Panorama (Albania)

Masakroi me thikë vjehrrën, nusja refuzon të flasë në Polici

-

– Miranda Markja, 44-vjeçarja e arrestuar si e dyshuar për vrasjen e vjehrrës së saj, pasditen e së shtunës në fshatin Burim të Maqellarës, në Dibër, ka refuzuar të flasë në Polici. Ndërsa familjarët e saj, që kanë dëshmuar për grupin hetimor, kanë treguar se ajo vuan nga probleme psikologji­ke. Sipas Policisë lokale, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së diel, ndërkohë që të afërmit e viktimës kanë deklaruar se 74-vjeçarja është masakruar pasditen e së shtunës dhe se ngjarja është raportuar në Polici me shumë orë vonesë. Po ashtu, mësohet se 44-vjeçarja që shkaktoi tragjedinë kishte probleme psikologji­ke dhe se në momentin e krimit dy gratë ishin të vetme në shtëpi. Në momentin që Komisariat­i i Policisë është informuar për krimin brenda familjes, ka dërguar në Maqellarë efektivët, të cilët kanë kryer arrestimin e Miranda Markjas, e akuzuar për “vrasje me dashje”. Po ashtu pranë banesës, efektivët e Rendit gjetën dhe sekuestrua­n thikën, me të cilën nusja vrau vjehrrën. Burimet shtojnë se gjashtë orë pas ekzekutimi­t të vjehrrës nusja i ka telefonuar bashkëshor­tit, i cili shiste në tregun e qytetit, duke e njoftuar për ngjarjen e ndodhur. Djali i Nazmie Markjas sapo ka marrë lajmin është kthyer me urgjencë në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të pajetës. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas ngjarjes. Shënim: Fotografia e publikuar në numrin e datës 12.04.2021 në gazetën panorama është lapsus, pasi shtetasja në atë fotografi nuk është Miranda Markja, e arrestuar për vrasjen e vjehrrës, por një shtetase tjetër që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, së cilës i kërkojmë ndjesë.

 ??  ?? Viktima, Nazmie Markja
Viktima, Nazmie Markja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania