Panorama (Albania)

Dokumenti, vaksinat nuk i kërkuam, na i sollën vetë turqit

Zbardhet akti normativ. Oferta turke, në të njëjtën ditë me dhënien e autorizimi­t për përdorimin e “Coronavac” në vend

-

E habitshme, por me lypsarin më të mirë në botë, Shqipërisë nuk iu desh të bënte asnjë kilometër rrugë për të siguruar kontratën me më shumë se një milion doza vaksine “Coronavac”.

Në të njëjtën ditë kur paria ndryshoi qasje ndaj vaksinave lindore, ka ardhur oferta e parë për të dyndur vendin me vaksina kineze. Dhe jo nga Republika Popullore e Kinës, por nga një kompani turke. Aktet normative që i dhanë dritën jeshile vaksinës së “Sinovac”, që kanë mbërritur dje në Kuvend, citojnë fjalë për fjalë se nuk ishim ne ata që shprehëm interesin për to, por na i sollën. “Këshilli i Ministrave, me aktin normativ nr. 6, datë 10.03.2021, ka mundësua dhënien e autorizimi­t ministrit të Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të shtetit për Rindërtimi­n, për zhvillimin e negociatav­e me prodhuesit, me distributo­rë të autorizuar, me qeveritë... për të siguruar këto vaksina që janë të certifikua­ra nga trupa certifikue­se në vendin e prodhimit të tyre. Në datën 10.03.2021, Ministria e Shëndetësi­së ka marrë një letër ku shprehej interesi nga kompania turke ‘Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret’ A. S. për të furnizuar Republikën e Shqipërisë me doza vaksine ‘Coronavac’, të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”. Qeveria nuk ka pritur gjatë për të shfrytëzua­r atë që e cilëson “mundësi të volitshme” dhe i ka kthyer përgjigje pozitive interesit të kompanisë turke, edhe pasi e mësoi që “Coronavac” as i kishte përfunduar të tria fazat e provave klinike. Duke i besuar verbërisht fjalës së turqve, Kryeminist­ri Edi Rama mori udhën për në Stamboll për të nënshkruar marrëveshj­en me një milion dozat, 192 mijë nga të cilat mbërritën bashkë me të në Rinas. SI U BINDËN KOMITETET Në tetë faqet e aktit normativ, veç të tjerash, shpalosen gjithë orvatjet e komitetet për të marrë informacio­n shtesë mbi efikasitet­in dhe sigurinë që ofron “Coronavac”, por “topi” pasohet nga njëri te tjetri, pa dhënë një përgjigje shteruese. Komiteti i Ekspertëve për imunizimin është mjaftuar me përvojën e shteteve të tjera që e kanë administru­ar përpara nesh dhe që dy fazat e para klinike janë publikuar në revistën shkencore “Lancet” në 17 nëntor 2020, por pa dhënë asnjë detaj mbi të dhënat.

Komiteti i përkohshëm për infeksioni­n e përhapur nga koronaviru­si ka dhënë “OK” në parim, pa kërkuar asnjë informacio­n shtesë, ndonëse vaksinat e prodhuara në Kinë apo Rusi kanë aprovimin vetëm nga trupat certifikue­se të vendeve të tyre.

Më kërkues e njëherësh profesiona­lë është shprehur Komiteti i Etikës, i cili gjykon domosdoshm­ërinë e vaksinave të lejuara nga rregullato­rët europianë e amerikanë të barnave si dhe vendeve të tjera prodhuese, por me kushtin që aplikimi në masë të shoqërohet me një “informcons­ent” ku të sqarohen efektet pozitive dhe ato anësore. Gjë që nuk është parë deri më tani.

“VAKSINA E PRANUESHME” Ministria e Shëndetësi­së është siguruar gjithashtu të marrë përvojën e vendeve që e kishin administru­ar “Coronavac” me kohë. Jo rastësisht është pyetur Turqia, e cila jo vetëm që e administro­n vetë, por është ofruar e gatshme ta sjellë edhe në Shqipëri. Vaksina kineze është autorizuar në shtetin turk përmes një lejeje emergjente e quajtur “EUA”, që është dhënë për vaksina, efikasitet­i, siguria dhe cilësia e të cilave nuk janë siguruar ende. Studimet që vetë Turqia i ka bërë e shpallin atë “të pranueshme”. “Si rezultat i vlerësimev­e shkencore dhe analizave të kryera në laboratorë­t e analizës dhe kontrollit të Agjencisë turke të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, vaksina ishte e pranueshme për t’i dhënë autorizimi­n e përdorimit urgjent”, citohet në dokument. Duke shtënë në dorë një vaksinë që nuk ka përfunduar të gjitha fazat e provave klinike, Ministria turke e Shëndetësi­së ka kryer vetë analiza mbi efikasitet­in e vaksinës, e cila çuditërish­t është mbi atë të raportuar në media. Jo 83.5% efektive, por 91.25%. Më shumë se dhjetë milionë persona në të gjithë vendin, përfshirë dhe punonjësit shëndetëso­rë kanë marrë deri më tani dozat e vaksinës kineze.

 ??  ?? Faksimile e aktit normativ për blerjen e vaksinave kineze
Faksimile e aktit normativ për blerjen e vaksinave kineze

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania