Panorama (Albania)

Nuk deklaron aktivitete­t, KQZ rihap hetim për Bashkinë e Vorës

-

Një muaj pasi urdhëroi Bashkinë e Vorës që të hap faqen zyrtare për të publikuar aktivitete­t sipas detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi dje të rihapë hetimin për Bashkinë e Vorës. Ky vendim erdhi pas kallëzimit të bërë nga LSI-ja pranë KQZ-së pak ditë më parë. “Sot (dje) Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të rihapë hetimin administra­tiv për shqyrtimin e denoncimit ndaj kryetarit të Bashkisë Vorë për moszbatimi­n e vendimit nr. 140 të KSHZ-së. Komisioner­i vendosi t’i kërkohet informacio­n Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacio­nit (AKSHI) brenda datës 14.04.2021, ora 10:00 lidhur me pretendime­t në shkesën e Bashkisë Vorë, të administru­ar sot nga KQZ”, njoftoi dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërkohë, vetëm një muaj më parë, KQZ-ja pasi shqyrtoi kallëzimin e mëparshëm të LSI-së urdhëroi Bashkinë e Vorës që të plotësojë detyrimet e Kodit Zgjedhor. Sipas denoncimit të datës 11.02.2021, protokollu­ar me shkresën 1185 prot., datë 15.02.2021 pranë KQZ-së, të kallëzuesi­t LSI, pretendohe­t se: “Nga verifikimi i faqes zyrtare të Bashkisë Vorë, rezulton se kjo Bashki nuk ka një të tillë. Referuar parashikim­eve në nenin 79, pika 1 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar dhe në nenin 7 pika 1 shkronja ‘c’ të Vendimit nr.9/2020 i Komisionit Rregullato­r në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Bashkitë duhet të përmbushin detyrimin për hapjen e faqes zyrtare me qëllim publikimin e detyrueshë­m të parashikim­eve të dispozitav­e të sipërcitua­ra. Në këto kushte, kërkohet ndërmarrja e hapave konkrete me qëllim që Bashkia Vorë të plotësojë këtë detyrim ligjor”, thuhej në vendimin e Komisioner­it të datës 15 mars.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania