Panorama (Albania)

Përplasje me thika në Gjirokastë­r, vdes në spital 51-vjeçari

-

GJIROKASTE­R - Një sherr banal me sy personash ka sjellë vdekjen e një 51-vjeçari në Gjirokastë­r. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës së 12 prillit, në qendër të Qafës së Pazarit në Gjirokastë­r. Sipas të dhënave zyrtare, sherri ka ndodhur rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastë­r. Ilirjan Ruca ka mbetur i plagosur pas një sherri me shtetasin Afrim Nezifi, 57 vjeç. Ai është transportu­ar në spitalin rajonal “Omer Nishani” në gjendje të rëndë, ku vetëm një orë më pas ka humbur jetën. Burime nga Spitali i Gjirokastr­ës poDIBER huan se viktima, baba i dy fëmijëve, ishte plagosur me thikë në bark. Mjeti prerës kishte prekur organet jetike duke dëmtuar rëndë shpretkën dhe mëlçinë. Menjëherë pas mbërritjes në spital në gjendje të rënduar, ai është nisur për ekzaminime në repartin e imazherisë ku ka pësuar vdekje klinike. Vetëm pak minuta pasi është transportu­ar për në reanimacio­n, Ruco ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes që shkaktuan vdekjen e një personi, por burime pohojnë për gazetën “Panorama” se ka qenë një sherr i momentit mes dy personave, që më pas ka degjenerua­r në sulm me armë të ftohta, duke bërë që Nazifi të merrte thikën dhe të qëllonte 51-vjeçarin. Të afërm të viktimës tregojnë se dy personat ishin fqinj me njëri – tjetrin, por në dijeninë e të afërmve nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Sipas tyre, Ruca, pronar i një lokali në lagjen

“18 shtatori”, ishte nisur për në berberhane, në lagjen e sipërme të qytetit. Burimet thanë se, autori i ngjarjes, Afrim Nazifi, ka thënë se e qëlloi viktimën, pasi ky i fundit e ofendoi. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasin Afrim Nazifi, 57 vjeç, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 13:10, në lagjen ‘Pazari i Vjetër’, Gjirokastë­r, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastë­r, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., i cili u transportu­a për në Spitalin Rajonal Gjirokastë­r, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarj­e shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariat­it të Policisë Gjirokastë­r, për të vijuar me procedurat e mëtejshme”, tha Policia. b.m

 ??  ?? Vendi i ngjarjes në Gjirokastë­r
Vendi i ngjarjes në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania