidon edhe këto pak ditë që kanë ngelur deri në vendimin që do të marrin qytetarët. Pas 13 ditëve, Elbasani do t’i kthehet qetësisë, qytetarët do të kenë mundësi për punë e mirëqenie, pa pasur frikë nga asnjë bandit, apo pushtetar të lidhur me ta”, tha Bardhi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania