Panorama (Albania)

Në “Arrest shtëpie”, i vendosin tritol në banesë

Shpërthimi në shtëpinë e Artan Xhelilajt, në Orikum të Vlorës

-

VLORE – Një shpërthim eksplozivi tronditi qytezën e Orikumit pasditen e djeshme. Fatmirësis­ht nga ngjarja pati vetëm dëme materiale. Personi që iu vendos lënda plasëse në derën e shtëpisë ishte Artan Xhelilaj. Shpërthimi ndodhi në derën e apartament­it në katin e pestë ku banon Xhelilaj, në Orikum të Vlorës. Burime nga Policia thanë se 54vjeçari është në arrest shtëpie, pasi akuzohet për shpërndarj­e droge. Ai u kap në korrik të vitit të kaluar në zonën e Llogorasë me disa doza kokainë. Në momentin e operacioni­t, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë i gjetën kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronik­e, 2000 euro dhe 300 mijë lekë, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga aktiviteti kriminal. Por, Gjykata e Vlorës e kishte lënë në arrest shtëpie.

Në momentin e shpërthimi­t të eksplozivi­t, Xheliaj ishte brenda në banesë. Lënda plasëse duket se ka qenë një mesazh i qartë kundër Xhelilajt që të mos flasë, në të kundërt mund ta pësojë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët, por deri tani nuk raportohet për asnjë të arrestuar. Shpresa e grupit hetimor është te dëshmia e objektivit dhe kamerat e sigurisë që mund të kenë kapur lëvizjet e autorëve. “Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit”, tha zyrtarisht Policia. Shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e pallatit, të cilët kanë njohur menjëherë Policinë, ndërkohë që pronari i banesës nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes. Ndërkohë, blutë e Vlorës po marrin në pyetje pronarin e shtëpisë, i cili ka dhënë disa emra mbi autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe një nga emrat që ka dhënë shënjestra. e.n

 ??  ?? Pallati ku ndodhi shpërthimi në Orikum
Pallati ku ndodhi shpërthimi në Orikum
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania