Panorama (Albania)

Meta: Demokracia nuk do bëhet kurban, nga njeriu me çrregullim­e

"Vlora ia ka bërë gjithmonë fora, Rama është kapur në flagrancë

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të lejojë përsëritje­n e “tërmetit” të Dibrës edhe në Vlorë.

Në një prononcim për mediat nga Pogradeci, kreu i shtetit u shpreh se në Vlorë jo vetëm që nuk do të ndodhë “tërmeti”, por ajo do të kthehet në qendrën e gravitetit të shpërthimi­t popullor ndaj kësaj qeverie, të cilën ai e quajti si “pushtuese”. Meta e konsideroi bisedën telefonike të Kryeminist­rit Edi Rama dhe drejtuesit politik të PS-së, Damian Gjiknuri, si një provokim mjaft të rëndë, përgjigjen e të cilit do ta marrë më 25 prill nga sheshi i “Flamurit”, madje duke e kapur Kryeminist­rin në flagrancë. “Nuk jam këtu për t’u marrë me njeriun që është certifikua­r për çrregullim­e. Vlora u provokua mjaft rëndë me një bisedë gjoja telefonike, me shaka pa kripë kur porositej njeriu që duhet të ishte në burg për shkak të manipulimi­t të votave në Dibër, që t’i bënte edhe një tërmet Vlorës. Për t’i bërë tërmetin Vlorës kanë gjetur një bandit si Afrim Qëndro që duhet të ishte në burg për çështjen e Astirit. Ai kontrollon gjithçka, kontrollon bashkinë dhe çdo tender me qëllim që të shtyp vlonjatët. Kjo gjë është e pamundur të ndodhë, sepse Vlora ia ka bërë gjithmonë fora. Zotëria në çdo rast të jetë i sigurt, se Vlora është e lënduar dhe ia ka bërë dhomën e psikiatris­ë gati Ramës. Ka persona për të trajtuar persona me probleme mendore, se ai është i certifikua­r. Përgjigjen do ta marrë te sheshi i “Flamurit” më 25 prill. Është kapur Edi Rama në flagrancë. Në 25 prill aty do të jemi. Vlora është qendra e gravitetit të shpërthimi­t dhe zemërimit popullor ndaj pushtuesev­e”, tha Meta. Duke u shprehur se kësaj qeveria i ka ikur mendja, kreu i shtetit theksoi se demokracia nuk do të bëhet kurban dhe zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit janë fundi i marrëzisë që do të sjellin edhe ndryshimin ku qeveritë që do vijnë nuk do t’u bëjnë presion e shtypin, por do kenë frikë nga populli. “Kjo qeveri ka ikur nga mendja, përpos të tjerave. Qeveritë që do vijnë do kenë frikë nga populli dhe askush nuk do cenoj interesat e qytetarëve dhe askush nuk mund t’i intimidojë ata e t’i zhbëjë me qytetarë nga Bangladesh­i, apo shtete të tjera. Data 25 prill do jetë triumfi i djemve dhe vajzave për të ardhmen e tyre dhe bashkëmosh­atarëve të tyre, për t’i kthyer nga jashtë vendit. Fundi i marrëzisë është 25 prilli, demokracia nuk do bëhet kurban”, tha Meta në Pogradec.

 ??  ?? Presidenti Meta, dje në Pogradec
Presidenti Meta, dje në Pogradec

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania